Origjina dhe trualli historik i Ilirėve
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Origjina dhe trualli historik i Ilirėve

Burimet historike dėshmojnė se nė epokėn e hekurit territori i Shqipėrisė banohej nga ilirėt, njė nga popullsitė e mėdha tė Evropės sė atėhershme, qė shtrihej nė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik.

Burimet historike dėshmojnė se nė epokėn e hekurit territori i Shqipėrisė banohej nga ilirėt, njė nga popullsitė e mėdha tė Evropės sė atėhershme, qė shtrihej nė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik.
Burimet historike dėshmojnė se nė epokėn e hekurit territori i Shqipėrisė banohej nga ilirėt, njė nga popullsitė e mėdha tė Evropės sė atėhershme, qė shtrihej nė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/05/2017 19:24

Teoritė rreth origjinės

Problemi i prejardhjes dhe i rrugės sė formimit tė trungut etnik ilir me veēoritė e tij gjuhėsore e kulturore, ka pėrbėrė njė nga synimet mė kryesore tė ilirologjisė. Rreth tij janė shfaqur pikėpamje tė ndryshme, tė cilat ndriēojnė nė mėnyrė tė mjaftueshme gjithė kėtė proces tė ndėrlikuar etnogjenetik. Kėrkimet komplekse arkeologjike, gjuhėsore dhe historike tė kohėve tė fundit e kanė vendosur atė mbi njė bazė mė tė shėndoshė dhe e kanė futur nė njė rrugė mė tė drejtė zgjidhjeje.

Sado tė ndryshme qė mund tė paraqiten nga forma teoritė mbi prejardhjen e ilirėve, nė pėrmbajtje ato shprehin vetėm dy pikėpamje, njėra nga tė cilat i quan ilirėt si tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ndėrsa tjetra si popullsi autoktone tė formuar nė truallin historik tė Ilirisė. Midis teorive qė i quajnė ilirėt tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ka mospėrputhje si pėrsa i takon vendit nga vijnė, ashtu edhe kohės sė ardhjes sė tyre. Disa e lidhin pėrhapjen e tyre me kulturėn e Halshtatit, tė tjerė me kulturėn e Fushave me Urna, apo me kulturėn Luzhice. Sipas tyre, nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė dytė p.e.sonė ilirėt morėn pjesė nė lėvizjet e popujve qė njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, nė fillim tė epokės sė hekurit, u ngulėn nė Gadishullin Ballkanik nė trojet e tyre historike. Pikėpamje mė e re ėshtė ajo qė e konsideron kulturėn ilire si njė dukuri tė formuar historikisht nė vetė truallin ilir nė bazė tė njė procesi tė gjatė dhe tė pandėrprerė tė saj gjatė gjithė epokės sė bronzit dhe fillimit tė asaj tė hekurit. Kjo tezė e zhvillimit tė pandėrprerė tė kulturės, qė jep mundėsi tė flitet edhe pėr njė zhvillim tė pandėrprerė etnik, gjen prova tė shumta nė territorin historik tė ilirėve, sidomos me zbulimet e bėra nė truallin e Shqipėrisė nė vendbanimin e Maliqit dhe nė varrezat tumulare tė Pazhokut, tė Vajzės, tė Matit etj., kurse jashtė vendit tonė nė varrezat tumulare tė pllajės sė Glasinacit (Bosnjė) e gjetkė.

Pėrballė kėtyre zbulimeve bėhet fare e paqėndrueshme teza qė e lidh etnogjenezėn e ilirėve me kulturėn e Halshtatit apo me bartėsit e kulturės sė fushave me urna. Trualli i kėsaj kulture tė fundit nuk mund tė lidhet kurrsesi etnikisht me ilirėt. Duke krahasuar truallin e kulturės sė fushave me urna me atė tė kulturės sė mirėfilltė ilire Mat-Glasinac nė rajonin qendror tė Ilirisė, vihen re ndryshime thelbėsore si nė kulturėn materiale nė qeramikė, nė objektet metalike etj., ashtu edhe nė atė shpirtėrore, qė ka njė rėndėsi tė veēantė nė pėrcaktimin etnik tė njė popullsie. Trualli i Panonisė ndjek mėnyrėn e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj nė vazo tė veēanta (urna), ndėrsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin nė tuma e kryesisht me vendosje kufome. Kėto ndryshime nė kulturė i veēojnė panonėt edhe si njė grup etnik mė vete qė dallohet nga ai i ilirėve. Pėrveē kėsaj tė dhėnat arkeologjike kanė treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk e pėrfshinė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik dhe si pasojė nuk shpunė nė ndryshime dhe zhvendosje tė theksuara tė ilirėve. Kjo shihet qartė sidomos nė territorin e vendit tonė, ku materialet arkeologjike tė kėsaj kohe, flasin jo pėr ndėrprerje nė zhvillimin autokton tė kulturės, por pėr njė vazhdimėsi tė saj qė nga epoka e hershme e bronzit, pavarėsisht se disa shfaqje tė reja nė prodhimin metalurgjik, tė shek. XI-IX p.e.sonė, mund tė lidhen me ndikimet kulturore tė ardhura pėrmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandėrprerė kulturor nė vendin tonė shfaqet akoma mė mirė nė qeramikė, e cila ėshtė njė tregues i rėndėsishėm nė pėrcaktimin etnik dhe kulturor tė bartėsve tė saj.

Qeramika e kėsaj kohe zhvillohet nė tėrė truallin ilir mbi bazėn e poēerisė mė tė hershme tė epokės sė bronzit, pa pasur ndonjė ndryshim nė kohėn e kalimit nga epoka e bronzit nė atė tė hekurit, dhe duke e ruajtur kėtė traditė autoktone tė paktėn deri nė shek. VI p.e.sonė, kur historikisht dihet se kėto krahina banoheshin nga bashkėsi tė qėndrueshme fisnore ilire. Tė gjitha kėto tė dhėna arkeologjike tė grumbulluara nė pesėdhjetė vjetėt e fundit, nė territorin e Shqipėrisė sė bashku tregojnė se etnogjeneza ilire nuk duhet parė kurrsesi nė lidhje me ardhjen e njė popullsie nga veriu i Ballkanit, por si njė proces historik shumė i gjatė dhe i ndėrlikuar autokton. Ky proces fillon shumė kohė pėrpara kėtyre dyndjeve (dorike, egjeane a panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe tė periudhės kalimtare nga neoliti nė epokėn e bronzit, qė pėrfshin treva tė gjera tė Evropės dhe tė Azisė, duke sjellė me vete ndryshime tė dukshme etnike nė Evropėn neolitike. Kjo dyndje e cilėsuar indo-evropiane, qė ndodhi nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė tretė, u krye nga grupe tė ndryshme popullsish baritore tė ardhura nga stepat e Lindjes. Ėshtė provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bė menjėherė, por valė-valė dhe se krahinat perėndimore tė Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipėrisė u prekėn prej saj mė vonė se sa ato lindore.

Gjatė kėsaj dyndjeje grupe tė ndryshme kulturore tė Evropės u zhdukėn pa lėnė gjurmė, tė tjera u pėrzien me popullsitė migratore, tė cilat u imponuan me kėtė rast vendasve gjuhėn, kulturėn, nė njė farė mase edhe zakonet e veta. Kėshtu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike tė Vinēes, tė Butmirit, tė Lisiēi-Hvarit nė territorin e Jugosllavisė, tė cilat qenė zėvendėsuar me kulturat e reja Kostalace, Vuēedole etj.; e njėjta gjė ndodhi edhe me kulturėn neolitike tė Maliqit, e cila qe zėvendėsuar nga njė kulturė mė e ulėt e karakterizuar me qeramikėn e saj trashanike, qė i atribuohet pikėrisht kėsaj dyndjeje. Nė procesin e shtjellimit tė kėtyre ngjarjeve dhe tė pėrzierjeve etnike dhe kulturore tė popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane tė hershme, me ardhėsit e rinj indoevropianė tė stepave u formua edhe baza mbi tė cilėn nisėn tė zhvillohen nė kushte tė veēanta edhe proceset etnogjenetike tė popullsive tė vjetra historike tė Ballkanit Perėndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik tė trungut etnik ilir me tipare tė pėrbashkėta kulturore, tė dallueshme prej bashkėsive tė tjera fqinje jo ilire.

Nė kėtė proces, i cili u zhvillua gjatė gjithė mijėvjeēarit tė dytė p.e.sonė, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm. Nė qoftė se nė periudhėn e hershme tė epokės sė bronzit, kultura e krahinave ballkano-perėndimore, ishte shumė larg pėr ti dhėnė asaj karakter tė pėrcaktuar ilir, tė dallueshėm prej atyre tė territoreve tė tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bėhet gjithnjė mė i theksuar nė periudhėn e mesme e sidomos nė atė tė fundit tė epokės sė bronzit. Nė rrugėn e kėtij zhvillimi tė brendshėm krahinat jugore tė kėsaj treve ishin tė kthyera mė tepėr me fytyrė drejt jugut, nga bota e pėrparuar e Egjeut, me tė cilėn qenė nė marrėdhėnie tė ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, pėrkundrazi, shfaq prirje drejt Evropės Qendrore, por me lidhje mė tė dobėta me tė. Kėto lidhje ndikuan sadopak nė formimin dhe nė diferencimin nė fund tė bronzit e nė fillim tė hekurit tė dy grupeve tė mėdha kulturore ilire, atij jugor dhe verior.

Kėshtu duke zėnė fill nė kapėrcyell tė epokės sė bronzit, procesi i formimit tė etnosit ilir pėrshkon nė mijėvjeēarin e dytė rrugėn e gjatė tė diferencimit nga masa e pasigurt etnike qė u formua pas shkatėrrimit tė botės neolitike dhe pėrfundon nga fundi i kėtij mijėvjeēari. Si e tillė, kjo epokė krijon nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit atė substrat etno-kulturor, mbi bazėn e tė cilit formohet mė vonė etnosi dhe kultura ilire. Bartėsit e kėtij substrati mund tė identifikohen me atė popullsi parailire, qė nė burimet historike njihet si pellazge. Pavarėsisht nga kjo hipotezė pėr parailirėt, thelbėsor ėshtė fakti se nė fund tė epokės sė bronzit, nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit ishte formuar njė bashkėsi e gjerė kulturore dhe etnike, e cila nė epokėn e hekurit nė bazė tė zhvillimit tė brendshėm ekonomiko-shoqėror, do tė vazhdonte tė zhvillonte mė tej kulturėn e vet duke i dhėnė asaj njė fytyrė gjithnjė mė tė pėrcaktuar etnike. Kjo ėshtė dhe periudha e formimit tė plotė tė bashkėsisė sė madhe ilire dhe tė grupeve tė veēanta etnokulturore, ashtu siē pėrmenden tek autorėt mė tė hershėm antikė.

Trualli historik i ilirėve

Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatė historisė sė vet njė kuptim disi tė ndryshėm gjeografiko-historik. Me emrin ilir nė fillim njiheshin vetėm krahinat jugore tė ilirėve. Kėtu banonin sipas burimeve mė tė vona letrare edhe ilirėt e mirėfilltė, siē i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emėr u shtri gradualisht prej grekėve edhe nė vise tė tjera tė njohura mė vonė prej tyre, popullsitė e tė cilave, pavarėsisht nga veēoritė e zhvillimit tė tyre lokal, paraqitnin elemente tė njė trungu tė pėrbashkėt etno-kulturor. Nė kohėn e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonė), emri ilir shtrihej mbi njė territor mjaft tė gjerė, i cili arrinte nė lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravė. Njė shekull mė vonė, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emėrtim do tė pėrfshinte territore akoma mė tė gjera nė veriperėndim tė Ballkanit. Sipas tij ilirėt shtriheshin pėrgjatė Adriatikut duke filluar qė nga liburnėt nė veri e deri tek kufijtė e Kaonisė nė jug.

Pėrhapjen mė tė madhe dhe pėrfundimtare tė emrit dhe tė territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisė, i cili duke pėrmbledhur gjithė sa ishte thėnė pėrpara tij mbi topografinė e ilirėve, shkruante: grekėrit quanin ilirė ata qė banonin mbi Maqedoninė dhe Trakinė, qė nga kaonėt dhe thesprotėt deri tek lumi Istėr. Dhe kjo ėshtė gjatėsia e vendit, ndėrsa gjerėsia prej maqedonėve dhe thrakėve malorė tek paionėt deri nė Jon dhe nė rrėzė tė Alpeve.

Nga studimet mė tė reja tė mbėshtetura jo vetėm nė burimet e shkruara historike, por edhe nė tė dhėnat arkeologjike si dhe nė ato gjuhėsore, rezulton se trualli historik i ilirėve pėrfshinte tėrė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, qė nga rrjedhja e lumenjve Moravė e Vardar nė lindje, e deri nė brigjet e Adriatikut e detit Jon nė perėndim, qė nga lumi Savė nė veri, e deri tek gjiri i Ambrakisė nė jug, pra deri nė kufijtė e Helladės sė vjetėr.

Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhėsore dėshmojnė pėr praninė e ilirėve edhe jashtė trevės historike tė tyre. Grupe tė tėra ilirėsh, midis tyre dhe mesapėt dhe japigėt u vendosėn nė Itali gjatė bregut tė Adriatikut dhe nė krahinat jugore tė saj. Nė Azi tė Vogėl u shpėrngulėn grupe popullsish dardane, paione, tė cilat do tė pėrmenden edhe nė eposin homerik si pjesėmarrės, pėrkrah trojanėve nė luftėn e tyre kundėr grekėve. Prania e elementit etnik ilir ėshtė vėrtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe nė rajonet veriore tė Maqedonisė e tė Greqisė, si nė Akarnani e nė Etoli.

Tė gjitha kėto lėvizje grupesh etnike ilire pėrtej trevės historike tė tyre ndodhėn, siē mund tė provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatė dyndjes sė madhe panono-ballkanike, e cila siē dihet fillon tė vėrshojė nė drejtim tė jugut qė nė fund tė shek. XIII-XII p.e.sonė. Meqenėse fatet e tyre historike, nė trojet e reja ku ato u vendosėn, janė thuajse krejt tė ndara nga bota e mirėfilltė ilire-ballkanike, kėto grupe tė emigruara nuk do tė pėrfshihen nė shqyrtimin e mėtejshėm tė historisė ilire.

Topografia e fiseve mė tė rėndėsishme ilire

Nė shekujt e parė tė mijėvjeēarit tė fundit para erės sonė ishin formuar tanimė bashkėsitė fisnore ilire dhe nė pėrgjithėsi ata kishin zėnė vend nė trojet e tyre historike. Ndėr fiset mė tė hershme ilire qė luajtėn dhe njė rol ku mė shumė e ku mė pak tė rėndėsishėm nė ngjarjet historike tė mėvonshme, pėr tu pėrmendur janė: thesprotėt, tė cilėt zinin ultėsirėn bregdetare qė nga gjiri i Ambrakisė e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), nė veri tė tyre vinin kaonėt, vendbanimet e tė cilėve arrinin deri tek malet e Llogarasė dhe gryka e lumit Drinos. Molosėt banonin nė pllajėn pjellore tė Janinės.

Gjatė luginės sė Vjosės nė tė majtė banonin amantėt, ndėrsa nė tė djathtė bylinėt, kurse nė rrjedhjen e sipėrme tė Vjosės banonin parauejtė. Nė lindje tė bylinėve shtrihej territori i atintanėve. Taulantėt shtriheshin nė zonėn bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe nė veri tė tij, pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut tė Mesėm, fisi i ardianėve.

Nė viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme ilire: paionėt nė luginėn e mesme tė Vardarit, dhe dardanėt qė banonin nė rrafshin e Kosovės, tė cilėt shtriheshin nė veri nė tokat midis degėve jugore e perėndimore tė Moravės deri aty ku kėto bashkohen pėr tė formuar Moravėn e Madhe.

Midis fiseve tė hershme tė Ballkanit Veriperėndimor ndėr mė tė fuqishmit ishin liburnėt, tė cilėt banonin nė bregdet dhe nė ishujt deri tek lumi Krka, nė jug tė tyre vinin dalmatėt, kurse nė viset e Bosnjės sė brendshme, autariatėt. Pėrveē kėtyre fiseve, nė territorin e gjerė tė Ilirisė do tė shfaqen mė vonė, nė rrethana krejt tė reja historike e politike, edhe njė numėr i madh bashkėsish tė tjera ilire, midis tė cilave edhe bashkėsi tė tilla qė do tė kenė njė peshė tė madhe nė zhvillimin e ngjarjeve politike tė shtetit ilir, si enkelejtė, dasaretėt etj..

Pėrhapja e fiseve mė tė rėndėsishme e tė hershme ilire dėshmohet nė burimet e autorėve antikė, tė cilat nė mjaft raste janė, megjithatė, tė fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht nė pėrcaktimin e topografisė sė fiseve ilire ka edhe raste tė diskutueshme.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
"AOW?

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė