Gjendja ekonomiko-shoqėrore e Ilirėve.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Gjendja ekonomiko-shoqėrore e Ilirėve.

Burimet e shek. V p.e.sonė dėshmojnė se vendbanimet e hapura fshatare tė kėtij lloji kanė qenė tipike jo vetėm pėr Ilirinė, por edhe pėr krahinat fqinje tė Maqedonisė nė lindje dhe tė Akarnanisė e Etolisė nė jug.

Zhvillimi i pronės private, qė ēoi nė thellimin e diferencimit social, u bė burim konfliktesh nė shoqėrinė ilire tė shek. VIII-V p.e.sonė.
Zhvillimi i pronės private, qė ēoi nė thellimin e diferencimit social, u bė burim konfliktesh nė shoqėrinė ilire tė shek. VIII-V p.e.sonė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/05/2017 19:05

Vendbanimet

Ilirėt e kohės sė hekurit jetonin nė fshatra dhe nė vendbanime tė fortifikuara. Tė parėt nuk njihen dhe aq mirė pėr arsye se nuk janė gjurmuar nė mėnyrė tė mjaftueshme. Nė burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kėsaj periudhe, nė fiset mė jugore ilire, nėpėrmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotė se kaonėt, thesprotėt dhe molosėt banonin nė fshatra. Ky njoftim i shkurtėr, qė me sa duket i referohet njė burimi mė tė hershėm, nuk ndihmon shumė pėr tė krijuar njė ide tė qartė mbi karakterin e kėtyre vendbanimeve.

Me sa mund tė gjykohet nga tė dhėnat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire tė kėsaj kohe formoheshin nga grupe shtėpish tė grumbulluara sipas njėsive shoqėrore qė pėrfaqėsonin, d.m.th. mbi bazėn e njė familjeje tė madhe patriarkale ose tė njė grupi familjesh tė tilla, qė i pėrkisnin njė vėllazėrie. Njė mendim tė tillė e sugjerojnė, tė paktėn pėr vendbanimet respektive tė tyre, nekropolet tumulare tė Matit, tė cilat pėrbėhen nga grupe tė vogla tumash, tė vendosura nė tarraca, nė luadhe e nė toka buke gjatė luginės sė lumit. Po kjo gjė pėrsėritet nė tumat e Kukėsit, ato tė pellgut tė Korēės, tė luginės sė Drinos e gjetkė. Edhe vendbanimet fshatare tė gjurmuara nė luginėn e Vjosės japin tė njėjtėn tablo. Nė tė gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime tė vogla e tė shpėrndara pranė tokave bujqėsore.

Burimet e shek. V p.e.sonė dėshmojnė se vendbanimet e hapura fshatare tė kėtij lloji kanė qenė tipike jo vetėm pėr Ilirinė, por edhe pėr krahinat fqinje tė Maqedonisė nė lindje dhe tė Akarnanisė e Etolisė nė jug.

Gjatė kohės sė hekurit vazhdojnė tė mbijetojnė edhe palafitet si vendbanime tė trashėguara nga epokat e mėparshme. Herodoti nė Historitė e tij pėrshkruan me shumė hollėsi njė vendbanim tė tillė buzė liqenit Prasaida tė Panonisė. Arkeologjikisht ato janė vėrtetuar gjithashtu nė fshatin Knetė tė Kukėsit dhe jashtė territorit shqiptar, nė Donja-Dolina e Ripaē tė Bosnjės dhe nė Otok afėr Sinjit nė Dalmaci.

Krahas vendbanimeve fshatare tė pambrojtura nė kohėn e hekurit pėrhapen gjerėsisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Tė njohura qė nga koha e bronzit tė vonė, ato evoluojnė dhe bėhen njė nga elementet mė karakteristike pėr epokėn e hekurit. Nė gjuhėn e popullit kėto vendbanime njihen me emrat qytezė, kala ose gradina.

Pėr Ilirinė e Jugut janė karakteristike qytezat apo kalatė e fortifikuara me mure gurėsh. Ato janė tė ngritura mbi kodra tė mbrojtura dhe me pozitė mbizotėruese e horizont tė gjerė shikimi. Kufijtė e vendbanimit i pėrcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytėzuar aftėsitė mbrojtėse tė tij dhe ndėrpritet aty ku mbrojtja nuk ėshtė e nevojshme. Muret ndėrtoheshin me gurė tė mėdhenj e mesatarė tė palatuar, formuar nga dy kėmisha anėsore dhe bėrthama e mesit qė mbushej me gurė tė vegjėl. Trashėsia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnė nė kėtė sistem tė hershėm fortifikimi kullat, kurse portat janė nė pėrgjithėsi tė vogla. Nė ndonjė rast ato janė pajisur me njė korridor qė ndihmonte mbrojtjen. Lartėsia e kėtyre mureve, e ruajtur deri nė ditėt tona arrin 2,503 m, por trashėsia e tyre tregon se kanė pasur njė ngritje tė madhe. Megjithatė duhet menduar se mbi kėtė nivel, fortifikimi do tė ketė qenė plotėsuar me gardhe hunjsh.

Madhėsitė e kėtyre vendbanimeve ndryshojnė nga njė rast nė tjetrin. Mė tė voglat kanė njė shtrirje prej 1-2 ha, kurse tė tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mėvonshme kanė bėrė qė brenda mureve rrethuese tė pėrfshihen sipėrfaqe mė tė gjera, siē ėshtė rasti i kalasė sė Trajanit (Korēė), i kalasė sė Lleshanit (Elbasan), i kalasė sė Karosit (Himarė), qė zėnė 15-20 ha. Nė kėto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e mė shumė radhė muresh.

Shumė tė pakta janė dijet pėr ndėrtimet e brendshme tė kėtyre vendbanimeve. Gjurmėt e ruajtura nė sipėrfaqe dėshmojnė se pėr ndėrtimin e banesave ėshtė pėrdorur gjerėsisht sistemi i tarracave, qė pėrcaktohej nga terreni i thyer i faqeve tė kodrave mbi tė cilat shtriheshin vendbanimet. Si lėndė pėr ndėrtimin e banesave ėshtė pėrdorur kryesisht druri e shumė mė pak guri.

Ndryshe nga territori i Ilirisė Jugore, nė krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, tė njohura me emrin gradina. Ato ndeshen me shumicė nė tokat e banuara nga dardanėt, si nė rrafshin e Glasinacit e gjetkė. I vetmi vendbanim i kėtij lloji nė Shqipėri ėshtė ai i zbuluar nė Shuec tė Bilishtit. Gradinat janė tė vendosura mbi kodra mbizotėruese. Ledhet mbrojtėse tė tyre formoheshin nga masa dheu apo gurėsh, qė arrinin 715 m gjerėsi. Sistemi i mbrojtjes plotėsohej me sa duket nga njė gardh hunjsh, qė ngrihej mbi ledhin dhe nė disa raste nga njė hendek qė rrethonte vendbanimin.

Vendbanimet e fortifikuara i gjejmė tė vendosura nė njė mjedis tė pasur me toka buke e kullota, qė formonin bazėn e ekonomisė sė tyre. Nė disa raste, siē tregojnė tė dhėnat arkeologjike, nė to zhvillohej edhe njė veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me tė cilat formonin sė bashku njėsi tė caktuara ekonomiko-shoqėrore.

Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, tė krahinave tė brendshme e veriore ilire, janė zakonisht mė tė vogla se vendbanimet e fortifikuara tė Ilirisė Jugore. Nė shumicėn e rasteve ato gjenden nė njė mjedis kullotash alpine, si nė Glasinac apo nė tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh tė vogla fisnore tė njė popullsie baritore.

Nė tė dyja rastet lindėn nė kėtė kohė edhe kryeqendra tė kėtyre vendbanimeve, qė dallohen nga tė tjerat prej madhėsisė dhe pozitės gjeografiko-ekonomike qendrore. Si tė tilla, me sa duket ato janė edhe qendra tė njė fisi tė madh ose tė njė bashkimi tė gjerė fisnor. Aty nga fundi i kohės sė hekurit (shek.VII-V p.e.sonė), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane.

Zhvillimi i bujqėsisė, i blegtorisė, i zejtarisė dhe i kėmbimeve

Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dėshmojnė se, gjatė kėsaj periudhe, ilirėt merreshin si dhe mė parė kryesisht me bujqėsi dhe me blegtori. Bujqėsia u zhvillua sidomos nė zonat fushore dhe nė pėrgjithėsi nė krahinat pjellore tė vendit. Ilirėt kultivonin nė kėtė kohė tė gjitha llojet e drithėrave. Jo rastėsisht, krahina tė veēanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, pėrmenden qė nė eposin homerik si vende frytdhėnėse dhe pjellore, d.m.th. tė pėrshtatshme pėr kulturat bujqėsore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonė, do ta cilėsojė gjithashtu si shumė pjellore fushėn e Helopisė, ndėrsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonė), nė Iliri kishte krahina qė prodhonin deri dy herė nė vit. Mė vonė Skymni, duke pėrsėritur nė vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire qė banonte nė viset e brendshme merrej me lėrimin e tokės.

Krahas bujqėsisė, nė Iliri, veēanėrisht nė zonat bregdetare tė saj dhe nė krahinat e ulėta kodrinore me klimė tė butė, qenė kultivuar dhe rrushi e ulliri. I ngrohtė dhe frytdhėnės ka qenė ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni nė veprėn e tij Gjeografia (shek. I e.sonė); ai ėshtė plot me ullishta dhe vreshta, vijon ky autor, pėrveē disa krahinave tė pakta ku toka ėshtė fare e ashpėr. Qė ilirėt merreshin me vreshtari, kėtė e dėshmojnė farėrat e rrushit tė zbuluara nė disa nga vendbanimet e kohės. Kushtet e pėrshtatshme tokėsore dhe klimatike ndihmuan jo mė pak edhe pėr kultivimin e perimeve, si tė bishtajės, tė bathės, tė bizeles, etj., si dhe tė kulturave frutore, si p.sh. tė mollės, tė dardhės, tė qershisė etj., tė gjitha kėto janė tė dėshmuara nga farėrat e gjetura gjatė gėrmimeve arkeologjike.

Ilirėt shfrytėzonin nė kėtė periudhė edhe bletėt, prej tė cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, Taulantėt e pėrdornin mjaltin edhe pėr tė bėrė njė lloj pijeje tė ngjashme me atė tė verės sė ėmbėl dhe tė fortė.

Tek Ilirėt ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje nė krahinat e brendshme malore ajo pėrbėnte bazėn kryesore tė ekonomisė sė tyre. Hesiodi duke e cilėsuar Helopinė si njė fushė shumė pjellore dhe me livadhe tė gjera, shton se ajo ėshtė e pasur me tufa delesh dhe me qé kėmbėharkuar, ndėrsa Pindari, do ta vlerėsonte, nė shek. V p.e.sonė, kėtė krahinė si ushqyese tė shkėlqyeshme tė gjedhit. Hekateu gjithashtu bėn fjalė pėr kullota tė pasura tė Adrias (krahinė bregdetare e Ilirisė), dhe pėr bagėtinė e saj me pjellshmėri tė lartė. Si te ky autor i hershėm, ashtu dhe tek tė tjerėt, qė pėrsėrisnin mė vonė kėto njoftime, ato shpesh paraqiten tė veshura me hollėsira fantastike. Por duke lėnė mėnjanė teprimet e tyre, kėto burime, sidoqoftė, flasin pėr njė blegtori tė zhvilluar tek Ilirėt.

Kujdesi qė tregonin Ilirėt pėr mbarėshtimin e bagėtisė vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit pėr kriporet e autariatėve dhe ardianėve. Konfliktet e shpeshta midis kėtyre dy fiseve pėr kėtė kripore, shprehin shqetėsimet e blegtorėve ilirė lidhur me kėtė produkt shumė tė vlefshėm pėr jetėn e gjėsė sė gjallė. Kripa, - thotė Aristoteli, - u duhet atyre pėr kafshėt, tė cilave ua japin dy herė nė vit, pėrndryshe shumica u ngordh.

Midis kafshėve shtėpiake mė tė parapėlqyera ishin qetė, delet, derrat, qentė etj., pėr tė cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetė materiali kockor i zbuluar dendur nė vendbanimet e ndryshme tė kėsaj periudhe. Ilirėt shquheshin edhe si rritės tė mirė tė kuajve. Kėta tė fundit ishin tė shpejtė nė vrapime dhe tė qėndrueshėm nė punė, siē na thonė burimet e mėvonshme.

Krahas blegtorisė, ilirėt merreshin edhe me gjueti, megjithėse kjo veprimtari nuk luante ndonjė rol aq tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike tė tyre. Tė pėrmendur ishin nė atė kohė qentė e gjahut tė Mollosisė, por akoma mė tė shquar ata qė ruanin kopetė e bagėtive. Kėta tė fundit sipas burimeve tė shkruara, ua kalonin qenve tė tjerė pėr trupin e tyre tė lartė dhe guximin e madh nė kacafytje me bisha tė egra. Skenat e gjuetisė sė ilirėve na janė pasqyruar edhe nė artin figurativ ilir tė kėsaj kohe. Pėr tu pėrmendur nė kėtė drejtim janė ato qė zbukurojnė vazot me fund tė ngushtė (situlat) prej bronzi tė zbuluara nė krahinat veriore tė Ilirisė. Nga kafshėt e egra mė tepėr ēmoheshin derri, dreri etj. Ky i fundit u jepte gjahtarėve ilirė jo vetėm mishin dhe lėkurėn, por edhe brirėt prej tė cilėve ata punonin vegla tė ndryshme dhe zbukurime. Tė tilla vegla ndeshen shpesh nėpėr vendbanimet ilire tė periudhės sė hekurit.

Deti, liqenet si dhe lumenjtė, qė e pėrshkonin Ilirinė nė drejtime tė ndryshme, u dhanė mundėsi banorėve pranė tyre tė merreshin qė herėt edhe me peshkim. Kėto burime ujore pėrmbanin sasi tė shumta peshku. Kėshtu, p.sh. ilirėt qė jetonin pranė liqenit Prasiada tė Peonisė, zinin, sipas Herodotit, shumė peshk.

Pėrparime tė dukshme vihen re edhe nė metalurgji. Kjo duket si nė intensifikimin e nxjerrjes sė mineraleve, ashtu dhe nė zgjerimin e madh tė prodhimit tė objekteve metalike. Nėpėr vendbanimet dhe nė varrezat ilire tė kėsaj kohe gjejmė sasira tė konsiderueshme armėsh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi, orendi tė ndryshme shtėpiake dhe njė mori tė madhe shumė tė larmishme stolish, tė cilat tregojnė pa dyshim pėr njė konsum tė madh tė lėndės sė parė minerare, sidomos tė bakrit dhe tė hekurit, me tė cilėt ishte i pasur territori i Ilirisė.

Nė shek. XI-IX p.e.sonė ilirėt nuk e zotėronin ende mirė mjeshtėrinė e pėrpunimit tė hekurit dhe nuk ėshtė aspak e rastit qė nė varret e kėsaj periudhe, objektet prej hekuri janė shfaqje tepėr tė rralla, ndėrsa ato prej bronzi, tė cilat nė shumė pikėpamje zhvillojnė mė tej traditėn e kohės sė bronzit, janė tė shumta.

Vetėm nė shek. VIII-VII p.e.sonė prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij tė plotė tek ilirėt. Ky metal e zėvendėson nė njė masė tė ndjeshme bronzin, nė prodhimin e armėve dhe tė veglave tė punės, tė cilat tani bėhen mė tė forta dhe mė me rendiment nė punimet e ndryshme bujqėsore dhe zejtare. Ky pėrmirėsim i veglave tė punės ēoi pėr pasojė edhe nė zgjerimin e mėtejshėm tė prodhimit tė shoqėrisė ilire tė kėsaj kohe.

Sendet metalike tė kėsaj faze tė zhvilluar tė epokės sė hekurit, tregojnė se sa pėrpara kishte shkuar teknika e punimit tė tij. Pėr kėtė dėshmojnė format e bukura dhe nganjėherė shumė tė pėrsosura tė armėve dhe sidomos tė stolive, tė cilat nėnkuptojnė dhe procese pune mjaft tė ndėrlikuara, si edhe vetė zbukurimi i pasur gjeometrik i kėtyre objekteve tė punuara me mjeshtėri dhe me njė radhitje simetrike tė motiveve. Kjo pasqyrohet mė nė fund edhe nė vetė trajtimin plastik tė figurave prej bronzi nė trajta njerėzish, kafshėsh e zogjsh.

Pėrpunimi i metaleve ishte pėrqendruar kryesisht nė qendrat metalurgjike tė Ilirisė. Tė tilla ishin nė vendin tonė, p.sh. zona e Mirditės dhe e Matit, ku janė pėrcaktuar edhe vendet e shkrirjes sė bakrit, si zona e Kukėsit, ajo e Korēės, e njohur pėr punimin e metaleve qė nė kohėn e bakrit dhe tė bronzit etj.

Prania e qendrave tė ndryshme pėr punimin e metaleve nė Iliri duket edhe nė vetė karakterin e diferencuar tipologjik tė prodhimeve tė kėtyre qendrave. Nė to prodhohej jo vetėm pėr tė plotėsuar nevojat e brendshme tė fisit ose tė njė krahine mė tė madhe, por edhe pėr tu pėrdorur si mall kėmbimi.

Pėrparime tė dukshme vihen re nė kėtė kohė edhe nė poēeri, e cila qėndron nga pikėpamja e teknikės, e formave dhe e trajtimit tė dekorit tė saj, mė lart se poēeria e epokės pararendėse tė bronzit. Duke filluar nga shek.VI p.e.sonė, mbase edhe pak mė parė, nė krahinat jugore tė Ilirisė, kalohet gradualisht nga punimi me dorė tė lirė i enėve prej balte, nė prodhimin e tyre me ēark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit (shek.VII). Njė pjesė e madhe e poēerisė vendore tė kohės arkaike e zbuluar nė varrezat tumulare tė Kuēit tė Zi tė Korēės, del e punuar me ēark. Njė dukuri e tillė vihet re edhe nė zonėn e Matit e tė Kukėsit. Futja e teknikės sė re nė prodhimin e enėve, bėri qė poēeria tė shndėrrohet nė njė degė tė veēantė zejtarie, me tė cilėn merreshin mjeshtra tė specializuar nė kėtė fushė tė prodhimit.

Zhvillimi i madh i degėve tė ndryshme tė prodhimit bujqėsor dhe zejtar, bėri qė tė zgjeroheshin nė kėtė kohė edhe mė tepėr marrėdhėniet ekonomike ndėrfisnore, si edhe midis popullsisė ilire dhe atyre tė vendeve fqinje ose mė tė largėta. Nė kėtė drejtim ndihmoi shumė dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit tė Ilirisė, e ndodhur midis botės mesdhetare dhe Evropės Qendrore, si edhe rrugėt e tij tė hapura tė komunikimit natyror, tokėsor dhe detar. Kėto marrėdhėnie pasqyrohen qartė nė prodhimet e ndryshme tė zejtarisė greke apo nė imitacionet lokale tė modeleve tė tyre, nė stolitė e tipave italikė ose nė qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Nga ana tjetėr, stolitė dhe armėt tipike ilire qė gjenden nė Traki, Maqedoni, Itali ose nė Greqi janė dėshmi tjetėr e gjallė e kėtyre lidhjeve reciproke tregtare qė ekzistonin midis ilirėve dhe vendeve tė tjera pėrreth. Njė zhvillim tė madh morėn veēanėrisht shkėmbimet tradicionale me Greqinė sidomos pas shek. VIII p.e.sonė, me themelimin e kolonive helene nė brigjet e Ilirisė.

Shtrirja e territorit tė Ilirisė gjatė brigjeve tė Adriatikut dhe tė Jonit krijonte mundėsinė pėr njė hov tė madh tė lundrimit. Nė fillim tė epokės sė hekurit ilirėt pėrshkonin me anijet e tyre tė shpejta ujėrat e kėtyre deteve duke kaluar deri nė brigjet perėndimore tė Greqisė dhe nė ato jugore tė Italisė. Disa prej fiseve ilire, si mesapėt dhe japigėt, u vendosėn pėrgjithmonė nė brigjet e Italisė sė Jugut. Shumė aktivė nė kėtė veprimtari tė hershme lundruese u treguan sidomos liburnėt, tė cilėt themeluan edhe vendbanime tė veēanta nė ishullin e Korkyrės, si dhe nė brigjet e Gadishullit Apenin.

Lindja e pronės private dhe diferencimi shoqėror

Pėrparimet qė u bėnė nė degėt e ndryshme tė ekonomisė gjatė epokės sė hekurit sollėn ndryshime edhe nė vetė strukturėn e shoqėrisė ilire. Baza e kėtyre ndryshimeve u bė prona private, e cila filloi tė shfaqet tek fiset ekonomikisht mė tė zhvilluara, nė fillim nė blegtori e zejtari e mė pas edhe mbi tokėn. Hesiodi, duke folur pėr kopetė e mėdha nė Helopi, shėnon se ato ishin pronė e njerėzve tė veēantė. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit tė zejtarisė dėshmon gjithashtu pėr praninė nė kėtė fushė tė pronėsisė private. Dukurinė e pronėsisė pėr tokėn e kemi tė dėshmuar mė vonė dhe duket se ajo ndjek njė rrugė mė tė ngadaltė. Zakoni i ndarjes sė tokės ēdo tetė vjet, qė na kumtohet nga Straboni pėr dalmatėt, ėshtė njė dėshmi qė tregon se zotėrimi periodik i saj ishte njė hallkė e ndėrmjetme nė procesin e formimit tė pronės private.

Forcat kryesore tė prodhimit tė shoqėrisė ilire nė kėtė kohė ishin bujqit dhe blegtorėt e lirė, anėtarė tė thjeshtė tė fisit. Kėtyre u shtohet edhe njė shtresė e re, mė e kufizuar, ajo e zejtarėve. Nga ana tjetėr, nga masa e gjerė e popullsisė, fillon tė veēohet si njė shtresė mė vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkėputur nga prodhimi dhe nėpėrmjet pėrvetėsimit tė pasurisė sė pėrbashkėt, vihet nė njė pozitė tė privilegjuar derisa bėhet dalėngadalė zotėruese e pronave tė mėdha tokėsore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mėnjanon organet demokratike tė fisit dhe uzurpon pushtetin.

Nga burimet e shkruara mė tė hershme, siē ėshtė eposi homerik, shihet se nė disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimė, diferencimi shoqėror, tė paktėn nė shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan Iliada e Odisea. Duke folur pėr pjesėmarrjen e ilirėve paionė nė luftėn e Trojės kundėr ahejve, Homeri i barazon prijėsit e tyre ushtarakė, qė vinin nga Paionia pjellore me prijėsit e ahejve dhe tė trojanėve. Kjo pa dyshim flet pėr njė gjendje sociale pak a shumė tė ngjashme me atė tė fiseve fqinje tė Greqisė. Nė njė vend tė poemės Odisea flitet pėr Feidonin, prijėsin me origjinė fisnike tė thesprotėve, i cili pasi strehoi dhe mirėpriti nė pallatin e vet Odisenė, gjatė kthimit pėr nė atdhe, pėrgatiti njė nga anijet e tij tė shpejta pėr ta dėrguar atė nė Itakė. Sipas kėtij tregimi mitik, Feidoni pėrfaqėson kėtu njėrin nga krerėt qė jetonte nė njė nga pallatet mė tė pasura tė thesprotėve. Kėta kishin anijet e veta e njerėz qė u shėrbenin.

Shumė kuptimplotė nė kėtė drejtim ėshtė dhe njė tregim i Herodotit, sipas tė cilit, Klistheni, kur ftoi nė Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonė) tė gjithė burrat qė do ta ndienin veten tė denjė pėr tė pasur pėr grua tė bijėn e tij Agaristėn, midis atyre qė u paraqitėn tek tirani qe edhe njė farė Alkoni nga Molosia. Sipas kėtij tregimi, ky molosas duhet tė ketė qenė nga njė familje princore ose shumė e pasur, qė tė pretendonte pėr tė lidhur krushqi me njė skllavopronar tė madh tė Greqisė sė asaj kohe, siē ishte Klistheni.

Tė dhėnat arkeologjike nga varrezat tumulare tė luginės sė Drinos, pellgut tė Korēės dhe Ohrit (Trebenisht), zonės qendrore ilire tė Glasinacit etj., dėshmojnė gjithashtu se nė shek. VIII-V p.e.sonė, diferencimi shoqėror nė gjirin e shoqėrisė ilire ishte bėrė mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella tė Ilirisė Qendrore e Veriore. Nė kėto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar tė varfėr, edhe varre ku tė vdekurin e shoqėronin armė tė kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte tė tjera tė importuara nga viset pėrreth, qė i takonin shtresės sė pasur tė aristokracisė fisnore.

Federatat fisnore

Zhvillimi i pronės private, qė ēoi nė thellimin e diferencimit social, u bė burim konfliktesh nė shoqėrinė ilire tė shek. VIII-V p.e.sonė. Nė kėtė kohė morėn pėrpjesėtime tė mėdha luftėrat ndėrfisnore dhe inkursionet plaēkitėse pėr det e tokė, qė arrinin deri nė Greqi dhe nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Tė tillė kanė qenė inkursioni i enkelejve pėr plaēkitjen e thesarit tė Delfit ose ato tė detarėve liburnė, tė cilėt me anijet e tyre tė lehta dhe tė shpejta zotėruan pėr njė kohė brigjet e Adriatikut, qė nga Korfuzi deri nė brigjet italike.

Gjendja e krijuar nga kėto luftėra dhe inkursione, qė i sillnin aristokracisė fisnore ilire tė ardhura tė mėdha, gjen shprehjen e vet nė veprimtarinė e gjerė tė ndėrtimit tė vendbanimeve tė fortifikuara dhe nė zhvillimin e armatimeve, sidomos tė armėve tė reja, siē ishin shpatat, hanxharėt dhe heshtat prej hekuri qė janė gjetje tė rėndomta nė varret e luftėtarėve ilirė dhe tė mburojave tė paionėve, tė pėrkrenareve e frerėve tė kuajve qė pėrbėnin pajisjet e veēanta tė aristokracisė luftarake.

Nė procesin e kėtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan tė lidhen dhe tė formojnė gjatė veprimeve tė tyre tė pėrbashkėta nė luftėrat agresive ose mbrojtėse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonė, federatat e para. Njė federatė e tillė ishte ajo e taulantėve, qė nėn mbretin Galaur dhe mė pas, gjatė shek. VII-VI p.e.sonė invadoi disa herė Maqedoninė duke i shkaktuar asaj dėme tė rėnda dhe sakrifica tė mėdha nė njerėz. Gjatė shek. VI-V p.e.sonė federata tė tilla formuan edhe disa fise tė tjera, si molosėt, thesprotėt, kaonėt, parauejtė, orestėt, lynkestėt, paionėt, dardanėt etj.

Nė krye tė federatės qėndronte mbreti, i cili nė burimet quhet basileus. Nė disa raste si tek kaonėt e thesprotėt vendin e tij e zinte njė njeri i zgjedhur ēdo vit nga gjiri i fisit sundues tė federatės. Nė burimet e fundit tė shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte mė prijėsit mė tė aftė ushtarak, por ishte bėrė i trashėgueshėm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtė tij. Nė bazė tė kėtij fuqizimi tė prijėsve ushtarakė dhe tė basilejve qėndronte gjithnjė pasuria qė vinte duke u shtuar pėrherė e mė shumė nė sajė tė luftėrave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqėrisė fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetėr e popullsisė sė thjeshtė. Ajo e konsideronte si njė gjė tė turpshme tė merrej me punimin e tokės, me mbarėshtimin e bagėtisė, me prodhimin zejtar etj. Nė kėto punė ishin tė angazhuar vetėm prodhuesit e vegjėl, masa e gjerė e fshatarėve tė lirė ose gjysmė tė lirė. Zanati mė i nderuar pėr ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e tė cilave na janė transmetuar pėrmes gjuhės sė gjallė artistike nė objektet e bronzta tė zbuluara nė krahinat veriore ilire apo nė kallcat e Glasinacit.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. V p.e.sonė disa nga federatat ilire kishin arritur njė stad mjaft tė pėrparuar nė zhvillimin e tyre politik. Taulantėt, fiset ilire, fqinje tė Maqedonisė dhe ato mė jugore: kaonėt, thesprotėt e molosėt merrnin pjesė nė ngjarje tė tilla politike tė historisė sė botės sė Mesdheut siē ishte lufta e Peloponezit.

Taulantėt ndėrhyjnė me kėtė rast nė luftėn civile qė shpėrtheu nė Epidamn nė vitin 436 p.e.sonė. Nė kėtė luftė ata morėn nėn mbrojtje oligarkėt e dėbuar nga demosi i qytetit dhe qenė njė nga ato forca qė nė aleancė me Athinėn, kundėr lidhjes sė Peloponezit, ndihmuan aristokracinė epidamnase tė rikthehet nė pushtet. Kjo ngjarje shėnoi njė kthesė tė rėndėsishme nė historinė e kėsaj kolonie greke, sepse fatet e saj do tė lidhen paskėsaj gjithnjė e mė shumė me botėn ilire.

Dy njoftime tė tjera kanė tė bėjnė me ngjarjet e vitit 423. I pari bėn fjalė pėr kaonėt, thesprotėt, molosėt dhe disa fise tė tjera mė tė vogla fqinje tė molosėve, qė marrin pjesė nga ana e lakedemonėve nė fushatėn pėr tė nėnshtruar Akarnaninė dhe pėr ta shkėputur atė nga aleanca me Athinėn, fushatė qė pėrfundoi pa sukses.

Njoftimi i dytė lidhet me luftėn qė zhvilluan ilirėt e krahinave juglindore kundėr maqedonėve. Fisi ilir i lynkestėve ishte prej kohėsh nė konflikt me sundimtarėt maqedonė, tė cilėt synonin ta nėnshtronin. Gjatė luftės greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar nga persėt kishte mundur tu impononte lynkestėve sovranitetin e tij. Nė kushtet e reja tė luftės sė Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II pėrplasej sa nė njėrėn anė nė tjetrėn, duke u lidhur herė me Athinėn e herė me Spartėn, mbreti i lynkestėve, Arrabeu, shfrytėzoi kėtė situatė pėr tu shkėputur nga varėsia maqedone. Nė pėrpjekjet e tij pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme, Perdika kėrkoi ndihmėn e aleatit tė vet, komandantit tė forcave lakedemone, Brasidės, tė cilit i kishte besuar luftėn kundėr Athinės nė teatrin halkidik tė veprimeve ushtarake. Njė ekspeditė e fuqishme e pėrbėrė nga forcat e Perdikės dhe tė Brasidės provoi tė thyente Arrabeun me anėn e bisedimeve dhe tė bėhej aleat i lakedemonėve. Por pėrpjekjet dėshtuan dhe bashkė me to dėshtoi edhe ekspedita kundėr lynkestėve. Nė kundėrshtim me vullnetin e Perdikės, Brasida nuk guxoi tė sulmonte dhe vendosi ti tėrhiqte forcat.

Pak kohė mė vonė Perdika e bindi pėrsėri Brasidėn pėr njė fushatė tė re kundėr lynkestėve; forcat maqedone e ato lakedemone tė pėrbėra prej 3 000 hoplitėsh, 1 000 kalorėsish dhe njė numėr barbarėsh sulmuan Arrabeun. Por kėtė radhė lynkestėt kishin siguruar ndihmėn e vėllezėrve tė tyre ilirė. Forcat e bashkuara tė ilirėve dhe lynkestėve e shpartalluan veēmas mbretin maqedon dhe e detyruan tė largohej nė pėshtjellim tė plotė, duke braktisur aleatin e tij. Kėshtu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetėm me pėrpjekje tė mėdha mundi ti shpėtojė forcat e veta nga asgjėsimi i plotė. Kjo luftė ndryshoi krejt drejtimin qė kishin marrė ngjarjet nė frontin halkidik. I detyruar nga rrethanat e rėnda,- shkruan Tukididi, - Perdika u pėrpoq tė hynte sa mė parė nė marrėveshje me athinasit dhe ti hiqte qafe peloponezasit.

Duke i pėrshkruar kėto ngjarje tė shek. V, Tukididi na ka lėnė edhe njė shėnim me mjaft interes pėr vlerėsimin e jetės social-politike tė ilirėve. Prej fjalimit, qė sipas tij Brasida u mbajti ushtarėve tė tij para tėrheqjes, ne mėsojmė se shoqėria ilire ruan ende nė fundin e shek.V mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor. Por midis njoftimeve tė autorėve qė bėjnė fjalė vetėm pėr inkursionet e ilirėve dhe atyre tė Tukididit, qė i pėrmend ata si njė forcė aktive, pjesėmarrėse nė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės, ku luajti ndonjėherė njė rol jo pa rėndėsi, ka njė ndryshim tė dukshėm. E re nė njoftimet e Tukididit ėshtė se lufta e federatave ilire si nė rastin e ndėrhyrjes nė luftėn civile tė Epidamnit, ashtu dhe nė luftėn kundėr maqedonėve dhe aleatėve tė tyre peloponezas, nuk kishte mė karakterin e njė inkursioni grabitqar, por synime politike tė caktuara dhe kjo nėnkupton njė stad mjaft tė avancuar tė organizimit tė tyre politik qoftė edhe nė kuadrin e njė federate fisnore.

I gjithė ky zhvillim social-politik, qė vihet re, veēanėrisht tek fiset ilire tė jugut nė fund tė shek.V p.e.sonė, pasqyron qartė njė shoqėri, qė jetonte etapėn e fundit tė organizimit fisnor, atė kalimtare pėr nė rendin skllavopronar. Mbi bazėn e kėsaj shoqėrie do tė lindin nė fundin e shek. V - fillimin e shek. IV p.e.sonė formacionet e para shtetėrore ilire.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
YOa(Q

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.