Kultura Ilire: Njėsia dhe veēantitė kulturore lokale.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kultura Ilire: Njėsia dhe veēantitė kulturore lokale.

Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike qė e dallojnė nga kulturat e popujve fqinjė nė periudhėn e zhvilluar tė epokės sė hekurit.

Sa mė tė afėrta gjeografikisht ishin grupet kulturore, aq mė tė mėdha ishin ngjashmėritė kulturore midis tyre.
Sa mė tė afėrta gjeografikisht ishin grupet kulturore, aq mė tė mėdha ishin ngjashmėritė kulturore midis tyre.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/05/2017 22:09

Kultura ilire ishte njė kulturė autoktone qė u krijua nė truallin historik tė ilirėve, nė procesin e formimit tė vetė etnosit ilir, mbi bazėn e zhvillimit tė brendshėm social-ekonomik tė shoqėrisė ilire dhe pa dyshim edhe tė marrėdhėnieve me popujt fqinjė. Tiparet themelore tė saj janė shprehur nė arritjet mė tė rėndėsishme tė ilirėve nė fushėn e zhvillimit tė tyre ekonomik e shoqėror, nė mėnyrėn e tė jetuarit dhe tė kuptuarit tė botės qė i rrethonte, nė mėnyrėn e tė pasqyruarit tė kėsaj bote nė artin e botėkuptimin e tyre.

Krahas tipareve themelore tė pėrbashkėta tė kėsaj kulture, qė janė karakteristike pėr gjithė truallin ilir, vihen re edhe veēanti lokale. Nė kushtet e njė territori tė gjerė, me larmi tė theksuara fiziko-gjeografike, siē ishte pjesa perėndimore e Gadishullit tė Ballkanit, me lidhje fqinjėsie e marrėdhėnie me krahina qė i karakterizonte njė zhvillim i ndryshėm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut tė prapambetur qendėrevropian dhe jugut mė tė pėrparuar egjeo-mesdhetar, kėto ndryshime lokale nė kulturė janė po aq tė kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njėjtė social-ekonomik qė njohėn ilirėt e kėsaj kohe. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė pėr ndryshime lokale edhe nė aspekte tė veēanta tė jetės dhe tė krijimtarisė sė ilirėve, ndryshime tė cilat janė thjesht tė karakterit etnografik.

Sipas tė dhėnave arkeologjike, nė truallin ilir dallohen nė epokėn e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, qė pėrfshin krahinėn e banuar nga kaonėt, thesprotėt, molosėt dhe fiset e tjera mė tė vogla tė viseve mė jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, qė shtrihet nė gjithė ultėsirėn bregdetare nga Vjosa nė Naretva dhe qė banohej nga kėto dy fise tė mėdha si dhe fise tė tjera mė tė vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret nė krahinėn juglindore tė Shqipėrisė me qendėr pellgun e Korēės; grupi pelagon nė Maqedoninė Perėndimore dhe ai paion nė atė lindore, grupi i Matit ose pirust, qė pėrfshin krahinat e brendshme tė Shqipėrisė Verilindore (Mat, Dibėr Kukės) dhe ai dardan nė Kosovė; grupi i Glasinacit me qendėr rrafshnaltėn me tė njėjtin emėr nė lindje tė Sarajevės dhe rreth saj, qė i pėrgjigjet krahinės sė banuar nga autariatėt; grupi dalmatin, qė pėrfshin krahinėn midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod nė territorin e sotėm tė Likės dhe grupi verior-adriatik ose liburn, qė shtrihej nė territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.

Ēdo njeri nga kėto grupe kulturore i pėrgjigjet kryesisht territoreve tė banuara nga fiset ose bashkimet e mėdha fisnore ilire. Sa mė tė afėrta gjeografikisht ishin kėto grupe, aq mė tė mėdha ishin ngjashmėritė kulturore midis tyre. Kėshtu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atė fqinjė liburn. Nė Ilirinė Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtė me atė tė Glasinacit dhe atė dardan saqė inkuadrohen me njė kompleks tė gjerė kulturor Mat-Glasinac; ndėrsa nė Ilirinė e Jugut grupi devollit afron nė shumė aspekte me atė pelagon dhe epirot.

Kėto ndryshime dhe ngjashmėri lokale, qė burojnė nga baza e pėrbashkėt etnike, kushtet herė tė pėrafėrta e herė tė ndryshme tė zhvillimit social-ekonomik dhe marrėdhėniet ndėrkrahinore, shkrihen nė tėrėsinė e bashkėsisė kulturore ilire, tė cilėn e vėrejmė si nė gjuhė, ashtu dhe nė kulturėn materiale (vendbanimet, veglat e punės, armėt, qeramikėn, stolitė etj.) e atė shpirtėrore (artin e botėkuptimin) tė saj, pa kėrkuar njė unitet tė plotė pėr kėtė shkallė tė zhvillimit tė ilirėve. Veēoritė lokale etnografike nė kulturė, ashtu sikurse dhe ato dialektore nė gjuhė, nuk cėnojnė unitetin e kulturės ilire dhe tė bartėsve tė saj, ato janė shprehje e larmisė dhe e ndryshimeve brenda sė njėjtės kulturė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
OZ]kS

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė