Kultura Ilire: Arti dhe botėkuptimi
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kultura Ilire: Arti dhe botėkuptimi

Arti ilir nė periudhėn e hershme tė hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ tė theksuar tė epokės sė bronzit.

Monedhė Ilire.
Monedhė Ilire.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/05/2017 22:21

Arti ilir nė periudhėn e hershme tė hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ tė theksuar tė epokės sė bronzit, por lulėzimin e arrin nė fillim tė epokės sė plotė tė hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonė nė kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomiko-shoqėror tė ilirėve. Kjo vihet re qartė sidomos nė grupin e kulturės sė Devollit, nė atė tė Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetėm nė objektet e veēanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe nė qeramikė, por edhe nė materialet qė nuk i rezistuan kohės si nė dru, kockė etj., pėrfaqėsohet nga njė gamė e pasur figurash gjeometrike, si rrathė tė veēantė e bashkėqendrorė, rombe e trekėndėsha me fusha tė zbrazura ose tė mbushura me vija paralele etj., tė kompozuara me njė fantazi tė zhvilluar dhe nė njė sistem rigorozisht simetrik.

Ky stil do tė jetojė nė tė gjitha periudhat e veēanta tė zhvillimit dhe tė dobėsimit tė tij, deri nė fund tė periudhės sė hershme tė hekurit, duke pėrbėrė kėshtu bazėn kryesore dhe mė tė qėndrueshme tė koncepteve estetike tė ilirėve nė pėrgjithėsi. Arti figurativ nė Iliri u zhvillua mė vonė; atė e shohim tė pėrfaqėsuar nė figura njerėzish dhe kafshėsh tė trajtuara skematikisht ose nė mėnyrė tė stilizuar si dhe nė objekte tė tjera, si art dekorativ i ndėrthurur me motive gjeometrike.

Nga shek.VI p.e.sonė tek fiset e Ilirisė sė Veriut nėn ndikimin e fuqishėm tė kulturave mesdhetare dhe nė kornizėn e lidhjeve tė shumėfishta tė popullsive pėrreth Adriatikut Verior, lindi njė art i pasur figurativ, shprehjen mė tė lartė tė tė cilit e gjejmė tek situlat liburne e tek urnat japode. Nė njė stil tė pjekur arkaik tė kohės janė paraqitur nė kėto monumente pamje nga jeta e pėrditshme e ilirėve, nė mėnyrė tė veēantė e shtresave tė pasura tė shoqėrisė sė tyre, midis tė cilave skena argėtimesh, siē ėshtė rasti i njė valleje grash lidhur dorė pėr dore, apo i njė procesioni funeral, ku pėrcjellja ėshtė dhėnė nėpėrmjet njė vargu tė gjatė kurorash luftarake dhe kalorėsish qė marrin pjesė nė ceremoninė solemne. Nė raste tė tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj. Kėto manifestime artistike, megjithėse tė ndikuara nga pikėpamja e stilit dhe e karakterit tregimtar tė ornamentit prej artit arkaik grek dhe ai etniko-italik pėrsa i pėrket paraqitjes sė figurave, motiveve reale dhe pėrmbajtjes sė tregimit, kanė mjaft elemente vendėse, qė tregojnė pėr natyrėn vendore tė prodhimit tė shumė prej tyre. Nė kėtė drejtim pėrveē vlerave artistike, kėto monumente pėrbėjnė edhe njė burim historik tė dorės sė parė pėr njohjen e jetės dhe tė koncepteve tė shoqėrisė ilire nė shek. VI-V p.e.sonė.

Pėrsa u pėrket besimeve tė ilirėve tė epokės sė hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre tė epokės sė bronzit. Njė rol tė madh vazhdon tė luajė kulti i tokės mėmė i lidhur me pjellorinė e saj dhe me zhvillimin e bujqėsisė nė pėrgjithėsi. Shumė e pėrhapur tek ilirėt ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmėt e shumta tė saj shprehen pėrmes motiveve tė ndryshme, qė zbukuronin objektet e veēanta dhe qė nė mėnyrė grafike simbolizonin diellin. Tė tilla ishin, p.sh.: rrathėt bashkėqendrorė, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek ilirėt shprehej dhe pėrmes varėseve tė ndryshme nė formė kali, kaprolli, zogu etj.

Njė kult tjetėr shumė i zhvilluar tek ilirėt, sidomos tek ata tė krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisė si totem, si qenie mbrojtėse nga syri i keq (apotropeike) etj.

Vendosja e varreve nė tuma pėrreth njė varri mė tė hershėm tė pasur dhe qendror, si dhe shoqėrimi i tė vdekurit nė varr me objekte tė ndryshme, tregon se tek ilirėt e periudhės sė hershme tė hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i tė parėve, si edhe besimi mbi jetėn e pėrtej varrit.

Ilirėt besonin edhe nė ekzistencėn e fuqive mistike, qė rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerėzve sėmundjet dhe fatkeqėsitė e tjera shoqėrore. Pėr ti larguar kėto tė kėqija, ilirėt sajuan forma tė ndryshme varėsesh (amuleta), me karakter apotropeik etj.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
>4J"?

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.