Tregtia dhe qarkullimi monetar nė Iliri.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Tregtia dhe qarkullimi monetar nė Iliri.

Si rrjedhim i zhvillimit tė zejtarisė dhe tė degėve tė tjera tė ekonomisė ilire u zgjeruan shkėmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dėshmojnė pėr njė shtrirje tė gjerė tė prodhimeve tė zejtarisė ilire.

Pamje nga bėrja e tregtisė nė kohėn Ilire.
Pamje nga bėrja e tregtisė nė kohėn Ilire.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/05/2017 11:48

Tipat standardė tė armėve, tė zbukurimeve dhe tė enėve prej balte qė pėrsėriten nė gjetjet nga njė krahinė nė tjetrėn, dėshmojnė pėr marrėdhėnie intensive midis popullsisė sė krahinave tė ndryshme dhe pėr njė zhvillim tė konsiderueshėm tė kėmbimeve midis tyre.

Njė zhvillim mė tė gjerė morėn nė kėtė kohė shkėmbimet me botėn greke. Jo mė kot pasuritė minerale dhe disa prodhime bujqėsore tėrhoqėn vėmendjen e autorėve antikė tė kėsaj kohe. Duket se kėto prodhime ishin ndėr artikujt kryesorė tė eksportit ilir. Njė vend me rėndėsi zinin kėmbimet me kolonitė greke tė bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkidės, tė cilat merrnin nga Damastioni argjendin pėr prerjen e monedhave tė tyre, kurse nga tokat e afėrta tė Atintanisė serėn, qė u duhej pėr ndėrtimin e anijeve dhe lyerjen e enėve tė transportit. Kundrejt tyre ilirėt merrnin prodhime luksi tė artizanatit grek, midis tė tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve tė Dyrrahut e tė Apolonisė, enėt e kėtyre qendrave janė gjetje jo tė rralla nė vendbanimet e zonės bregdetare. Por ato fillojnė tė duken mė dendur edhe nė krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe nė luginėn e mesme tė Drinit, nė afėrsi tė Kukėsit e tė Krumės. Kėto prodhime arrijnė kėtu nėpėrmjet rrugėve tregtare tė shkelura qysh nė shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikėnisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe tė Egjeut.

Monedhat e argjendit pėrdoren gjerėsisht si ekuivalent shkėmbimi. Nė krahinat bregdetare gjejnė njė pėrhapje tė madhe monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, kurse nė ato tė brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnė se kjo monedhė qarkulloi nė njė zonė tė gjerė qė pėrfshinte krahinėn e diestėve, penestėve dhe pjesėrisht atė tė lynkestėve.

Prerja dhe hedhja nė treg e monedhave nga njė qytet ilir si Damastioni ėshtė njė fakt me rėndėsi tė veēantė. Ai tregon se tani, nė pjesėn e parė tė shek. IV p.e.sonė, krahas Dyrrahut dhe Apolonisė, tė cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonė kishin mbuluar krahinat e afėrta tė ultėsirės bregdetare dhe i kishin tėrhequr ato nė orbitėn e marrėdhėnieve skllavopronare, njė qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bė qendėr e rėndėsishme ekonomike e krahinave tė brendshme. Ai hodhi nė treg monedhėn e vet dhe me kėtė shėnoi shtrirjen e mėtejshme tė sistemit monetar nė krahinat e brendshme tė Ilirisė Jugore. Ekonomia monetare theu kėshtu dhe nė kėtė pjesė tė Ilirisė ekonominė e prapambetur natyrore, pėr ti hapur rrugėn njė sistemi tė ri ekonomik, skllavopronarisė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
*%jR?

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė