Organizimi politik i Mbretėrisė Ilire.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Organizimi politik i Mbretėrisė Ilire.

Gjatė veprimtarisė sė tij tridhjetėvjeēare deri nė vitin 360 p.e.sonė Bardhyli e kishte rritur pushtetin e vet dhe kishte krijuar njė mbretėri tė fortė.

Organizimi politik i Mbretėrisė Ilire.
Organizimi politik i Mbretėrisė Ilire.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/05/2017 12:20

Pellgu rreth liqenit Lyhnid ishte krahina ku u zhvilluan ngjarjet e rėndėsishme tė gjysmės sė parė tė shek. IV, por kjo krahinė nuk mund tė identifikohet me territorin e shtetit ilir, shtrirja e plotė e tė cilit ėshtė vėshtirė tė rindėrtohet. Sidoqoftė ai na paraqitet si njė forcė qė ishte nė gjendje ti kundėrvihej me sukses Maqedonisė. Kuptohet vetiu qė si i tillė ai pėrbėnte njė njėsi tė paktėn tė barabartė me tė, si nga pikėpamja e territorit, ashtu edhe e forcės sė gjallė njerėzore. Si rrjedhim, krahina tė tjera tė Ilirisė sė Jugut, pa pėrjashtuar ultėsirėn bregdetare, duhet tė kenė bėrė pjesė nė kėtė njėsi. Organizimi politik i kėtij formacioni shtetėror nuk njihet mirė. Bardhyli quhet prej autorėve antikė mbret i ilirėve; po kėshtu emėrtohen dhe pasardhėsit e tij. Kjo lejon qė ky formacion tė konsiderohet si njė mbretėri, e cila nuk kishte marrė ende tiparet e qarta tė njė monarkie. Vetė Bardhyli, nė fillimet e tij na paraqitet si njė prijės i thjeshtė ushtarak qė respekton shumė zakone tė rendit fisnor. Duket mė e besueshme, qė mbretėria e tij tė ketė qenė nė fillim njė bashkim i thjeshtė bashkėsish ilire, tė cilat i lidhnin interesa ekonomike dhe politike, nė radhė tė parė interesi i mbrojtjes nga rreziku i jashtėm. Ēdo bashkėsi kishte nė krye mbretin e vet tė vogėl qė njihte sovranitetin e mbretit tė federatės dhe i nėnshtrohej atij. Me kalimin e kohės, autoriteti dhe pushteti i Bardhylit si mbret u rrit e u forcua sė tepėrmi. Ky pushtet mbėshtetej nė forcat e armatosura. Nė vitet 60 tė shek. IV p.e.sonė, ai kishte njė ushtri tė rregullt, me njė organizim dhe taktikė luftarake tė pėrparuar. Kjo ushtri formohej nga njė kėmbėsori e organizuar dhe e armatosur mirė qė pėrbėnte bazėn e forcave tė armatosura dhe nga kaloria, e cila, megjithėse e vogėl nė numėr, ekzistonte si njėsi mė vete me cilėsinė e njė force tė manovrueshme goditėse.

Ngjarjet politike qė jetoi Mbretėria Ilire e kohės sė Bardhylit dhe e pasardhėsve tė tij tregojnė gjithashtu se ajo pėrfaqėsonte njė forcė serioze. Veprimet e saj nuk janė tė shkėputura, por gjejnė vend nė kuadrin politik tė kohės dhe janė shprehje e njė qėndrimi qė ka si objektiv tė qartė dobėsimin e kundėrshtarit kryesor dhe forcimin e pozitave tė veta nė raport me shtetet fqinje. Kjo politikė mbėshtetej nė marrėveshje e aleanca politike e ushtarake. Nuk mund tė pėrfytyrohet dot njė organizim fisnor apo njė demokraci ushtarake qė tė luajė njė rol kaq aktiv nė situatėn ndėrkombėtare dhe tė ketė pikėsynime kaq tė qarta politike, tė cilat kėrkonin pėrqendrim forcash e mjetesh, siē ėshtė rasti i Mbretėrisė Ilire tė kėsaj kohe. Njė veprimtari kaq e gjerė dhe kaq e guximshme nė politikėn e jashtme mund tė ketė vend vetėm nė kushtet e njė organizimi shtetėror.

Por nuk duhet tė kujtojmė se shteti ilir i kėsaj kohe ishte njė organizėm i pėrkryer qė u pėrgjigjej tė gjitha kėrkesave tė kėtij nocioni nė kuptimin e plotė tė fjalės. Megjithatė ai kishte tiparet thelbėsore qė i duhen njė shteti: territorin, ndarjen territoriale tė popullsisė sipas njėsive gjeografike-etnografike dhe pushtetin publik nė duart e klasės sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar nė gjirin e shoqėrisė ilire tė kėsaj kohe ēoi gradualisht nė lindjen e kėtij shteti, si njė mjet qė i duhej klasės sunduese pėr tė nėnshtruar shtresat e tjera dhe pėr tė mbrojtur interesat e saj. Nuk mund tė detyrohej masa e madhe e prospelatėve-dulle tė punonte pėr pjesėn tjetėr tė shoqėrisė ilire, pėr despotėt pa njė aparat shtrėngimi tė pėrhershėm siē ishte aparati shtetėror. Kjo pėrbėnte funksionin kryesor tė brendshėm tė shtetit ilir. Karakteri i shtetit shprehet edhe nė funksionin e jashtėm qė realizohet nėpėrmjet ndeshjeve me popujt fqinjė me anė tė fushatave pushtuese dhe ngarkimit tė tyre me tribute. Shteti ilir ndodhej nė stadin e tij fillestar dhe karakterizohej nga mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor qė gjenin shprehje nė anė tė veēanta tė jetės shoqėrore. Por qytetet dhe popullsia e tyre, qė pėrbėnin bazėn themelore ekonomike e shoqėrore tė tij, kishin marrė njė zhvillim tė dukshėm. Pozita dhe roli i tyre nė jetėn politike u bė mė i qartė nė periudhat e mėpastajme, dora-dorės me zhvillimin e mėtejshėm tė shoqėrisė antike ilire.

Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit tė brendshėm tė forcave prodhuese nė Ilirinė e Jugut. Procesi i lindjes dhe i formimit tė tij pėrkon me periudhėn e sundimit tė mbretit Bardhyl; ai mund tė konsiderohet edhe si themeluesi i shtetit ilir. Luftėrat me Maqedoninė qenė, nga ana tjetėr, njė faktor i jashtėm me rėndėsi qė e shpejtoi kėtė proces. Dėshtimi i pėrkohshėm nė luftėrat me Filipin II dhe Aleksandrin nuk e ndėrpreu jetėn shtetėrore tė ilirėve. Kėto luftėra pėrbėjnė vetėm njė episod tė shkurtėr politik qė nuk e ndali kėtė proces tė thellė shoqėror nė Iliri.

Shteti ilir lindi brenda territorit, tė cilin e banonin sipas Plinit dhe gjeografit romak tė shek. I, Melės ilirėt e mirėfilltė dhe do tė zhvillohet mė tej nė kuadrin e po kėtij territori.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
?UlV

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė