Rėnia e dinastisė sė Glaukisė.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Rėnia e dinastisė sė Glaukisė.

Pas luftės sė fundit tė Mytilit kundėr Aleksandrit II tė Epirit, nė vitin 270, nuk flitet mė nė burimet pėr shtetin ilir. Duke zbritur drejt vitit 230 dalin tė dhėna tė reja mbi kėtė shtet.

Rėnia e dinastisė sė Glaukisė.
Rėnia e dinastisė sė Glaukisė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/05/2017 13:04

Megjithėse nė vėshtrimin e parė kjo duket si njė periudhė e errėt, ajo pėrbėn nė vetvete njė faqe me shumė interes nė historinė ilire. Gjatė gjysmė shekulli, qė nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte mundur ti bėnte ballė me sukses agresionit tė Kasandrit dhe mė pas tė Pirros e pasardhėsit tė tij. Tė gjithė kėta kishin dėshtuar nė ndėrmarrjet e tyre dhe mė nė fund qenė detyruar tė hiqnin dorė prej Ilirisė. Ndėrkaq gjendja nė Greqi mbetej e paqėndrueshme. Sundimtarėt maqedonė, Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri, u gjendėn tėrėsisht tė angazhuar nė teatrin grek tė veprimeve politike e ushtarake pėr tė ruajtur hegjemoninė e Maqedonisė nė kėto anė.

Pėr shtetin ilir kjo qe njė periudhė qetėsie nė marrėdhėniet me fqinjėt, veēanėrisht me Maqedoninė, dhe me kėtė duhet shpjeguar edhe heshtja e burimeve. Por nuk qe Gonata ai qė diti, siē pretendohet, tu imponojė paqen fqinjėve veriperėndimorė. Burimet nuk bėjnė fjalė pėr njė gjė tė tillė. Nė qoftė se midis Ilirisė dhe Maqedonisė nuk pati nė kėtė kohė ndonjė konflikt, kjo duhet shpjeguar mė tepėr me faktin se ilirėt, tė lodhur nga luftėrat e deriatėhershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk kėrkuan ti shfrytėzonin vėshtirėsitė e Maqedonisė nė interes tė tyre.

Ndėrkaq ka tė ngjarė qė nga mesi i shek. III p.e.sonė ose pak mė parė shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk njihen mirė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė zėvendėsimin e dinastisė sunduese tė Glaukisė me atė tė Agronit dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, tė Dyrrahut e tė Apolonisė, nga shteti ilir.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
AWA!

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.