Perspekti - Koinoni (Lidhja) e Molosėve.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Koinoni (Lidhja) e Molosėve.

Nga fundi i shek.V dhe sidomos gjatė shek. IV p.e.sonė, nė Epir vihet re njė zhvillim i mėtejshėm i ekonomisė nė tė gjitha degėt e saj.

Nga fundi i shek.V dhe sidomos gjatė shek. IV p.e.sonė, nė Epir vihet re njė zhvillim i mėtejshėm i ekonomisė nė tė gjitha degėt e saj.
Nga fundi i shek.V dhe sidomos gjatė shek. IV p.e.sonė, nė Epir vihet re njė zhvillim i mėtejshėm i ekonomisė nė tė gjitha degėt e saj.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/07/2017 15:58, Ndryshuar: 18/07/2017 16:41

Gjendja ekonomiko-shoqėrore dhe kulturore e Epirit nė fundin e shek. V dhe gjatė shek. IV p.e.sonė

Nga fundi i shek.V dhe sidomos gjatė shek. IV p.e.sonė, nė Epir vihet re njė zhvillim i mėtejshėm i ekonomisė nė tė gjitha degėt e saj: nė bujqėsi, blegtori, e sidomos nė zejtari; zhvillohet prodhimi i mallrave, zgjerohen lidhjet tregtare etj. Nė Epir shfaqet tani njė faktor shumė i rėndėsishėm qė luan njė rol tė ndjeshėm nė zhvillimin e mėtejshėm, ky ėshtė qyteti epirot.

Kėshtu nė fundin e shek. V dhe nė gjysmėn e parė tė shek. IV, sipas tė dhėnave burimore historike dhe arkeologjike, lindin qytetet Kasope, nė krahinėn e Kasopisė nė skajin jugperėndimor tė Epirit dhe Elea afėr Velianit nė krahinėn Eleatis tė Thesprotisė. Nė Epirin Qendror lindin qytetet Passaron (Gardhiqi), kryeqendra tradicionale e shtetit tė molosėve dhe qyteti i Kastrisė qė identifikohet me Euremenin ose Tekmonin antik.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė urbanizimi nė Epir mori pėrpjesėtime mė tė mėdha dhe rritet akoma mė shumė pesha e tij nė zhvillimin ekonomik dhe politik tė vendit. Lindin qytete tė reja, midis tė cilave nė Thesproti, Elina (Dymokastro), Kutēi dhe Gitana (Gumani) qė sipas Tit-Livit, duhet tė ishte qendra kryesore e Koinonit tė thesprotėve; nė Kaoni, Teqeja e Melanit, Himara, Foinike (Finiqi), qė ishte qyteti mė i madh dhe mė i fortė i Kaonisė dhe kryeqendra e saj.

Qytetet e Epirit, ashtu sikurse dhe ato tė Ilirisė, ishin tė fortifikuara me mure tė fuqishme prej blloqesh shumėkėndėshe ose tė ndėrthurura me teknikė muraturash trapezoidale apo kuadratike sipas kushteve tė veēanta tė terrenit ose tė guroreve. Pėr pėrforcimin e mureve ngriheshin kulla nė vendet mė tė atakueshme nga armiku. Nė sistemet mė tė hershme fortifikuese kėto kulla mungonin ose ishin dukuri tė rralla. Vetėm nga gjysma e dytė e shek. IV, ato hynė nė pėrdorim tė gjerė si njė komponent i nevojshėm dhe i domosdoshėm nė kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm tė teknikės luftarake.

Mėnyra antike e prodhimit i dha njė hov tė menjėhershėm prodhimit zejtar dhe sidomos atyre degėve qė lidheshin me ndėrtimet. Brenda mureve mbrojtėse tė kėtyre qyteteve kishte muratorė, gurskalitės, farkėtarė, poēarė, tjegullabėrės, arkitektė etj. Zhvillimi i degėve tė ndryshme tė zejtarisė dhe shtimi i prodhimeve bujqėsore dhe blegtorale nxitėn dhe mė tej zgjerimin e tregtisė brendapėrbrenda, me kolonitė helene tė bregut tė Jonit dhe sidomos me krahinat fqinje mesdhetare. Kjo e fundit zhvillohej mė tepėr pėrmes trafikut detar, tė pėrcaktuar nga vetė pozicioni i favorshėm bregdetar i krahinave, megjithėse funksiononin nė kėtė drejtim dhe rrugėt tokėsore.

Nė qoftė se deri nė shek. V p.e.sonė Epiri lidhjet ekonomike i mbante kryesisht me Korinthin dhe kolonitė e tij nė brigjet e Jonit, nga fundi i kėtij shekulli ai filloi tė orientohet edhe nga Athina. Tani janė mallrat e prodhimit atik, ata qė mbizotėrojnė nė tregjet e Epirit. Prej kėtej Athina si kėmbim tėrhiqte prodhime bujqėsore e sidomos blegtorale, lėkura, lėndė druri etj., pėr tė cilat ajo kishte gjithnjė nevojė. Nė zhvillimin e tregtisė detare rol tė veēantė luanin edhe portet detare nė brigjet e Kaonisė, si Onkesmi, Himara, Butrinti etj.

Zgjerimi dhe intensifikimi i tregtisė ēoi nga ana e vet nė shtimin progresiv tė prodhimit tė mallrave, bėri tė nevojshme lindjen dhe qarkullimin e monedhės autonome. Nė fillim ishte Lidhja e Molosėve ajo qė hedh e para nė treg monedhėn e vet (rreth viteve 400 p.e.sonė). Kėto ishin monedha kryesisht prej bronzi, megjithėse pati nė kėtė kohė edhe prerje jetėshkurtėr dhe tė kufizuar monedhash prej argjendi. Mė vonė filluan tė presin monedha edhe qytete tė veēanta dhe nė fund tė shek. IV edhe shteti federativ i epirotėve.

Mbretėria e Molosėve gjatė sundimit tė Tharypės (423-385 p.e.sonė)

Nė ēerekun e fundit tė shek. V p.e.sonė shtetin e molosėve e kryesonte Tharypa (423-385 p.e.sonė), i cili, sipas njė lajmi tė Tukididit, e trashėgoi fronin mbretėror tė babait nė njė moshė tė mitur duke pasur pėr njė kohė si tutor Sabylintin, prijėsin e atintanėve.

Tradita historike i atribuon kėtij sundimtari njė seri reformash tė karakterit ekonomik, ushtarak dhe kulturor, tė cilat ēuan nė zgjerimin dhe nė forcimin e mėtejshėm tė Mbretėrisė Molose. Nė radhė tė parė ato prekėn formėn e hershme tė qeverisjes dhe legjislacionin e vjetėr tė vendit.

Kuvendi i popullit si organ i trashėguar nga rendi i komunės primitive, mori tani pėrmbajtje tė re. Nė organet drejtuese tė shtetit, rol tė rėndėsishėm fillon tė luajė prostati, funksionari mė i lartė i shtetit pas mbretit. Ky zgjidhej pėr ēdo vit nė Kuvendin e Popullit nga rrethet aristokratike, tė cilat ushtronin fuqishėm autoritetin e tyre nė kuvend.

Duke qėndruar pranė mbretit, si mbrojtės i ligjeve tė vendit, prostati nė fakt e kufizonte shumė pushtetin mbretėror, dhe me kėtė ai ruante tė palėkundshme pozitat e aristokracisė nė veprimtarinė politike tė shtetit. Kjo formė e kufizuar e pushtetit qendror nga aristokracia e tokės, si edhe ligjėrimi i tė drejtave tė tjera tė saj, i japin Mbretėrisė Molose atributet e njė shteti me mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor.

Mbretėria Molose qė nė fillim tė veprimtarisė sė saj politike tėrhoqi vėmendjen e shteteve fqinje tė Mesdheut dhe sidomos tė Athinės dhe tė Spartės, tė cilat sapo kishin nisur midis tyre konfliktin e armatosur pėr supremaci ekonomike dhe politike nė Greqi. Nė kėtė konflikt historikisht tė njohur si Lufta e Peloponezit dhe qė, siē dihet, zgjati me ndėrprerje tė vogla plot 28 vjet (432-404 p.e.sonė) dhe pati pasoja tė rėnda pėr Greqinė, tė dyja palėt ndėrluftuese bėnė pėrpjekje qė tė siguronin pėrkrahjen e shtetit tė ri tė molosėve, meqė territori i tij zinte njė pozicion mjaft tė favorshėm strategjik me rrugėn midis brigjeve veriperėndimore tė Greqisė dhe tė Maqedonisė e Thesalisė.

Nė fillim ishte Sparta ajo qė ushtroi ndikimin e saj mbi shtetin molos. Nė vitin 429 p.e.sonė, molosėt i ofrojnė asaj deri ndihmėn ushtarake, duke dėrguar kontingjente tė konsiderueshme luftėtarėsh pėr pushtimin e qytetit Stratos tė Akarnanisė. Mirėpo edhe pas kėsaj fushate tė pasuksesshme, e cila synonte tė dobėsonte ndikimin e Athinės nė kėtė zonė kufitare tė Epirit, diplomacia athinjote nuk hoqi dorė nga pėrpjekjet e saj pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me shtetin e molosėve. Ajo kishte shumė nevojė pėr pėrkrahjen e kėtij shteti tė ri energjik nė qendėr tė Epirit. Pėrmes territorit tė tij Athina mund tė kontrollonte nga shpina maqedonėt e paqėndrueshėm tė Perdikės si dhe thesalėt, me tė cilėt ajo sapo kishte krijuar lidhje miqėsore pas kryengritjes sė lynkestėve (433 p.e.sonė).

Nga ana tjetėr, me kėto marrėdhėnie Athina synonte tė kishte edhe pėrfitime ekonomike. Se sa rėndėsi i jepte Athina lidhjeve me shtetin molos, kėtė e tregon dhe fakti se ajo nė kėtė kohė merr pėrsipėr edukimin e Tharipės sė vogėl nė njė nga shkollat e Athinės dhe e pret atė mė vonė nė Athinė me nderime tė veēanta duke e regjistruar si qytetar nderi. Pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė mira me Athinėn ishte i interesuar gjithashtu edhe vetė shteti i molosėve, i cili kėrkonte tė siguronte pėrkrahje pėr politikėn e zgjerimit territorial qė projektoi Tharypa, tė cilėn ai filloi ta realizonte nė vitet e fundit tė jetės sė tij.

Kėto marrėdhėnie tė ngushta ekonomike dhe politike me Athinėn i hapėn rrugė depėrtimit tė ndikimit tė qytetėrimit helen, i cili u shfaq nė strukturėn organizative tė shtetit, nė ndėrtimet, nė pėrdorimin e gjuhės dhe tė shkrimit grek nė rrethet e aristokracisė dhe tė administratės shtetėrore, nė trajtimin tipologjik dhe metrologjik tė monedhave tė para molose sipas prototipave tė monedhės atike tė fundit tė shek.V dhe fillimit tė shek. IV p.e.sonė.

Ky ndikim do tė shfaqet gjithashtu dhe nė jetėn kulturore e artistike, qendra e sė cilės bėhen qytetet. Nė Passaron, p.sh., mendohet tė jetė ftuar dramaturgu i shquar grek Euripidi, pėr tė vėnė nė skenė tragjedinė e tij Andromaka, ku lavdėrohej origjina dinastike e mbretėrve molosė. Kjo vepėr ndikoi shumė nė kultivimin e mitit gjenealogjik tė molosėve, sipas tė cilit zanafilla e tyre i referohet tani Molosit, biri i Neoptolemit tė Akilit dhe i Andromakės, tė vesė sė Hektorit, qė pas shkatėrrimit tė Trojės erdhėn dhe u vendosėn nė Epir.

Lidhja Molose (ēereku i parė i shek. IV p.e.sonė).

Struktura e saj organizative Gjatė sundimit tė Alketės, birit tė Tharypės, shteti molos mori zhvillim tė mėtejshėm. Nuk ėshtė pėrcaktuar me saktėsi se nė ēkohė dhe nė ērrethana e trashėgoi fronin. Dihet se nė vitin 385 p.e.sonė ai gjendej i strehuar politik tek Dionizi, tirani i Sirakuzės. Nė burimet historike nuk jepen as motivet qė e shtynė Alketėn tė braktiste fronin. Ka mundėsi qė ky, duke dashur tė vazhdonte politikėn e aleancės me Athinėn, nė njė kohė kur kjo kishte pėsuar tashmė humbje ushtarake dhe diplomatike nga Sparta, tė ketė ndeshur nė kundėrshtimin e partisė filospartane.

Nė kėtė kohė kjo filloi tė aktivizohej shumė, sidomos pas fitoreve tė Agesilaut nė Akarnani (389-388 p.e.sonė), qė i hapėn rrugėn Spartės pėr tė shtrirė ndikimin e vet jo vetėm nė Greqinė Veriperėndimore, por edhe nė Epir.

Dionizi qė ishte interesuar dhe po vepronte aktivisht pėr tė vendosur njė kontroll efektiv nė detin Adriatik dhe mbi rrugėt qė tė ēonin pėr nė Epir, e mirėpriti Alketėn dhe e ndihmoi atė qė tė rikthehej nė fronin e humbur. Me kėtė mėnyrė tirani i Sirakuzės synonte tė siguronte njė aleat tė ri, qė do tė pėrkrahte pikėsynimet e tij politike dhe tregtare nė brigjet e Ilirisė dhe tė Epirit. Pėr kėtė qėllim nė vitin 385 p.e.sonė, Dionizi bėri njė marrėveshje me Alketėn pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė territorin e shtetit tė molosėve duke i siguruar njė ndihmė efektive nė kontingjente luftarake dhe armatime.

Ky sulm i papritur i forcave tė bashkuara iliro-sirakuzane, u shkaktoi molosėve rreth 15 000 tė vrarė sipas Diodorit tė Sicilisė. Pėrforcimet qė u dėrgoi Sparta molosėve nuk e ndryshuan gjendjen e tyre tė vėshtirė. Siē duket, ajo nuk u angazhua aq shumė nė kėtė luftė, pasi nuk ishte e interesuar tė hynte nė konflikt me Dionizin. Kėshtu ky aksion i nxitur prej tiranit tė Sirakuzės pėrfundoi me sukses dhe me rivendosjen e Alketės nė krye tė shtetit molos.

Pasi pėrforcoi pozitat brendapėrbrenda mbretėrisė, Alketa vazhdoi politikėn e zgjerimit territorial tė shtetit tė tij tė filluar qė nė kohėn e Tharypės, rivendosi marrėdhėniet e ndėrprera pėr pak kohė, me Athinėn. Nė vitin 377 ndihmoi aktivisht Lidhjen e dytė detare tė Athinės, duke lehtėsuar veprimet e saj luftarake kundėr Spartės nė pellgun e Jonit. Nė vitin 372 p.e.sonė Alketa i dha mundėsi njė reparti prej 600 pelltastėsh tė Stesiklit, tė kalonin nėpėr territorin molos dhe tė lidheshin nė Korkyrė pėrmes bregut tė Epirit.

Me politikėn e tij ekspansioniste, Alketa arriti tė shtrijė sovranitetin e vet mbi njė territor tė konsiderueshėm tė Epirit. Sipas njė mbishkrimi dekretor tė viteve 370-368 p.e.sonė kufijtė e Mbretėrisė Molose qė trashėgoi nė kėtė kohė i biri i tij Neoptolemi, shtriheshin nė lindje deri nė Hestiotiden perėndimore, nė verilindje deri nė kufijtė e Orestides nė luginėn e sipėrme tė Haliakmonit dhe nė veriperėndim pėrmes njė rripi toke deri nė kufijtė e Parauejes nė rrjedhjen e mesme tė Vjosės. Molosėt dolėn nė det siē duket nė zonėn e Kestrinės, nė veri tė lumit Kalama (Thiamis).

Nga perėndimi pas aneksimit tė Dodonės nė fund tė shek. V p.e.sonė, molosėt e shtrinė kontrollin e tyre deri tek lugina e sipėrme e Aheronit. Kjo shtrirje territoriale e Mbretėrisė Molose nė kohėn e Alketės, duket se pėrputhet plotėsisht me cilėsimin qė i bėn kėtij sundimtari Polidami i Fardales nė njė fjalim tė transmetuar nga historiani e gjenerali grek Ksenofoni, kur e quan atė sundimtar suprem tė Epirit.

Kėto tė dhėna burimore dhe epigrafike tregojnė se nė kohėn e kėtij sundimtari dhe tė pasardhėsit tė tij kishte avancuar mjaft procesi i bashkimit politik tė popullsive tė veēanta tė Epirit, proces ky qė ēoi nė krijimin e organizimit mė tė gjerė shtetėror qė njihet me emrin Lidhja e Molosėve.

Duke gjykuar nga tė dhėnat mbishkrimore tė kėsaj periudhe, nė kėtė Lidhje pėrveē molosėve bėnin pjesė edhe shumė popullsi tė tjera epirote, si tripolitėt, kelaithėt, paialėt, arktanėt, genoait, ethenestėt, onopernėt, etj. Kėto grupe tė veēanta etnike merrnin pjesė nė qeverisjen e kėsaj lidhjeje pėrmes pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė tyre, tė cilėt nė dekretet mbishkrimore quhen demiorgė ose synarhontė.

Njė mėnyrė e tillė qeverisjeje, i jepte kėtij formacioni tė ri shtetėror karakter federativ, por nėn hegjemoninė e molosėve. Lidhja Molose, e cila pėrfaqėsonte etapėn e parė nė procesin e zgjerimit dhe tė konsolidimit progresiv tė shtetit federativ tė Epirit, kishte njė strukturė organizative tė brendshme tė pėrcaktuar qartė me institucione legjislative dhe ekzekutive. Nė krye tė Lidhjes sė Molosėve qėndronte mbreti nga familja e Eakidėve. Por pushteti i tij, ashtu siē e thekson Aristoteli, ishte i kufizuar. Mbreti kur merrte pushtetin nė dorė, ishte i detyruar tė bėnte fli nė altarin e hyut tė luftės nė Passaron dhe tė betohej pėrpara pėrfaqėsuesve tė shtetasve tė tij, se do tė sundonte sipas ligjeve tė vendit.

Pėrfaqėsuesit nga ana e tyre, i premtonin mbretit se do ta pėrkrahnin atė gjatė sundimit tė tij. Ky betim tradicional midis mbretit dhe pėrfaqėsuesve, ishte njė formė e trashėguar nga rendi i vjetėr fisnor, por qė tani merr njė pėrmbajtje tė re duke siguruar me kėtė ndikimin e aristokracisė nė drejtimin e kėsaj lidhjeje shtetėrore.

Mbreti ishte komandant suprem i ushtrisė sė Lidhjes Molose dhe gėzonte njė pushtet tė padiskutueshėm nė kohė lufte. Pas mbretit funksionari mė i lartė nė Lidhjen Molose vinte Prostati, njė magjistrat eponym qė zgjidhej pėr ēdo vit nga komunitetet e ndryshme etnike tė bashkuara nė kėtė lidhje. Ai kryesonte kuvendin e popullit, e thirrte atė, drejtonte punėt e tij, paraqiste propozimet pėr t'u miratuar etj.

Nė mbishkrime sė bashku me prostatin pėrmendet edhe sekretari, qė zgjidhej pėr ēdo vit zakonisht nga i njėjti fis, tė cilit i pėrkiste dhe prostati. Kuvendi i popullit pėrbėhej, me sa duket, nga tė gjithė burrat e aftė pėr luftė, qofshin kėta molosė apo anėtarė tė bashkėsive tė tjera qė pėrfshiheshin nė Lidhjen e Molosėve. Ky kuvend votonte vendime, tė cilat akordonin tė drejta qytetarie, proksenie dhe privilegje tė tjera. Nė kėtė kuvend legjislativ mund tė merrnin pjesė tė gjithė burrat e aftė pėr tė mbajtur armė tė tė gjitha komuniteteve etnike tė pėrfshira nė Lidhjen e Molosėve. Kuvendi mund tė mblidhej disa herė nė vit, me pėrjashtim tė rasteve tė jashtėzakonshme. Vendi i mbledhjeve tė tij ishte Passaroni, megjithėse ato mbaheshin edhe nė qendra tė tjera, si p.sh. nė Dodonė etj.

Vendimet apo ligjet pėr tė cilat votonte Kuvendi, pėrgatiteshin siē duket nga njė institucion tjetėr i veēantė, nga Kėshilli. Ky ndoshta ishte ai senat pėr tė cilin flet Justini duke ia atribuar krijimin e tij mbretit Tharypė. Organ tjetėr, i ndryshėm nga Kėshilli, ishte dhe kolegji i pėrfaqėsuesve tė komuniteteve tė ndryshme nė Lidhjen e Molosėve, me anė tė tė cilėve ato merrnin pjesė nė drejtimin e pėrbashkėt tė punėve tė shtetit.

Nė krye tė kėtij kolegji, qėndronte mbreti nga familja e Eakidėve dhe dy magjistratėt e zgjedhur ēdo vit, prostati dhe sekretari, tė cilėt mund tė ishin molosė ose jo. I tėrė ky organizim shtetėror i jepte Lidhjes Molose, qė pėrfaqėsonte njėkohėsisht dhe shtetin mė tė fuqishėm nė Epir deri nė ēerekun e fundit tė shek. IV p.e.sonė, formėn e njė shteti federativ monarkik.

Marrėdhėniet politike tė Lidhjes me Maqedoninė

Pas viteve 60 tė shek. IV p.e.sonė nė politikėn e jashtme tė Lidhjes Molose vihen re ndryshime tė dukshme, qė ēuan nė zgjerimin territorial dhe nė fuqizimin e mėtejshėm politik tė saj.

Nė kėtė kohė nė kufijtė verilindorė tė Epirit filloi tė mėkėmbet me shpejtėsi shteti maqedon. Gjatė sundimit tė Filipit II Maqedonia u shndėrrua nė njė monarki tė fuqishme tė centralizuar, nė njė forcė kryesore politike dhe ushtarake nė Ballkan. Duke shfrytėzuar krizėn e shteteve greke, Filipi pasi zgjeroi dhe konsolidoi shtetin e vet, nuk vonoi tė ndėrhynte edhe nė ēėshtjet e brendshme tė tyre duke zhvilluar njė politikė konsekuente hegjemoniste mbi to.

Nė kėtė drejtim Epiri duhet tė shėrbente si njė mbėshtetje pėr tė shtrirė kontrollin maqedon nė brigjet perėndimore tė Greqisė, pėr kėtė qėllim Filipi II i dha njė rėndėsi tė veēantė vendosjes sė njė aleance tė qėndrueshme me Lidhjen Molose. Pėr kėtė aleancė ishte interesuar dhe vetė Lidhja, sa kohė qė Maqedonia do ti linte dorė tė lirė pėr ta ēuar mė tej politikėn e zgjerimit tė mėtejshėm tė kufijve tė saj. Dhe jo rastėsisht Arryba, i cili kryesonte nė kėtė kohė Lidhjen, shpejtoi tė lidhte krushqi me Filipin II, duke i dhėnė kėtij tė fundit nė vitin 357 p.e.sonė mbesėn e tij, Olymbinė pėr grua.

Midis viteve 360-344 p.e.sonė, Lidhja Molose shėnon njė zgjerim tė mėtejshėm tė territorit tė saj nga verilindja duke arritur kufirin mė tė largėt nė kėtė drejtim deri tek Parauejtė nė pellgun e Pėrmetit, Timfejtė dhe Orestėt nė luginėn e sipėrme tė Haliakmonit.

Por nė vitin 344 p.e.sonė, Lidhja detyrohet tė heqė dorė nga kėto krahina, tė cilat Filipi II ia kaloi Maqedonisė. Kur pak mė vonė Athina nisi tė pėrzihet nė ēėshtjet e brendshme tė Epirit, duke rrezikuar pozitat e Maqedonisė nė Epir, Filipi II sulmoi ushtarakisht Ambrakinė duke kaluar nėpėr territorin shtetėror tė Lidhjes. Pasi mposhti Ambrakinė dhe nėnshtroi kolonitė helene tė elejve nė Kasopi, Buketin, Pandosinė dhe Eletren, zboi nga froni Arrybėn, aleatin e lėkundur dhe tė pabindur tė Maqedonisė, i cili kėrkoi strehim nė Athinė.

Nė krye tė Lidhjes Molose vuri kunatin e vet Aleksandrin 20-vjeēar, tė mbiquajtur Molos, tė cilit i dorėzoi dhe qytetet qė sapo i kishte pushtuar. Pėr ta angazhuar edhe mė shumė ndaj Maqedonisė, Filipi II i dha Aleksandrit pėr grua tė bijėn, Kleopatrėn, dhe e pėrkrahu atė nė politikėn e zgjerimit territorial tė shtetit molos.

Gjatė sundimit tė Aleksandrit (342-331 p.e.sonė), Lidhja Molose i zgjeroi shumė kufijtė e saj nė drejtim tė krahinave jugore dhe veriperėndimore tė Epirit. Nėn kontrollin e Lidhjes hynė tani jo vetėm kolonitė elease, por edhe tėrė Kasopia fqinje, tė cilat u bėnė aleatė tė saj (symnatios), duke gėzuar njė farė autonomie dhe tė drejtėn qė tė prisnin monedhat e tyre.

Aleksandri arriti ti imponojė pushtetin e tij dhe Koinonit tė thesprotėve, deri atėhere i pavarur, megjithėse territorialisht nė pėrfitim tė Lidhjes Molose, e cila ushtronte mbi tė presion tė vazhdueshėm, pėr tė dalė nė det. Jashtė kontrollit tė shtetit molos ende mbetej nė kėtė kohė Koinoni i kaonėve, qė vazhdoi tė ruante pavarėsinė e tij. Zgjerimi territorial nė drejtim tė pjesės mė tė zhvilluar nga pikėpamja social-ekonomike tė Epirit dhe nė mėnyrė tė veēantė dalja e tij gjerėsisht nė det, e fuqizuan edhe mė shumė ekonomikisht dhe politikisht shtetin molos, dhe hapėn rrugė pėr njė intensifikim tė lidhjeve sidomos me brigjet perėndimore tė Mesdheut.

Nė vitin 334 p.e.sonė Tarenti kėrkoi nga Aleksandri molos ndihmė ushtarake, meqenėse po rrezikohej pavarėsia e qytetit dhe e aleatėve tė tij nga lukanėt. Aleksandrit do ti jepej mundėsia qė tė pėrhapte influencėn e Epirit edhe nė qytetet e tjera tė Italisė sė Jugut, pėr tė cilėn ishin tė interesuara shtresat sunduese tė vendit, qė ai pėrfaqėsonte dhe nė mėnyrė tė posaēme ajo tregtare. Kjo u bė nxitje qė Aleksandri tė ndėrhynte aktivisht nė ēėshtjet e qyteteve greke tė Italisė sė Jugut. Pasi ia la sundimin e Mbretėrisė Epirote gruas sė vet sa kohė qė ai do tė mungonte, Aleksandri u nis pėr nė Itali me forca tė kufizuara, sipas Aristotelit me 15 anije ushtarake dhe mjaft anije tregtare. Me tė zbritur nė Itali, ai e zgjeroi bėrthamėn e ushtrisė sė tij relativisht tė vogėl, me forca tarentine si edhe me mercenarė, me lukanė tė dėbuar dhe me kontingjentet qė i vunė nė dispozicion qytetet e tjera greke tė kėrcėnuara nga fiset italike.

Nė fillim Aleksandri korri njė sėrė fitoresh kundėr lukanėve dhe samnitėve, futi nė dorė Heraklenė, koloninė e Tarentit, Sipontin e Apuljes etj., dhe pėr njė kohė ai e konsideroi veten sundimtar tė plotė mbi to. Nga kjo pozitė, ai bėri marrėveshje dhe me qytete tė tjera, madje dhe me Romėn. Nga vendet e kontrolluara prej tij dėrgoi pėr nė atdhe 300 familje tė shquara si pengje. Mė vonė lukanėt dhe samnitėt e morėn veten dhe me forca tė shumta tė bashkuara, filluan tė ushtrojnė pėrherė e mė tepėr presion mbi ushtrinė epirote dhe tė aleatėve tė saj numerikisht mė tė pakėt, derisa nė dimrin e vitit 331-330 p.e.sonė, pas njė beteje tė pėrgjakshme pranė Pandosisė, jo larg Kozencės, forcat e Aleksandrit u thyen keqas dhe ai mbeti i vrarė nė kėtė betejė.

Me rrjedhimet qė patėn kėto ngjarje nė Epir mbyllet dhe etapa e parė e zhvillimit historik tė shtetit federativ epirot.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
/ZI1O

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė