Shteti i Epirit.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Shteti i Epirit.

Shteti i Epirit shtrihej nė veri-perėndim tė Greqisė antike.Fiset e Epirit ishin Molosėt, Thesprotėt dhe Kaonėt. Kėto fise u bashkuan duke krijuar Lidhjen Molose.

Harta e Shtetit tė Epirit.
Harta e Shtetit tė Epirit.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/07/2017 16:30

Lindja e Shtetit tek Epiriotėt

Territori dhe popullsia.

Nė periudhėn antike treva qė nga malet e Llogarasė dhe tė Kudhėsit me rrjedhjen e mesme tė Vjosės nė veri dhe deri nė gjirin e Ambrakisė dhe nė kufijtė e Etolisė nė jug, qė nga malet e Pindit nė lindje e deri tek brigjet e detit Jon nė perėndim, pėrbėnte njė njėsi gjeografike-politike mė vete tė formuar historikisht dhe tė njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjetėr Apeiros qė do tė thotė stere, tokė.

Me fjalėn Epir autorėt grekė nėnkuptonin nė fillim ēdo vend kontinental pėrballė ishujve. Po me kėtė kuptim, p.sh., Homeri e quan Akarnaninė Epir, gjithashtu mė vonė edhe Tukididi. Kėshtu i quanin edhe brigjet pėrkundrejt tyre banorėt e ishujve tė Jonit, duke u nisur nga pozita e vet ishullore.

Ky emėr i pėrdorur nė fillim si njė emėr i pėrgjithshėm pėr tė caktuar pozitėn kontinentale tė krahinės etnikisht ilire, qė ndodhej pėrballė tyre, u shndėrrua mė vonė nė njė nocion tė pėrveēėm gjeografik, qė i atribuohej njė krahine tė veēantė me kufijtė pak a shumė tė pėrcaktuar historikisht.

Nė kėtė kuptim emri Epir ndeshet pėr tė parėn herė tek shkrimtari grek i fundit tė shek. VI p.e.sonė, Hekateu, kur thotė se Oriku ėshtė liman i Epirit, dhe pak mė vonė tek Pindari, i cili e quan Epirin tė famshėm me hapėsira kodrash tė shkėlqyeshme qė fillojnė nga Dodona e deri nė brigjet e Jonit.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė, me transformimin e bashkėsisė molose nė njė shtet tė ri federativ, tė quajtur epirot, qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė kėtij territori duke pasur njė nėnshtetėsi tė vetme, epirote, emri Epir merr tani njė kuptim tė pėrcaktuar qartė politik.

Shkrimtari grek i shek. IV p.e.sonė numėron nė kėtė kohė nė Epir vetėm 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike rezulton qė ky numėr tė ketė qenė shumė mė i madh. Nga fiset mė kryesore ilire, tė cilat luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė historinė politike tė kėsaj krahine, pėrmenden sidomos thesprotėt, kaonėt, molosėt etj.

Ndėrmjet kėtyre fiseve ndodhnin luftėra tė vazhdueshme pėr epėrsi territoriale dhe politike dhe kishte njė prirje pėr separatizėm midis sundimtarėve tė veēantė tė tyre. Kjo gjendje vazhdoi tė paktėn deri nė fillim tė shek. IV p.e.sonė, kur mbretėrit molosė arritėn tu imponohen shumė prej fiseve fqinje epirote dhe tė krijonin njė mbretėri tė fuqishme, me bazė federative, qė autorėt grekė e quanin Koinon tė molosėve.

Premisat pėr krijimin e shtetit nė Epir.

Si rezultat i zhvillimit tė mėparshėm ekonomiko-shoqėror, nė shek.V p.e.sonė nė Epir ishin krijuar tė gjitha premisat pėr lindjen e formacioneve tė hershme shtetėrore.

Diferencimi social, sidomos tek fiset ekonomikisht mė tė pėrparuara tė kėsaj krahine, siē ishin molosėt, kaonėt, thesprotėt etj., pasqyrohet qartė nė burimet historike qė nė shek. VIII-VII p.e.sonė, por tani ai merr pėrpjesėtime mė tė gjera. Aristokracia epirote e tokės dhe e bagėtive, kishte arritur tu impononte pushtetin e vet prodhuesve tė vegjėl fshatarė dhe tė shfrytėzonte pėr interesat e saja ekonomike punėn e shtresave tė tjera e tė skllevėrve. Nė duart e kėsaj aristokracie ishin grumbulluar tashmė pasuri tė mėdha qė i mundėsonin asaj tė hynte nė marrėdhėnie tė ngushta me shoqėrinė antike tė Greqisė.

Nė gjysmėn e dytė tė shek.V p.e.sonė, nė Epir ekzistonin edhe shtresa tė tjera; pėrveē aristokracisė sė tokės, ishte fuqizuar edhe shtresa e zejtarėve e tregtarėve. Shumė kuptimplotė nė kėtė drejtim paraqitet njė mbishkrim i vitit 427/426 zbuluar nė sanktuarin e Poseidonit nė Tenarė, sipas tė cilit njė farė Eskrioni, epirotas, liron skllavin e tij, Herakleid, duke ia kushtuar kėtė akt hyut tė detrave.

Sipas pėrmbajtjes dhe vendgjetjes sė mbishkrimit Eskrioni duhej tė kishte qenė pikėrisht njėri nga pėrfaqėsuesit e tregtarėve skllavopronarė epirotas tė lidhur me tregtinė detare. Kjo ėshtė prova mė e hershme epigrafike, qė dėshmon pėr ekzistencėn e institucionit tė skllavėrisė nė Epir tė paktėn qė nga gjysma e dytė e shek. V p.e.sonė.

Mbi bazėn e kėtij diferencimi tė brendshėm dhe tė luftės sė vazhdueshme qė bėnin sundimtarėt e fiseve tė veēanta pėr nėnshtrimin e fqinjėve tė tyre, nė Epir lindėn njė tok federatash, sistemi politik i tė cilave mbėshtetej nė bashkimin e njė grupi fisesh tė federuara tė quajtura koine.

Mė herėt kėto bashkėsi u krijuan rreth fiseve ekonomikisht dhe politikisht mė tė fuqishme tė Epirit, si tek thesprotėt, kaonėt dhe molosėt. Ashtu siē paraqiten nė mesin e shek.V, ato ndryshonin midis tyre jo vetėm nga madhėsia dhe rėndėsia politike, por edhe nga struktura e tyre organizative. Sipas njė lajmi tė Tukididit, i cili u referohet viteve tė para tė luftės sė Peloponezit, Koinonet e kaonėve dhe tė thesprotėve nuk e njihnin pushtetin e mbretit. Nė krye tė tyre qėndronin dy magjistratė mė tė lartė ekzekutivė tė quajtur nė traditėn historike, prostatė, tė cilėt zgjidheshin ēdo vit nga rrethet aristokratike tė fisit qė kryesonte Koinonin.

Molosėt, ndryshe nga dy koinonet e para, sundoheshin nga mbretėr, pushteti i tė cilėve tanimė ishte bėrė i trashėgueshėm. Tukididi pėrmend qė nė vitin 470 p.e.sonė njė mbret molos Admetin, qė i dha strehim politik gjeneralit grek Themistokliut tė dėbuar me ostrakizėm nga Greqia. Sipas pėrshkrimit tė kėsaj ngjarjeje, Admeti paraqitet si njė sundimtar me origjinė fisnike, i fuqishėm dhe me influencė deri nė rrethet qeveritare tė Athinės.

Pėr veprimtarinė politike tė federatave tė Epirit burimet historike heshtin pothuajse fare. Ato i shohim tė dalin nė skenėn e historisė vetėm nė kohėn e luftės sė Peloponezit, kur ushtritė e kaonėve, tė thesprotėve, tė molosėve etj., me sundimtarėt e tyre nė krye, marrin pjesė nė anėn e Spartės nė ekspeditėn luftarake kundėr qytetit Strato tė Akarnanisė.

Midis kėtyre bashkėsive tė veēanta rolin mė tė rėndėsishėm dhe aktiv nė historinė politike tė vendit filloi ta luajė Mbretėria e Molosėve. Nė qoftė se deri nė fundin e shek. V p.e.sonė kėto bashkėsi vepronin tė veēuara dhe nė konflikte tė brendshme me njėra-tjetrėn, tani ėshtė Mbretėria Molose ajo qė do tė marrė iniciativėn pėr tė zgjeruar pushtetin e saj dhe pėr ta vėnė Epirin nė rrugėn e bashkimit tė tij politiko-ushtarak.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
h+AKI

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.