Fundi i sistemit monarkik nė Epir.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Fundi i sistemit monarkik nė Epir.

Pas vdekjes sė Pirros, Aleanca Epirote filloi gradualisht tė humbiste fuqinė e saj tė mėparshme politike dhe ushtarake.

Fundi i sistemit monarkik nė Epir.
Fundi i sistemit monarkik nė Epir.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/07/2017 20:42

Pas vdekjes sė Pirros, Aleanca Epirote filloi gradualisht tė humbiste fuqinė e saj tė mėparshme politike dhe ushtarake. Me gjithė pėrpjekjet e bėra pėr tė ruajtur zotėrimet e mėparshme nė Maqedoni, nė Greqi dhe nė Iliri, ajo qe e detyruar mė nė fund tė tėrhiqej prej tyre. Trashėgimtarit tė Pirros, Aleksandrit, qė nė fillim iu imponua njė luftė e rrezikshme nga mbreti i ilirėve Mytili, tė cilėn mė vėshtirėsi mundi ta pėrballonte.

Kurse Demetri II, e detyroi atė tė hiqte dorė jo vetėm nga Maqedonia, por pėr njė kohė dhe nga vetė Epiri, mbi tė cilin vendosi kontrollin e tij. Pasi qe rikthyer nė atdhe me ndihmėn e etolėve, Aleksandri u pėrpoq edhe njė herė qė tė rimėkėmbte fuqinė e dikurshme tė Aleancės Epirote por mė kot, pasi ajo kishte marrė tatėpjetėn.

Nė vitet 30 tė shek. III p.e.sonė, Mbretėria Epirote pėrjetoi periudhėn e fundit tė ekzistencės sė saj, e mbėrthyer nė njė krizė tė ashpėr, e cila rrėmbimthi e ēoi deri nė brerjen e themeleve tė regjimit monarkik. Depėrtimi gjithnjė e mė i thellė i skllavopronarisė nė fshatin epirot, po shkatėrronte dhe po shpronėsonte pėrherė e mė shumė prodhuesit e vegjėl tė lirė fshatarė, qė dikur pėrbėnin masėn kryesore dhe mė energjike tė ushtrisė federative epirote dhe ēoi nė dobėsimin e fuqisė dhe tė kompaktėsisė ushtarake.

Kjo krizė e brendshme u acarua dhe mė tepėr nga situatat e jashtme jo tė favorshme pėr Aleancėn Epirote. Pėrreth saj vepronin tani shtete tė tilla tė fuqishme, si Maqedonia, Lidhja Etole dhe Shteti ilir, tė cilėt kėrkonin secili tė fusnin nėn kontrollin e vet Epirin, meqė ai zinte njė pozitė kyēe nė planet e politikės sė tyre pushtuese. Nė kėto situata sundimtarėt epirotė u treguan tė paaftė tė qeverisnin vendin.

Aristokracia epirote, duke parė mė nė fund se ata nuk ishin mė nė gjendje tė mbronin dhe tė pėrkrahnin si dikur qėllimet e saj, e shfrytėzoi pakėnaqėsinė e popullit pėr ti dhėnė fund njėherė e pėrgjithmonė regjimit tė vjetėruar monarkik nė Epir. Ajo e realizoi kėtė me vrasjen nė vitin 234/233 p.e.sonė tė mbretėreshės Deidames, qė ishte dhe sundimtarja e fundit prej dy shekujsh e dinastisė sė Ajakidėve.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
$I/N2

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.