Pėrkatėsia e fiseve Epirote.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėrkatėsia e fiseve Epirote.

Mendimin qė fiset epirote nuk ishin helenė, mbėshtetet nė radhė tė parė, nė faktin se shumė nga shkrimtarėt antikė kėto fise i quajnė me emrin e pėrgjithshėm barbarė. Pikėrisht sipas kuptimit qė i dhanė fjalės barbarė, dijetarėt u ndanė nė dysh.

Tukididi bėn njė dallim tė qartė ndėrmjet helenėve dhe fiseve kryesore epirote.
Tukididi bėn njė dallim tė qartė ndėrmjet helenėve dhe fiseve kryesore epirote.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 19/07/2017 19:48

Tukididi bėn njė dallim tė qartė ndėrmjet helenėve dhe fiseve kryesore epirote. Pėr t'u theksuar kėtu ėshtė sidomos libri II, ku flitet pėr pjesėmarrėsit e veprimeve luftarake tė vitit 429 p.e.sonė.

Nė kėtė pjesė ai shkruan: Me Knemin, prej helenėve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njėmijė hoplitė tė peloponezas qė ai i kishte marrė me vete kur po vinte. Nga barbarėt ishin njėmijė Kaonė. Bashkė me Kaonėt merrnin pjesė nė ekspeditė edhe Tesprotėt, Molosėt, Atintanėt, Pervejt dhe Orestėt.

Nė kėtė pjesė duket qartė se Ambrakionėt, Parauejt dhe Orestėt i konsideron barbarė, do me thėnė popuj johelenė.

Nė njė vend tjetėr, Tukididi i quante barbarė persianėt, taulantėt, ilirėt, trakėt dhe maqedonėt. Po kėshtu barbarė i quajnė epirotėt edhe Straboni Skymni, Polibi, Livi, Plini, etj.

Fjala barbar pėrdoret nga autorėt e lashtė grekė pėr tė treguar popullsi tė huaja, por edhe fise etnikisht tė njėjta por gjeografikisht margjinale, kultura dhe dialekti i tė cilave kishte karakteristika dalluese nga tė dialekti i athinasve.

Nė kėtė kuptim ekzistonte ndryshim kulturor ndėrmjet epirotėve dhe helenėve. Kėtė e pohon edhe Tukididi nė njė vend tjetėr, kur flet pėr qytetin nė Amfiloki: Banorėt e kėtij qyteti, greqishten qė flasin sot, e mėsuan nga ambrakasit e ardhur, amfilokėt e tė tjerė janė barbarė.

Nė qoftė se amfilokėt do tė ishin grekė, nuk kishte pėrse autori helen tė theksonte se ata e mėsuan greqishten nga ambrakasit, pasiqė nuk do tė kishin nevojė tė mėsonin gjuhėn qė ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t'i quajė ata barbarė, ashtu si i quante tė gjithė popujt e tjerė qė nuk ishin grekė.

Ka mendime se me fjalėn barbarqė ka pėrdorur, Tukididi nuk ka pasur me tė vėrtetė qėllim qė tė tregojė shkallėn e nivelit kulturor tė popujve. Ata i mėshojnė mendimit se helenėt nė pėrgjithėsi, nga mesi i shekullit V p.e.sonė, nuk e mbanin veten mė superiorė nga popujt e tjerė, si bie fjala persianėt dhe egjyptjanėt, tė cilėt ata i quanin barbarė.

Mund tė pėrmendet edhe njė e dhėnė mė e vonė, qė besohet tė jetė nxjerrė nga burime mė tė hershme. Ky ėshtė shėnimi i Stefan Bizantinit, i cili i quan athamanėt ilirė. Pėr kėtė tezė qė i njeh epirotėt pėr ilirė flet edhe vetė shtjellimi i ngjarjeve politike nė Epir. Epiri mbetet pėr njė kohė tė gjatė i pėrjashtuar nga komuniteti grek dhe nė luftėrat kundėr persianėve, me pėrjashtim tė ndonjė kolonie korintase, nuk mori pjesė asnjė fis nga Epiri.

Kur Perikliu ftoi delegatėt e Greqisė nė konferencėn panhelenike tė Athinės, vetėm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytet-shtetet e Epirit.

Straboni, plaku i vjetėr i gjeografėve dhe i historianėve tė Greqisė sė Lashtė thotė se: ... populli i kėtyre viseve ka patur njė afėrsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinė e maqedonisė dhe tė ilirisė.

Njė kontribut tė rėndėsishėm pėrsa i pėrket problemit tė pėrkatėsisė etnike tė fiseve epirote sjellin edhe gėrmimet arkeologjike, qė janė kryer nė Shqipėrinė e Jugut, si p.sh. nė kodėrvarret e Vodhinės, tė Bodrishtės dhe Kakavisė nė Dropullin e Sipėrm, nė Mashkullorė tė rrethit tė Gjirokastrės, nė kalanė e Rripėsit tė rrethit tė Sarandės dhe sidomos gėrmimet nė qytetin e lashtė tė Jermės nė rrethin e Gjirokastrės.

Vend me rėndėsi zėnė gjetjet nė kodėrvarret e Dropullit tė Sipėrm. Duke studiuar mėnyrėn e ndėrtimit tė tumave dhe inventarin e materialeve tė tyre, arrijmė nė pėrfundim se ato nuk ndryshojnė as nė format e jashtme e as nė pėrmasat nga materialet e ngjashme tė krahinave tė tjera tė Shqipėrisė. Enėt prej balte (me dy vegje) tė zbuluara nė kėto tuma, nga format e tyre janė tė ngjajshme me ato tė Vajzės dhe tė Matit. Te kėto enė duket se ndėrtuesit e tumave tė Dropullit kishin tė njėjtėn kulturė materiale me banorėt e Vajzės, Matit dhe tė krahinave tė tjera ilire. Qysh nė fillimin e mijėvjeēarit tė parė p.e.sonė nė bazė tė dhėnave mė lart tė cekura do tė thotė se ka pasur njė popullsi me origjinė ilire.

Njė rėndėsi tė dorės sė parė kanė edhe materialet arkeologjike tė zbuluara nė vendbanimet e fortifikuara ilire tė Kaonisė. Mesapėt e Italisė sė Jugut, origjina e tyre ilire tashmė ėshtė pranuar, qė u hodhėn nė brigjet e italisė nė periudhėn midis fundit tė mijėvjeēarit tė dytė e fillimit tė mijėvjeēarit tė parė p.e.sonė, sikurse tregon edhe emri i parė, nuk janė gjė tjetėr veēse kaonė.

Me interes janė edhe rezultatet e gėrmimeve tė bėra nė Butrint, nė Finiq, nė Ēukėn e Ajtojt, nė Kalivo tė rrethit tė Sarandės dhe gėrmimet nė Jermė. Kėto gjetje dėshmojnė pėr njė veprimtari prodhuese mjaft tė gjerė. Vendin e parė e zėnė qeramika, veglat metalike tė punės e materialet e ndėrtimit. Mė tė rralla janė stolitė, armėt e objektet artistike. Tė rėndomta janė kudo tjegullat e shtėpive. Nė gėrmime gjithashtu janė gjetur detaje arkitektonike, shtylla, etj. Meriton tė studiohet qeramika e zbuluar nė territorin e banuar nga kaonėt. Studimi i kėsaj qeramike ndihmon tė nxirren pėrfundime me vlerė rreth formimit dhe zhvillimit tė kulturės epirote dhe gėrshetimit tė saj me kulturat fqinje.

Njė interes tė veēantė paraqet edhe qeramika e zbuluar nė qytetin e Jermės, nė rrethin e Gjirokastrės. Meqenėse kėtu ajo ėshtė gjetur nė njė sasi mė tė madhe, nė krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetėr, shtresat kulturore kėtu janė mė tė qarta se kudo tjetėr. Megjithėse nė gėrmimet e kryera nė Jermė, koha kur kjo krahinė ka pėrqafuar njė seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapėseprapė edhe nė qeramikė, nė mėnyrėn e punimit tė saj, nė trajtėn e trungut tė enėve, nė vegjet dhe nė motivet e zbukurimit vėrehen edhe elemente tė traditės ilire. Vlen tė pėrmendet kėtu forma e pėrsėritur e tasave, tė cilat mund tė krahasohen me ato qė janė zbuluar nė vendbanimet ilire tė Gajtanit dhe tė Rosunjės.

Banorėt e kėsaj qendre pėrdornin vegjet brinake nė disa variante, ashtu si dhe nė qendrat e tjera ilire. Kėto vegje i gjejmė tė ngritura nė mėnyrė tė theksuar nė lartėsi, ose shpesh herė edhe me njė ngritje tė vogėl nė formė t'hemthi. Nė kėto enė gjejmė motive me gėrricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropėza, rrathė tė vegjėl me shirita nė relief, etj.

Tipare tė kulturės ilire shohim edhe nė disa fibula dhe gjilpėra dyshe. Nė Finiq e Butrint janė zbuluar disa fibula tė cilat arkeologėt i kanė quajtur heshtorė. Fibula tė ngjashme me kėto janė gjetur edhe nė treva tė tjera ilire. Kėshtuqė formojnė njė variant karakteristike origjinale ilire, tė cilin e ndeshim vetėm nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit ballkanik.

Disa gjilpėra dyshe qė janė gjetur nė gėrmimet e Jermės (e larė nė ar) dhe nė ato tė Ripėsit, janė tė krahasueshme me ato qė janė zbuluar nė kodėrvarret e Matit, nė qytezėn e Gajtanit, nė nekropolet e Durrėsit e tė Apolonisė. Tė gjitha variantet janė karakteristike pėr periudhėn e parė tė hekurit[38]. Ato vazhdonin tė prodhoheshin nė Iliri edhe nė periudhėn e dytė tė epokės sė hekurit dhe janė konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendės[39]. Gjilpėra dyshe qė gjendet e vulosur nė njė peshore tė qytetit tė Jermės, ka qenė shumė e pėrdorur tek ilirėt.

Njė fushė tjetėr, qė na ndihmon pėr tė gjykuar mbi problemin e pėrkatėsisė etnike tė epirotėve ėshtė edhe onomastika. Kėtė ēėshtje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H. Ceka. Pėrmes faktesh tė shumta, ai arrinė nė pėrfundim se epirotėt ishin tė njė etnosi me ilirėt.

Nė mbishkrimet e zbuluara nė Dodonė, Nilsoni thotė se dalin rreth 50 emra me origjinė ilire[42]. Kurse nė mbishkrimet e zbuluara nė teatrin e Butrintit janė rreth 40 emra ilirė. Si Admet (4 herė), Amynta (2 herė), Annia, Apoita, Artemo, Artemoni (2 herė), Falakrion (4 herė), Nona, Genth dhe Falakr (6 herė). Kėtu po analizoj disa nga kėta emra, qė i ndeshim si nė Epir ashtu edhe nė Iliri. Emri Admet, qė e kemi ndeshur 4 herė nė mbishkrimet e Butrintit, mė kujton emrin ilir Adamat, qė e lexoj mbi monedhat e Shkodrės. Monedha tė prera aty kah mesi i shek. II-tė p.e.sonė, si dhe nė njė gurė varri tė zbuluar nė Durrės. Tė njėjtin emėr njeriu e ndeshim edhe nė krahinat lindore tė Epirit, nė Tesali e nė Maqedoni dhe ėshtė lexuar nė drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale tė Apolonisė. Emri Annia nė trojet shqiptare gjendet nė disa variante, si Annai, Annaius (si emėr burri nė Dyrrah), Anna nė mbishkrimet e Dodonės dhe Anna nė Dalmati. Si H. Krahe, ashtu edhe zbuluesit e tjerė tė kėtyre mbishkrimeve kėtė emėr e quajnė ilir. Njė emėr tjetėr shumė i pėrhapur nė Iliri ėshtė edhe emri Genth i zbuluar nė mbishkrimet e teatrit tė Butrintit. Ky mė kujton emrin e mbretit ilir tė Adrianėve, Genth, tė cilin e gjejmė nė monedhėn qė e ka prerė ai vet. Kėtė emėr e gjejmė edhe nė gurėt e varreve dhe nė monedhat e Dyrrahit. Dy emra tė tjerė si Falakr dhe Falakrion, qė kemi ndeshur 10 herė nė mbishkrimet e Butrintit, H. Krahe, i pėrfshinte gjithashtu pa rezervė nė emra ilirė.

Njė grumbull emrash ilirė kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat qė na kumton Tukididi, lidhur me prijėsin e kaonėve, tė tesprotėve, atintanėve e parauejve, katėr janė ilirė. Nuk kanė tė bėjnė aspak me gjuhėn e vjetėr greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kėshtu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Tesprotia, banorėt e sė cilės (sipas dėshmisė sė Stefan Bizantinit), qenė thirrur edhe Aigestė. Tė njejtin karakter kanė edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej tė cilit e ka marrur sot emrin Ēamėria dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus, etj.

Dihet se, ashtu si tė gjithė popujt e tjerė jogrekė tė Ballkanit edhe ilirėt kanė pėrdorur nė mbishkrimet e monedhat e tyre gjithnjė shkronja tė gjuhės greke e latine. Nė qoftė se sot mbi gjithė truallin e ilirėve ndeshim vetėm mbishkrime greke e latine, kjo nuk do tė thotė se ilirėt u helenizuan dhe mė vonė u romanizuan. Straboni i trajton njė pjesė tė epirotėve si bilingė (dygjuhorė), pra, Straboni nėnkupton qė epirotėt flisnin si ilirishten, ashtu edhe greqishten.

Gjeografi danez Malte Brun, autor i njėrės nga veprat gjeografike mė me autoritet tė shek. XIX, qė pėrfundoi sė botuari pas vdekjes sė tij, nė analizėn e vet mbi gjeografinė e Strabonit thotė: Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekėt gjysmė barbarė. Pėrsa i pėrket Epirit tė gjithė autorėt grekė tė lashtėsisė e pėrjashtojnė nga Greqia. Ai ėshtė pėrshkruar nga Straboni me Ilirinė dhe Maqedoninė. Fiset kryesore tė tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnė se epirotėt flasin njė gjuhė tė veēantė dhe kjo gjuhė ėshtė e njėjtė me atė maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj. Edhe Pukėvili kur flet pėr Akarnaninė dhe Etolinė thekson se: kėto vende, (nė kohėn e tij) quheshin Shqipėri dhe banorėt e saj quheshin shqiptarė.

Ch. Brouchneri, gjeograf i mbretit tė Anglisė shkruan: Shqipėria ėshtė njė provincė e Turqisė Evropiane, qė kufizohet nė veri me Bosnjėn dhe Dalmacinė, nė jug me Livadhjanė, nė lindje me Thesalinė dhe Maqedoninė. Historiani Teodor Momsen nė veprėn e tij monumentale Historia e Romės sė Lashtė, i quan trimat epirotė, shqiptarė tė lashtėsisė. Lajbnici, filozofi mė i madh i kohės sė tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohėve moderne, falė interesave tė gjithanshme dhe kontributeve tė mėdha qė dha nė fushat mė tė ndryshme tė dijes. Por ne shqiptarėt te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, njė dijetar tė hershėm, tė vėrtetė, tė gjuhėsisė shqipe, udhėrrėfyesin e studimeve nė fushėn e gjuhės sonė, qė ndonėse punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare, me njė intuitė tė jashtėzakonshme, arriti i pari nė njė teori ilire tė prejardhjes sė gjuhės shqipe. Kontributi i Lajbnicit nė kėtė fushė pėrfshihet nė tri letra qė ai i ka dėrguar bibliotecistit mbretėror tė Berlinit, tanimė tė njohur nė botėn shkencore si: Letrat shqiptare tė Lajbnicit. Nė letrėn e parė tė datės 24 janar tė vitit 1705, ai shprehte mendimin se;... gjuha e ilirėve tė lashtė mund tė ekzistonte diku nė Epir.

Pėr epirotėt dhe gjuhėn e tyre me origjinė ilire, si Lajbnici shprehen edhe J. G. F. Herder, J. E. Tunman, i cili thotė: Edhe nė Epir banonin vetėm popuj jogrekė, tė cilėt flisnin maqedonisht, siē ėshtė e njėjtė, me gjuhėn ilire.

Ndėrsa Hansjėrg Frėmmer nė librin e tij Ilirėt, qė ai e botoi nė vitin 1988, thotė: Ndarja mė tresh e Ilirisė, ashtu si u bė pas fitores sė romakėve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe nė ndarjen e provincave, tė Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrėsit dhe Apolonisė qė i pėrkiste pėr njė kohė mė tė gjatė Romės, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesė e dioqezės sė Maqedonisė. Kurse territori tjetėr i sundimit tė mbretit Gent, rreth Shkodrės, si provinca Prevalitana, bėnte pjesė nė dioqezėn e Dakisė. Tė dyja kėto pjesė tė territorit tė lashtė ilir nė kohėn e Augustit bėnin pjesė nė provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u pėrfshinė nė pjesėn greke dhe tė Pirros.

Antigonea, qytet antik qė ndodhet pėrballė Gjirokastrės ėshtė themeluar nga Pirrua, tė cilit u vuri emrin e gruas sė tij Antigonea. Ajo ishte njėra prej vajzave tė Berenikės. Kėtė e kishte me Filipin, para se tė martohej me Ptolemeun. Pirrua ka qenė njė mbret shumė i pasur. Sipas historianėve antikė Ambrakia (Narta e sotme), ka qenė kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore (monumente), Plini sh. I, tregon se statujat e famshme tė nėntė muzeve i grabitėn romakėt nė Ambraki nė kryeqytetin e Pirro Mollosit. Ajo veē statujave tė shumta tė saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet mė tė bukur tė asaj kohe, por tė gjitha kėto u grabitėn nga gjeneralėt romakė gjatė vitit 186 para erės sonė.

Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos (ilirian). Plutarku nė veprėn e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herė pėr disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit tė Maqedonisė, njofton se ai nė njė betejė kundėr Demetrios Poliorkitis nė vitin 287 p.e.sonė mbante njė helmetė me njė tufė pendlash (Federbusch) e me dy brirė cjapi dhe maqedonasit menjėherė kaluan nė anėn e tij. Meqė e njohėn si mbretin e tyre tė drejtpėrdrejt e tė vėrtetė. Nė monedhat e Tarentit qė u prenė nga ky qytet pėr Pirron gjatė fushatės sė tij kundėr Romės nė vitet 280-275 p.e.sonė, dalin si shenja tė mbretit Ajakid njė majė shtize, vetėtima e Zeusit tė Dodonės dhe helmeta me brirė. Njė helmetė e tillė ėshtė simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, qė, nė vitin 142-139 p.e.sonė, nė Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretėrore maqedone u ngrit kundėr selekuidėve. Mund tė sillen edhe shembuj tė tjerė pėr karakterin mbretėror tė kėsaj helmete me brirė, por kėtu nuk ėshtė nevoja. Shekuj mė vonė atė e mbajti Skėnderbeu, sepse nga njėra anė, ai si Aleksandėr Bej donte tė lidhej me traditėn e maqedonasit tė madh, qė ende sot nė Orient quhet Dhul-Quarnein (Dybrirėsh), e nga ana tjetėr se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhės i Pirros. Nė qoftė se kronikat nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotė, paraardhėsit tanė kanė bėrė beteja tė mėdha me romakėt dhe gjejmė se ata, ut plurium, mė shumė lavdi se sa turp kanė sjellė prej tyre... Skėnderbeu. Shkruante nė vitin 1460 nė njė letėr qė i dėrgonte princit Ursini nė Itali. Po pėr kėtė biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, nė titullin e veprės sė tij qė doli nė vitin 1508-1510 e quajti Epirotarum princeps (princ i epirotėve) dhe e bėnė emrin e Skėnderbeut tė prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndėrkohė qė botimi i pėrkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus ėshtė titulluar Princ i Epirotėve dhe i Shqipėrisė (Gjermanisht: Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur nė kėtė mėnyrė tė kaluarėn e lashtė me tė sotmen. Kėshtu shprehet nė punimet e tij studjuesi i mirėnjohur gjerman P. R. Franke.

Pėr periudhėn e antikitetit tė Gjirokastrės, kėsaj qyteze-kėshtjellė, hedhin dritė tė mjaftueshme edhe gėrmimet arkeologjike. Gėrmime qė u kryen nė kalanė e Gjirokastrės, nė verėn e vitit 1983. Gėrmimet nė teritorin e brendshėm tė kalasė ishin tė frytshme, sepse u pėrfitua njė lėndė arkeologjike qė i takon shekujve IV ose III p.e.sonė. Kjo riafirmon plotėsisht emėrtimin e hershėm tė kėsaj qyteze-kėshtjellė me emrin Pirrokastra, sepse pikėrisht gjatė kėsaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojė, kjo kohė e vonė e antikitetit shpjegon edhe faktin, qė nė kėtė kėshtjellė nuk gjenė ndėrtime muresh prej gurėsh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka patur nevojė pėr gurė tė tillė, pėrderisa nė periferinė e tij gjenden me sasi tė mėdha shtresash gurė radhorė tė rezistueshėm, tė sheshtė me dimensione tė ndryshme trashėsie, qė rrallė gjenden nė viset e tjera tė Shqipėrisė.

Emile Isambert, duke u mbėshtetur tek historiani i vjetėr romak Tit Livi nė veprėn e tij i kundėrvihet dy herė anglezit Leek. I cili del me hamendje se: Gjirokastra ėshtė Argia e dikurshme. Sepse nė fakt Argia ndodhet afėr Ballshit. Aty rrjedh edhe njė lum i vogėl, i cili quhet Lumi i Argias e qė derdhet nė Vjosė. Tė njėjtin qėndrim si Emil Isambert mban edhe Dr. Milan Shufflaj nė veprėn e tij Serbėt dhe Shqiptarėt. Ai flet pėr gjurmėt e familjes sė dėgjuar tė Arianitasve. Pėrmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qėndruar nė afėrsi tė fshatit tė sotėm Aranitas, ku kalon edhe njė lum i vogėl i quajtur Argias. Kjo gjendet edhe nė greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe njė herė se Gjirokastra ėshtė Pirrokastra e dikurshme, siē e shkruanin mė vonė grekėt.

Nė mesjetė Pyrrho-Castra e humb rėndėsinė e saj. Historia e saj pėrzihet me pjesėn tjetėr tė Epirit. Emėrtimi i ri Gjirokastėr u ndie nga fundi i shek. XIV. Dihet historikisht qė pas vitit 1375 nė kėtė qendėr banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatės. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagėzimit tė qytezave-kėshtjellė me emrat e sundimtarėve tė dėgjuar, pėr nder tė udhėheqėsve tė lartpėrmendur, kjo qytezė-kėshtjellė u quajt me emrin Gjinokastėr. U quajt kėshtu sepse tė dy prijsat e saj mbanin emrin e pastėr shqiptar Gjin. Me fjalė tė tjera u quajt;Qyteza-kėshtjellė e Gjinit. Me kalimin e kohės Gjinokastra u kthye nė Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit tė dukurisė gjuhėsore tė rotacizmit, qė tingulli ( n ) shndėrrohet nė ( r ).

Vė nė dukje emėrtimin e hershėm grek Argjiro-Kastra, tė huajt qė duan t'u japin nga njė kuptim emrave tė qyteteve Gjirokastrėn e quajtėn ;Chateau d'Argent (Kėshtjellė e Argjendtė) duke u nisur nga pamja qė japin gurėt e bardhė radhorė me tė cilėt ėshtė ndėrtuar ky qytet. Aty jo vetėm muret, por edhe kulmet janė mbuluar me rrasa guri tė holla dhe tė bardha qė ndrijnė natėn si argjent nga hėna dhe ditėn nga dielli. Me emrin Argjirokastra kėtė qytet e quajnė vetėm tė huajt.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
;PK(.

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.