Shteti Ilir Fuqi mesdhetare.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Shteti Ilir Fuqi mesdhetare.

Nė historiografinė moderne ėshtė bėrė zakon qė shtetin ilir tė mesit tė shek. III ta quajnė shteti ardian.

Shteti Ilir Fuqi mesdhetare.
Shteti Ilir Fuqi mesdhetare.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 19/07/2017 20:55

Studiuesit qė e pagėzuan me kėtė emėr ia atribuojnė formimin e kėtij shteti fisit tė ardianėve. Sipas tyre, ky fis, i shtyrė nga keltėt qė vinin nga veriu u bart gjatė shek. IV nė bregun e djathtė tė Naronės, pėrballė ishullit Far, nė jug tė dalmatėve; pa i braktisur kėto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e.s. nė kohėn e sundimit tė Pleuratit, atit tė Agronit, ardianėt zbritėn gjatė bregdetit deri thellė nė jug. Nėn goditjet e ardianėve, sipas kėtyre studiuesve, ranė mbretėritė e vjetra tė enkelejve dhe tė taulantėve dhe ardianėt u imponuan pushtetin e tyre gjithė fiseve tė Ilirisė sė Jugut; u krijua kėshtu njė mbretėri e re, shumė mė e gjerė sesa tė parat, qė shtrihej nga kufijtė e Epirit deri pėrtej Naronės nė veri.

Kjo tezė, ndonėse pėrfaqėsonte mendimin mė tė pėrhapur, nuk mbeti pa u kundėrshtuar. Studiues tė tjerė vunė nė dyshim rolin e ardianėve nė formimin e shtetit dhe u pėrpoqėn qė ti zėvendėsonin ata me labeatėt, tė cilėt kishin njė pozitė qendrore nė mbretėri ndaj asaj periferike tė ardianėve. Nuk u pranua gjithashtu origjina ardiane e dinastisė themeluese tė Agronit, e cila u kėrkua pėrsėri te labeatėt; u vu nė dukje me tė drejtė, se Agroni njihej si mbret i ardianėve, vetėm te historiani Dion Kasi (Dio Cassius), njė burim i vonė i shekullit II tė erės sonė, kurse autorė tė tjerė, mė tė hershėm e mė tė besueshėm, e pėrmendin si njė mbret tė ilirėve. Mė nė fund u pėrjashtua mundėsia e lindjes sė kėtij shteti, si rrjedhojė e pushtimeve tė njė fisi dhe u paraqit si krijesė e njė grupi sundimtarėsh, tė cilėt bashkuan fise qė kishin interesa tė pėrbashkėta dhe lidhje afėrsie me dinastinė pushtuese.

Me gjithė ndryshimet qė paraqesin pikėpamjet e shqyrtuara, ato bashkohen nė vėshtrimin qė i bėjnė thelbit tė ēėshtjes: formacioni politik pėr tė cilin bėhet fjalė paraqitet si njė shtet fisnor dhe si njė vepėr personale e njė sundimtari, qoftė ky Pleurati apo i biri i tij, Agroni. Teza mbi zhdukjen pas vitit 270 tė mbretėrisė sė enkelejve dhe tė taulantėve dhe formimi rreth mesit tė shek. III p.e.s. i njė mbretėrie ardiane shumė mė tė gjerė e mė tė fuqishme se tė parat paraqitet sot si njė trajtesė mekanike. Me tė drejtė ėshtė vėnė nė dukje se kėsaj teze i mungon argumentimi historik dhe se e ashtuquajtura mbretėri e enkelejve ėshtė njė krijesė e historiografisė moderne.

Nga ana tjetėr, shteti ilir i mesit tė shek. III shihet si njė dukuri krejt e re nė botėn ilire. Sipas autorėve tė kėsaj pikėpamjeje ilirėt nuk njihnin mė parė veēse njė rend fisnor dhe vetėm pas mesit tė shek. III u krijua ky entitet politik krejtėsisht i ri. Analiza objektive e burimeve tregon se mbretėria e Agronit ėshtė trashėgimtare e drejtpėrdrejtė e shtetit tė mėparshėm ilir, pa asnjė ndėrprerje nė traditėn e vet politike. Qendra e kėtij shteti ka qenė mė nė jug se sa pranohet dhe bėrthamėn e tij kryesore e pėrbėnin tokat e shtetit tė vjetėr ilir, tė cilat gjatė konfliktit me Romėn u bėnė teatri i veprimeve mė tė rėndėsishme ushtarake. Ardianėt banonin gjithashtu mė nė jug; sipas autorėve antikė ata nuk janė veēse njė nga popullsitė e rėndėsishme qė bėnin pjesė nė shtetin ilir dhe nuk u njihet ndonjė rol i veēantė nė formimin e mbretėrisė sė Agronit.

Pėrfshirja e tyre nė pėrbėrjen e shtetit ilir ndodhi, sikurse ėshtė vėnė nė dukje me tė drejtė, nė drejtim tė kundėrt nga ai i pranuar, nėpėrmjet shtrirjes sė kėtij shteti nė veri. Burimet tregojnė qartė se banorėt e kėtij shteti quhen si mė parė ilirė, vendi Iliri dhe sundimtarėt mbretėr ilirė.

Meqė nė jetėn politike tė shtetit ilir nuk ka pasur asnjė ndėrprerje, dinastia e Agronit duhet tė ketė qenė e re dhe me origjinė veriore. Midis asaj dhe sundimtarėve tė mėparshėm nuk ka pasur asnjė lidhje. Ka tė ngjarė qė nė mesin e shek. III p.e.s. ose pak mė parė, shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk i dimė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė Veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė ndryshimin e dinastisė sunduese dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, Dyrrahut e Apolonisė, nga shteti ilir.

Historia e 60 vjetėve tė fundit (231-168 p.e.s.) tė shtetit ilir ėshtė kryesisht historia e luftėrave me Romėn. Ngjarjet qė u zhvilluan nė prag tė kėtyre luftėrave janė vetėm njė prelud i tyre. Megjithatė kėto janė njė dėshmi e rėndėsishme pėr vendin qė zinte ky shtet midis fuqive tė tjera tė Ballkanit dhe pėr rolin e tij historik nė ngjarjet politike tė kohės.

Burimi mė i rėndėsishėm pėr kėto luftėra ėshtė vepra e historianit grek Polibi. Por, kjo vepėr e shek. II p.e.s., qė pėrfaqėson njė histori tė pėrgjithshme, pėrshkohet nga njė tendenciozitet dhe subjektivizėm i theksuar, ku nuk fshihet simpatia ndaj Romės.

Historia e ilirėve, ashtu sikurse nė pėrgjithėsi historia e kundėrshtarėve politikė tė Romės, paraqitet e shtrembėruar. Qėllimi kryesor i Polibit ėshtė tė justifikojė nė kėtė vepėr pushtimet romake, tė cilat i quan tė drejta, tė nevojshme dhe tė dėshirueshme nga popullsitė vendase. Pėr Polibin kėto pushtime ishin tė pashmangshme, sepse fati i kishte caktuar Romės misionin tė sundojė botėn. Njė pjesė e burimeve qė ka pėrdorur Polibi vjen nga historiani mė i lashtė romak Fabi Piktor dhe, sipas njė mendimi tė pėrgjithshėm, ka karakter thjesht propagandistik.

Burimet e tjera pėr kėtė periudhė, duke qenė nėn ndikimin e njė tradite tė korruptuar rėndė paraqiten mė tė pasakta. Kjo vihet re nė radhė tė parė tek Livi, i cili i kushton mė tepėr vėmendje efektit retorik e moralizues sesa tė vėrtetės historike. Pėr hir tė paraqitjes sė bukur dhe tėrheqėse tė ngjarjeve, ai shpeshherė sakrifikon kėtė tė vėrtetė. Tregimet e tij janė tė veshura me petkun moralizues dhe nė mjaft raste me hollėsi fantastike. Shumė tė pasigurta janė edhe njoftimet e shkrimtarėve tė tjerė, Dion Kasi e Apiani, qė pėrfaqėsojnė ritransmetime tė cunguara, dhe mė tepėr tė pasakta tė tradicionit tė vjetėr.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
@9";Q

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė