Ngjarjet nė prag tė luftės me Romėn. Aleanca Iliro-Maqedone.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ngjarjet nė prag tė luftės me Romėn. Aleanca Iliro-Maqedone.

Nė vitet 30 tė shek. III p.e.sonė shteti ilir kishte arritur kulmin e fuqisė sė vet.

Ngjarjet nė prag tė luftės me Romėn. Aleanca Iliro-Maqedone.
Ngjarjet nė prag tė luftės me Romėn. Aleanca Iliro-Maqedone.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 06/08/2017 15:55

Polibi thotė se Agroni, mbreti i ilirėve dhe i biri i Pleuratit, kishte njė fuqi detare dhe tokėsore shumė mė tė madhe nga ajo qė kishin pasur mbretėrit e mėparshėm tė Ilirisė. Kufijtė e shtetit tė tij pėrfshinin njė trevė tė gjerė qė nga Narona deri nė Aoos me pėrjashtim tė Dyrrahut e tė Apolonisė. Qytetet e veriut, Lisi, Skodra, Ulqini e Rizoni, me limanet e gjiret e tyre tė mbrojtura, strehonin flotėn e fuqishme ilire dhe pėrbėnin bazėn e shtetit ilir.

Ndėr fqinjėt e shtetit ilir vetėm Mbretėria Dardane ishte nė ngjitje, ndėrsa vendet jugore jetonin ditė tė vėshtira. Epiri, Maqedonia dhe Greqia ishin tė kapėrthyera nga luftėrat e ashpra socialo-politike dhe rivaliteti midis tyre. Nė mesin e shek. III pozita e Maqedonisė ishte lėkundur pėrsėri. Pėrpjekjet e Antigon Gonatės pėr tė ruajtur hegjemoninė e saj nė Greqi nuk sollėn rezultatet e pritura. Pasardhėsi i tij Demetri II u gjet nė njė situatė edhe mė tė vėshtirė. Lėvizja antimaqedone ishte forcuar, sepse mė nė fund dy lidhjet e mėdha greke, ajo Etole dhe Ahease ishin bashkuar kundėr Maqedonisė. Pėrmbysja e monarkisė nė Epir (viti 234) dhe dalja e kėtij vendi nga aleanca me Maqedoninė pėr tu bashkuar me koalicionin republikan, antimaqedon, e rėndoi edhe mė shumė gjendjen. Raporti i forcave ndryshoi nė dėm tė Maqedonisė. Nė vitin 231 tė dy lidhjet e shtuan presionin e tyre ushtarak mbi Maqedoninė, duke ndėrhyrė me forca tė armatosura kundėr Akarnanisė, njė vend i vogėl qė gėzonte mbrojtjen e Maqedonisė.

Pothuajse nė tė njėjtėn kohė njė sulm i furishėm dardan i pavarur apo i bashkėrenduar, shpėrtheu mbi Maqedoninė nga veriu. I ndodhur ngushtė, si rrallė ndonjėherė, Demetri kishte nevojė pėr aleat dhe kėtė e gjeti te sundimtari i shtetit ilir, Agroni. Kushtet e marrėveshjes nuk pasqyrohen nė burimet historike tė kohės. Versioni i Polibit, qė ėshtė edhe burimi i vetėm pėr kėtė ēėshtje, sipas tė cilit se Demetri ia mbushi mendjen Agronit me tė holla pėr tė ndihmuar qytetin akarnan Medionin, qė mbahej i rrethuar nga etolėt, duket se shpreh tendencėn e kėtij autori pėr tu rezervuar ilirėve njė pozitė tė padenjė.

Ngjarjet konkrete qė u zhvilluan pas kėsaj e sqarojnė mė mirė politikėn e shtetit ilir, si edhe domethėnien e pėrmbajtjen e kėsaj marrėveshjeje. Sidoqoftė njė aleancė midis Maqedonisė dhe Ilirisė qe pėrfunduar dhe ajo i vinte kėto dy shtete kundėr koalicionit republikan nė Greqi dhe kundėr rrezikut qė vinte prej tij.

Ky rrezik qe bėrė real nė Epir dhe mund tė ndikonte keq edhe pėrtej kufijve tė tij. Ky ishte shkaku i kėsaj aleance, pėr hir tė sė cilės Maqedonia do tė sakrifikonte, siē do ta shohim, disa nga interesat e saj nė Epir dhe nė brigjet e Jonit, pėr tė kėnaqur aspiratat ilire nė kėto anė.

Aleanca hyri nė veprim; ndėrsa Demetri ishte i zėnė me dardanėt, njė flotė ilire prej 100 anijesh me 5 000 veta u dėrgua nga Agroni kundėr etolėve nė Medion. Etolėt, qė e mbanin tė rrethuar qytetin, prisnin dorėzimin e tij nga ēasti nė ēast. Ata ishin aq tė sigurt saqė kishin filluar tė bėnin llogaritė pėr ndarjen e plaēkės.

Tė shkujdesur nga ēdo problem i karakterit ushtarak, etolėt u gjetėn pėrpara tė papriturės sė hidhur. Ilirėt qė ishin futur nė liman natėn pa u ndjerė, zbritėn me tė shpejtė nga anijet dhe pasi u rreshtuan nė formacion luftarak u sulėn kundėr lėmit etol. Ilirėt ditėn ta maskojnė mirė lėvizjen e flotės sė tyre tė madhe dhe tė hyjnė nė gjirin e Ambrakisė, pa u diktuar. Por edhe sikur tė kishte ndodhur ndryshe, asnjėra nga flotat e dobėsuara greke nuk qe nė gjendje tu dilte atyre pėrpara.

Duke pėrshkruar kėtė fushatė, Polibi i atribuon njė rol tė veēantė befasisė nė taktikėn ilire dhe qėndrimit tė shkujdesur tė armiqve tė tyre. Nė tė vėrtetė ruajtja e fshehtėsisė nė lėvizjen e forcave, ashtu sikurse befasia janė elemente tė domosdoshme tė taktikės luftarake. Por kėta nuk qenė faktorėt kryesorė qė vendosėn fatin e betejės. Nga vetė zhvillimi i saj nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se rolin vendimtar nė kėtė ndeshje e luajti organizimi mė i mirė i ushtrisė ilire dhe epėrsia e saj taktike nė manovrimin e forcave. Pesha qė kishte rreshtimi i tyre dhe pėrqendrimi i forcės goditėse nė pikėn mė tė dobėt tė armikut, pohon Polibi, bėnė qė ilirėt tė shkulnin armikun nga pozicionet e tij. Tė thyer nga ilirėt, etolėt u gjetėn pas kėsaj midis dy zjarreve. Medionasit, qė deri atėherė qėndronin tė mbyllur nė qytet, dolėn dhe i ranė armikut nė shpinė. Tė asgjėsuar, etolėt lanė nė fushėn e betejės shumė tė vrarė e tė plagosur dhe gjithė pajisjet e tyre luftarake.

Pėrshtypja qė bėri nė Greqi kjo ngjarje qe shumė e madhe. Ushtria qė mbahej si mė e forta ndėr ushtritė greke, qė krenohej me traditat e saj luftarake, pėr fitoren mbi galėt nė vitin 270 dhe qė pėr gati 10 vjet me radhė i kishte shkaktuar kaq telashe Demetrit II tė Maqedonisė, kishte marrė papritur njė grusht dėrrmues. Jo mė i vogėl qe edhe shqetėsimi qė ngjalli nė botėn greke kjo ngjarje, qė nuk dihej se ēpasoja mund tė kishte. Por ilirėt nuk kishin detyrė tjetėr kėtė radhė veē zhbllokimit tė Medionit, gjė qė u dha mundėsi tė izolonin Epirin nga kontakti me etolėt, duke pėrgatitur kėshtu kushtet pėr njė ndėrhyrje tė gjerė nė kėtė vend. Pas pėrfundimit tė betejės ata ngarkuan menjėherė plaēkėn nė anijet e tyre dhe morėn rrugėn e kthimit. Nė atdhe fitorja mbi etolėt u kremtua me tė madhe dhe Polibi tregon se mbreti Agron u dha aq shumė pas tė pirit dhe dėfrimeve saqė ato i shkaktuan vdekjen.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
S#Ti"

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.