Lufta E Dytė Iliro-Romake.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Lufta E Dytė Iliro-Romake.

Pėrpjekjet pėr tu shkėputur nga varėsia romake.

Lufta E Dytė Iliro-Romake.
Lufta E Dytė Iliro-Romake.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/08/2017 17:19

Lufta e dytė

Nė vėshtrimin e parė mund tė duket se punėt nė Iliri u rregulluan nė atė mėnyrė qė garantonin respektimin e traktatit tė paqes dhe njė sundim tė qetė pėr pushtuesin. Megjithatė, ngjarjet politike treguan se as ilirėt, as fqinjėt e tyre maqedonėt, nuk donin tė pajtoheshin me gjendjen e krijuar. Nė vitet qė pasuan luftėn e parė, Demetėr Fari u bė regjent i Mbretėrisė Ilire, nė vend tė Teutės, qė thuhet se kishte vdekur apo abdikuar. Nuk dihet nėse ky akt u krye me pėlqimin e Romės, por ėshtė e sigurt se duke shtrirė pushtetin e tij mbi gjithė Mbretėrinė Ilire, Demetri u forcua mjaft. Nuk duhet pėrjashtuar qė nė kėtė rast ai tė ketė pasur edhe pėrkrahjen e komandantit tė njohur tė Teutės, Skerdilaidit, me tė cilin bashkėpunoi pėr njė kohė.

Pas vitit 225 ose pak mė vonė vihet re largimi i Demetrit nga miqėsia me Romėn, qė u pasqyrua nė veprimet e pavarura tė tij. Nė vitin 223 ai mori pjesė nė invadimin e Peloponezit si aleat i mbretit tė Maqedonisė, Antigon Dozonit dhe nė vitin pasues forcat ilire tė komanduara prej tij luajtėn njė rol vendimtar nė betejėn e Selanisė. Kėto veprime tė Demetrit, megjithėse nuk drejtoheshin haptazi kundėr Romės, shprehnin qartė tendencėn e tij pėr tu shkėputur nga varėsia romake dhe preknin me kėtė pozitėn e Republikės nė Iliri.

Ėshtė pohuar se Farosiani mundi tė veprojė lirisht pėr shkak tė indiferentizmit qė treguan romakėt ndaj ngjarjeve nė Lindje, ose sepse ekzistonte njė keqkuptim nė pėrcaktimin e marrėdhėnieve midis ilirėve dhe Republikės, qė buronte nga mėnyra e ndryshme e tė menduarit dhe tė kuptuarit tė kėtyre marrėdhėnieve nga palėt. Por do tė ishte gabim tė hidhej poshtė vlerėsimi qė i bėnte Polibi situatės dhe tė nėnvleftėsohet ndikimi qė patėn ngjarjet nė Itali dhe Greqi ndaj qėndrimit tė Demetrit. Nuk ka dyshim se sulmi gal dhe rreziku kartagjenas lehtėsuan veprimet e Dozonit nė Greqi dhe pėrcaktuan pozitėn e Farosianit. Para Romės sė kėrcėnuar nė Perėndim Demetri preferoi aleancėn me Maqedoninė. Roma nė fund tė fundit nuk i kishte kėnaqur ambicjet e tij pas luftės sė parė, kurse ai tani donte tė forconte pozitat e fituara si sundimtar i shtetit ilir, duke shfrytėzuar vėshtirėsitė e Republikės. Senati e kuptoi atė qė po ndodhte nė Iliri dhe provoi ta frenonte Demetrin. E thirri nė Romė, sepse ishte bėrė kryelartė dhe i rėndė, por pas kėsaj ai u tregua edhe mė i pabindur dhe u hodh nė veprim tė hapur kundėr Romės. Nė vitin 221 bėri pėr vete istrianėt dhe sė bashku me ta sulmoi anijet italike, kurse mė 220 ndėrmori veprime edhe mė tė guximshme; pushtoi disa nga qytetet e Ilirisė qė ishin nėn vartėsinė e Romės dhe nxiti njė kryengritje tė atintanėve, rezultat i sė cilės qe largimi i tyre prej romakėve. Mė nė fund, nė pėrkrahje tė veprimeve maqedone nė Greqi, ai ndėrmori sė bashku me Skerdilaidin njė ekspeditė detare kundėr Pylosit (nė Meseni) dhe kėndej u hodh me anijet e tij kundėr Cykladeve.

Pėr shumė vite me radhė, Roma nuk qe nė gjendje tė merrte masa kundėr Demetrit, por sidoqoftė nė vitet e fundit gjendja pėr tė qe bėrė mė e favorshme. Ajo ishte lehtėsuar nga pesha e rėndė e luftės me galėt, kurse nė Greqi pas vdekjes sė Antigon Dozonit ishin riaktivizuar, jo pa nxitjen e saj, armiqtė e Maqedonisė, me shpresėn se pasardhėsi i tij, Filipi V, pėr moshėn e re nuk do tė ishte nė gjendje tė mbante frenat e vendit.

Ndėrsa Demetri po e forconte aleancėn me pasardhėsin e Dozonit, njė e ēarė u vėrtetua edhe nė marrėdhėniet e tij me Skerdilaidin. Ajo u shfaq pas dėshtimit tė sulmit kundėr Pylosit, por shkaqet duhen kėrkuar mė thellė. Skerdilaidi nuk e ndoqi Demetrin nė ekspeditėn e tij nė Iliri. Rrugės u ndal nė Naupakt. Kėtu, me ndėrmjetėsinė e mbretit tė athamanėve, qė e kishte tė tijin, ai mori njė vendim tė papritur: u lidh me etolėt dhe i ndihmoi nė veprimet e tyre kundėr aleatėve tė Maqedonisė. Shenja tė mospajtimit me politikėn e Demetrit ishin shfaqur nė Iliri edhe mė parė. Forca ilire tė kundėrta me tė kishin sulmuar Maqedoninė nė kohėn kur Demetri luftonte pėrkrah Dozonit nė Selasi dhe mbreti maqedon qe detyruar tė kthehej me tė shpejtė pėr tė shpėtuar vendin nga ky rrezik. Edhe mė vonė Demetri qe detyruar tė merrte masa tė rrepta ndaj kundėrshtarėve tė tij nė qytetet e Ilirisė e tua jepte pushtetin miqve tė besuar. Tani qė Skerdilaidi kishte marrė vendim, Filipi V u detyrua tė ndėrhynte vetė pėr ta neutralizuar dhe nė takimin qė pati me tė mundi ta bindė qė tė largohej nga etolėt me premtimin se do ndihmonte pėr tė rregulluar punėt e Ilirisė; megjithėse Skerdilaidi pranoi tė lidhte aleancė me Filipin, marrėdhėniet me Maqedoninė nuk gjetėn nė vitet qė pasuan terren tė pėrshtatshėm pėr tu zhvilluar e forcuar.

Veprimet e etolėve e kishin detyruar Filipin, nga ana tjetėr, tu shpallte kėtyre luftė, por si pėrgjigje pati njė kryengritje tė kleomenistėve, miq tė Etolisė nė Spartė. I tėrhequr nga ngjarjet nė Greqi, Filipi qe detyruar tė lėrė mėnjanė ēėshtjet e Ilirisė dhe Farosiani mbeti i vetmuar pėrballė Romės.

Gjendja e turbullt nė Iliri dhe nė Greqi i lejoi senatit tė ndėrhyjė me forca tė armatosura pėr tė rivendosur autoritetin e tronditur nė brigjet lindore tė Adriatikut. Kjo i duhej Romės edhe pėr njė arsye tjetėr tė rėndėsishme: nė perėndim kishin filluar tė bėheshin gjithnjė mė tė qarta shenjat e njė konflikti tė afėrt me Kartagjenėn.

Nė pranverėn e vitit 219 romakėt zbritėn pėr tė dytėn herė me ushtritė e tyre nė brigjet e Ilirisė. Kėtė radhė ata e drejtuan goditjen kundėr pikave mė tė rėndėsishme tė mbrojtjes sė Demetrit nė jug kundėr qytetit Dimale, kurse nė veri kundėr kryeqendrės sė tij, Farit. Megjithėse kėto dy qendra ishin shumė tė fortifikuara dhe me gjithė masat mbrojtėse qė kishte marrė Demetri, Dimale nuk i qėndroi sulmit romak veēse njė javė. Fari ra gjithashtu shumė shpejt si rezultat i njė dredhie taktike tė romakėve; konsulli e shkatėrroi krejt qytetin. Demetri mundi tė shpėtojė duke u larguar fshehurazi me njė anije tė vogėl dhe arriti te Filipi, ku qėndroi deri nė fund tė jetės sė tij si kėshilltar i keq i mbretit tė Maqedonisė.

Polibi tregon se pas kėsaj konsulli pushtoi dhe pjesėn tjetėr tė Ilirisė dhe i rregulloi punėt si deshi vetė. Ky pohim nuk duhet tė jetė i saktė, sepse po ky autor e pėrmend Skerdilaidin ende tė pavarur nė veprimet e tij dhe si aleat tė Filipit nė vitin 218. Me sa mund tė gjykohet prej Apianit, vetėm Pineu iu nėnshtrua romakėve dhe nėnshkroi me ta marrėveshje e traktate tė dyta, kurse Skerdilaidin ata nuk e prekėn dhe me sa duket e kursyen, megjithėse edhe ai kishte shkelur traktatin e vitit 228. Kjo mund tė mendohet edhe pėr atintanėt kryengritės apo pėr ndonjė nga popullsitė dhe qytetet e tjera. Konsujt duhet tė kėnaqeshin kėtė radhė me dėbimin e Demetrit dhe tė ktheheshin me tė shpejtė nė atdhe, sepse Hanibali e kishte sfiduar keq Republikėn me veprimet e tij nė Spanjė. E konsideruan se me kėtė aksion kishin treguar nė mėnyrė tė mjaftueshme forcėn e Romės, pa e zgjeruar luftėn nė Iliri dhe pa hyrė nė konflikt tė hapur me Maqedoninė; morėn me vete skllevėr dhe plaēkė tė shumtė dhe u kthyen nė Romė ku festuan fitoren mbi Farin me njė triumf tė bujshėm, megjithėse lufta qė kishin bėrė nuk e meritonte kėtė.

Lufta pėr ribashkimin e shtetit ilir

Lufta e dytė e la shtetin ilir tė pėrēarė dhe nė njė kaos tė brendshėm politik. Ndėrsa Pineu u mbeti besnik romakėve, Skerdilaidi vepron ende mė 218 si aleat i Maqedonisė, duke pėrkrahur Filipin nė ndėrmarrjet e tij detare tė atij viti. Por i penguar nga komplotet dhe trazirat qė i kishin shkaktuar dinastėt e qyteteve tė Ilirisė, nuk mundi tė dėrgonte mė shumė se 15 anije, baras me gjysmėn e atyre qė kishte premtuar. Nga ana tjetėr, kontingjente ilire, nėn komandėn e Demetrit vepronin krahas forcave maqedone nė Greqi dhe luanin njė rol tė parėndėsishėm nė operacionet e mbretit maqedon kundėr etolėve dhe aleatėve tė tyre.

Gjendja nė Iliri ishte shumė e rėndė edhe pėr shkak tė luftės sė brendshme, e cila po ziente nė qytete prej disa vitesh. Polibi e paraqet kėtė si njė luftė qė zhvillohej nė sferat e larta sunduese, midis dinastėve tė qyteteve dhe sundimtarėve tė lartė tė shtetit ilir. Megjithatė nuk ka dyshim se ajo ishte shumė mė e ndėrlikuar. Nė situatėn e rėndė qė jetonte Iliria, ajo shprehte si kontradiktat nė gjirin e shtresės sunduese, ashtu edhe ato midis saj dhe shtresave tė tjera tė ulėta qytetare. Orientimet promaqedone dhe proromake, si edhe rrymat decentralizuese dhe centralizuese ishin shprehja e jashtme e saj.

Ndėrkaq, ndėrsa nė Greqi vazhdonte me furi lufta midis Maqedonisė dhe Lidhjes Etole, nė tė cilėn qenė tėrhequr edhe ilirėt pėrkrah aleatėve tė njėrės apo tjetrės palė, nė perėndim shpėrtheu lufta vendimtare midis Romės dhe Kartagjenės, e njohur si Lufta e Dytė Punike. Kontradiktat midis fuqive tė mėdha mesdhetare dhe rezultatet e kėsaj lufte patėn njė ndikim tė thellė nė orientimet politike tė fuqive ndėrluftuese nė Greqi dhe rėnduan edhe mė shumė gjendjen e Ilirisė. Kėshtu me gjithė dėshtimet qė kishte pėsuar nė vitin 217, Roma nuk ngurroi tė dėrgonte pėrfaqėsues nė Iliri pėr tė bėrė presion politik me qėllim qė tė ruante pozitat e saj nė brigjet e Adriatikut dhe tė mėnjanonte njė qėndrim eventualisht tė kundėrt nga ana e Pineut. Ajo nuk la mėnjanė edhe Maqedoninė, tė cilėn e konsideronte si armike potenciale tė saj. Tė dėrguarit e senatit i vunė nė dukje Pineut se ishte vonuar nė shlyerjen e tributit dhe se po tė donte ta shtynte duhej tė jepte pengje, kurse Filipit i kėrkuan dorėzimin e Demetrit pa pėrfilluar kėshtu pozitėn e tij tė pavarur.

Por rezultatet e luftės me Hanibalin ishin tė tilla qė nuk mund tė mos errėsonin kėto hapa tė senatit. Nė Maqedoni ato u pritėn me entuziazėm dhe ngjallėn njė shpresė pėr largimin e rrezikut romak, i cili qėndronte pezull mbi kėtė vend qysh nga lufta e parė iliro-romake. Lajmi i fitores sė Hanibalit, pranė liqenit tė Trazimenit e bėri mė tė vendosur Filipin. I nxitur edhe nga Demetri, ai mori aty pėr aty vendimin tė ēlirohej nga lufta nė Greqi pėr tu drejtuar kundėr Romės.

Kur Filipi nuk kishte pėrfunduar ende paqen me etolėt nė Naupakt (verė e vitit 217), ishte hedhur nė luftė kundėr tij Skerdilaidi. Polibi tregon se njė flotė e tij kishte dalė papritmas nė Leukas, sulmoi dhe rrėmbeu disa anije tė Filipit dhe pastaj vazhdoi lundrimin drejt Maleas, duke zėnė e plaēkitur rrugės tregtarėt. Nė tė njėjtėn kohė, Skerdilaidi kishte sulmuar Filipin nga toka, kishte pushtuar Piseun, njė qytet i vogėl nė Pelagoni, dhe, pasi kishte bėrė pėr vete qytetet e Dasaretisė, midis tė cilave edhe qytetin e rėndėsishėm Antipatrean, kishte kryer sulme edhe kundėr njė pjese tė Maqedonisė nė kufi me kėto qytete.

Shkakun pse sundimtari ilir, ish-aleat i Maqedonisė, u gjend papritur nė luftė me Filipin dhe u prish me tė, Polibi e shpjegon nė mėnyrė tė thjeshtėzuar. Ai thotė se Skerdilaidi ishte zemėruar me mbretin maqedon, sepse nuk i kishte dhėnė tė hollat qė i detyrohej sipas marrėveshjes. Njė shpjegim i tillė nuk mund tė jetė bindės edhe nė qoftė se ky fakt ėshtė i vėrtetė; shkaqe mė tė thella duhej tė kenė tronditur marrėdhėniet e tij me Maqedoninė.

Ajo qė preokuptonte Skerdilaidin vitet e fundit ishte kapėrcimi i vėshtirėsive tė brendshme qė vinin nga trazirat e dinastėve tė qyteteve. Nė verėn e vitit 217 ai i kishte eleminuar ato me sukses dhe mbase pėrmes tyre kishte arritur ti jepte fund pėrēarjes politike qė ekzistonte midis tij, Demetrit dhe Pineut. Nuk ka dyshim se pas kėsaj ai u bė sundimtar i vetėm i shtetit ilir dhe ėshtė fakt qė pėr Pineun nuk bėhet fjalė mė nė burimet. Roma duhet tė mos i jetė kundėrvėnė Skerdilaidit, nė veprėn e tij tė ribashkimit, kurse pėr Maqedoninė kjo nuk mund tė thuhet. Pėrveē premtimeve, Filipi, qė pėrkrahte Demetrin, nuk i kishte dhėnė atij asnjė ndihmė konkrete. Shtrirja e pushtetit tė Skerdilaidit mbi qytetet e Dasaretisė, qė u bashkuan me tė vullnetarisht, nuk duhet tė jetė mirėpritur nė oborrin mbretėror nė Pela dhe ka shumė tė ngjarė qė kėtu tė ketė zanafillėn e vet edhe konflikti i armatosur midis sundimtarit ilir dhe Filipit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
&EA)A

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.