Copėtimi i tokave tė shtetit Ilir.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Copėtimi i tokave tė shtetit Ilir.

Menjėherė pas mbarimit tė luftės romakėt u morėn me ndarjen administrative tė tokave tė shteteve tė mundura.

Copėtimi i tokave tė shtetit Ilir.
Copėtimi i tokave tė shtetit Ilir.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/08/2017 22:31

Senati Romak i shpalli tė lirė Ilirėt e Maqedonėt; nė tė vėrtetė, sikurse e treguan ngjarjet e mėvonshme, ai shpalli humbjen e pavarėsisė sė tyre. Nė njė mbledhje qė u bė nė Skodra, nė vitin 167 p.e.sonė, ku morėn pjesė pesė tė dėrguar tė posaēėm nga Roma dhe pėrfaqėsuesit e parisė ilire proromake, komandanti i ushtrisė Lue Anici shpalli vendimet e senatit romak. Tokat e shtetit ilir u ndanė nė tri njėsi administrative tė veēanta. Nė krahinėn e parė, me qendėr Lisin, qenė pėrfshirė tokat pėrreth kėtij qyteti deri te lumi Mat nė jug. Njėsia e dytė administative pėrbėhej nga krahina e banuar prej labeatėve, qendra e sė cilės ishte Skodra. Nė krahinėn e tretė bėnin pjesė viset bregdetare ilire nė veri tė Skodrės deri te lumi Narona, duke pėrfshirė qytetet Rizen e Olcin.

Pushtuesit romakė shpallėn gjithashtu se tė gjithė ilirėt, qė nuk ishin bashkuar me Gentin nė luftėn kundėr Romės nuk do tė paguanin taksa, kurse ilirėt e tjerė do ti jepnin shtetit romak gjysmėn e taksave qė i kishin paguar mbretit Gent. Romakėt larguan nga qytetet dhe kėshtjellat ushtritė e tyre dhe nė krye tė njėsive administrative tė formuara rishtas vunė pėrfaqėsues nga paria ilire, pėrkrahėse tė politikės pushtuese tė Romės nė Iliri.

Ēfarė fshihej prapa Lirisė sė dhėnė nga Roma? Pėr tė kuptuar kėtė duhet marrė parasysh pohimi i autorėve antikė, qė theksojnė se Iliria e Maqedonia, tė mundura ishin vėnė nėn pushtetin e popullit Romak dhe se ilirėt e maqedonėt do tė jetonin tė lirė vetėm mbasi romakėt tu jepnin atyre kushtetutėn, duke rregulluar ligjet dhe duke caktuar taksat. Pastaj tri krahinat Ilire tė ndara dhe tė bazuara mbi autonominė e civitates-ve bashkėsive, do tė kishin organet e tyre administrative, por nuk do tė kishin tė drejtė pėr tė pasur asnjė lloj marrėdhėnie gjinie, ekonomike e politike midis tyre. Nė kėtė mėnyrė ndėrpriteshin lidhjet ekonomike, bėhej i pamundur njė bashkim ushtarak i tyre dhe shmangej kėshtu rreziku i njė kryengritjeje.

Krahinat e qytetet ilire nė jug tė lumit Mat, tė cilat nuk kishin bėrė pjesė nė shtetin ilir tė Gentit, sundimtarėt e paria e tė cilėve qysh nė dy luftėrat e para iliro-romake kishte mbajtur krahun e Romės, siē qenė parthinėt e atintanėt, romakėt i mbajtėn nėn protektoratin e tyre. Tė tjerėt qė nuk kishin marrė pjesė nė luftė, si bylinėt, amantėt, dasaretėt etj., i lanė pėrsėri mė vete. Qytetet greke Korkyra, Apolonia e Dyrrahu ruajtėn autonominė e tyre, por mbetėn baza tė rėndėsishme ushtarake pėr veprimet luftarake tė mėvonshme tė Romės nė Ballkan. Pėr pjesėmarrjen nė luftėn kundėr shtetit ilir senati romak u ndau atyre 220 anijet qė ishin pjesė e plaēkės sė zėnė nė Iliri.

Nė tokat e shtetit tė Epirit, ku romakėt kishin hasur gjatė veprimeve ushtarake njė qėndresė tė fortė, pas shkatėrrimeve tė mėdha, pas masakrave qė bėnė legjionet romake dhe shndėrrimit nė skllevėr tė njė pjese tė madhe tė popullsisė, u vendos njė regjim i rreptė ushtarak. Vetėm qytetit Foinike, bashkė me njė territor tė vogėl tė banuar nga kaonėt, romakėt u lanė njė farė autonomie, sikurse tregojnė disa mbishkrime dhe monedhat e prera prej kėtij qyteti.

Kėshtu pas mbarimit tė luftės sė tretė iliro-romake, Iliria e Jugut u copėtua ekonomikisht e politikisht. Tė vėna nėn protektoratin e Romės ose duke pasur njė farė autonomie, krahinat e qytetet ilire nuk mundėn tė zhvillonin si mė parė ekonominė e tyre. Disa degė tė prodhimit, si nxjerrja e metaleve e ndėrtimi i anijeve u ndėrpre dhe kaluan nė duart e romakėve. Megjithėse disa qytete tė Ilirisė sė Jugut vazhduan prerjen e monedhave autonome, qarkullimi monetar dhe marrėdhėniet tregtare nuk kishin mė atė intensitet qė kishin pasur para luftėrave iliro-romake. Nė kėtė kohė u forcua edhe mė tepėr pozita e shtresės sė pasur ilire, e skllavopronarėve tė mėdhenj, tė cilėt e mbėshtetnin politikėn e Romės dhe kėrkonin tė pėrfitonin nga rrethanat e reja ekonomike e politike pėr tė shtuar pronat e pasuritė e tyre.

Kjo gjendje qė u krijua nė Ilirinė e Jugut nė fund tė shek. III dhe gjatė shek. II p.e.sonė nuk zgjati shumė. Ajo qe e varur nė pėrgjithėsi nga politika qė Republika do tė ndiqte nė Gadishullin Ballkanik dhe nga synimet pushtuese tė saj. Dy ngjarje qė ndodhėn brenda njė kohe tė shkurtėr, agresioni romak ndaj krahinave veriore ilire dhe kthimi i Maqedonisė nė provincė e bėnė tė qartė qėndrimin qė do tė mbante Roma kundrejt ilirėve. Romakėt, pas kryengritjes maqedone tė vitit 149 p.e.sonė, krijuan provincėn e Maqedonisė dhe pėrfshinė nė tė tė gjitha krahinat ilire nė jug tė lumit Mat.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
1_2hI

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.