Kangjelji VI
Ra bora ndė dejtit
e mė sbardhi vudhėvet
krahėt ce shqitėzės.
Gjumi mua mė ljodhenith,
kurmi vetė tue m'u reshtur
Porsi grua te Marebelja
mbremanet i reshtjet
shtrushi taraftivet,
ljehemi e qenėvet
mbi miljonet, sheh si shuhet
zjarri e dhezet vreshtavet.
Gjell edhe ce se qėlloi.
O vasha kriekeshtenj,
but shtran tė m'uljenej,
pra tė vehej ture tjerr,
gjims ndė t'errėt e te drita,
tė ljeren kentimethin!
De tė garroja se te bora
biren kronjet e tė mbjellat
ket gjell ce nga ruanjen;
se tė biljt e zonjavet
Samerankat, me tumparin,
gjemonjen te vresht e larg,
i thon: - Na ju ruami.
Me qėllonej tue fjantaksur,
se tė pėrdorem, ashtu posht,
veim, se shpit e njerėzet
na fanepsejin mbė t'ngaraksur;
na ljerejin iljezit.
Ndo se kalji me ljeshonej,
iken ndė njė leg gra
gjith tė shprishura, ajo vet
zej terkuzen tė pėrtrollem:
kurm' e bukur i njeriut
sit i ruanej e m'e buten.
Tė dersiturin stomahje
me shinej me skemantilj,
e kuqe se me e shihin.
Ajo vash zakonbukur
se ljeu ndėr tė mundasha;
porsa mua ndė sbardhen dita,
njė kaljivez e ljeriem,
ajerjartur tek firaksen,
dhestra e bardh, maljet e ljumi,
sa me disheron te kragu
vajzėn dethiniazemer,
ajo mua mė ka hje.
Kėnga VI
Ra bora mbi det
e ndėr leshtėriqe zbardhi
kraht e shqitėzės.
Gjumi mua mė lodh:
thuajse trupi mė largohet,
si njė gruaje qė, Marbeles,
mbrėmjes, i largohet,
zhurma e trokashkave
dhe tė lehurit e qenve
mbi mullinjtė, e sheh si shuhet
zjarri e ndizet vreshtave.
Jeta ende s'fjet.
O, vasha kryegėshtenjė
shtratin butė tė ma shtronte,
pra tė vihej duke tjerrė
gjysmė nė terr e nė dritė,
me kėngė nė gojė!
Tė harroja se nėn borė
biren krojet e tė mbjellat
qė na mbajnė jetėn;
edhe djemtė e zonjave
Samerankut qė gumojnė
me tambur vreshtėn e largėt
e i thonė: - Ne tė ruajm.
I kotur do ėndėrritja
Se, pėrdore, fushave
Vemė dhe shtėpitė e njerzve
na faniten me tė aguar
edhe yjt na lėnė;
apo se mė zgjidhet kali
dhe shkon te njė turmė gra,
qė pėrndahen, vec asaj
qė i zė lakun e pėrtrollem:
syri i bukur i njeriut,
dhe vėshtrimi i tij e zbut.
Krahėrorin e djersitur
Ajo e fshin me mandil,
e skuqur se po ma shohin.
Ajo vashė zakonbukur
nuk leu ndėr tė mėndafshta;
Porse mua, kur zbardh dita,
nė njė kasolle tė lėnė
e tė hapur ernave,
prej ku duken, nėpėr tė,
brinja e bardhė, malet, lumi,
fort ma kėnda ta kem pranė
vajzėn qė mė mori zemrėn;
ajo mua mė ka hije.