Kėngėt e Milosaos - Kangjelji VII - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji VII - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji VII nga Jeronim De Rada.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji VII - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji VII - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/01/2018 19:56

Kangjelji VII

Dreq rahjet e dejtit

gėzoi dita e kaljthėrez

vallevet kopiljevet:

i ruatin tė dashurit.

Ndė ktė jet cė kemi mė?

Hėnėn e mbrėmanes,

kur dalėn te dera ime

vashat e bėshėme,

motrat e ushtertorėvet.

U trinteljinj qitharien,

ato tė shpėrveshta

ljotenjen e t'ėmbėljit

ceren me i shuanith.

Kemi mė tė mirėn ėndėr

C'i qell trimit vajzėn.

Pra ce shpit m'u mbilletin,

tek dera e ėrrėtez

ai e pret e me e uljen.

Ajo gapen preherin:

Vajza: - Mir za, trim, di lajthi.

Se t'e shih, se te m'i fjit;

ajo e gjegjen e me si

ruan nj'ill e jetėrin:

se doj t'ikenej, por trembjet.

Vajza: - Trim, ri mir, mos sgjonet mema.

Ajo bėn buzėn mbė gaz.

Trimi: - Vash, puthėm pėrparanith.

Ajo reshtėn kriethit:

pra ce e holjq, dalje m'i bie

nde cerkut je mbjeth ndė gji.

- Via, ri mir.- Ec me shendet.

-Mbė tė nisurit e ruan,

njer ce dolli e nėng e pan.

Zėgjonet e ndė kėt gjell

at dit mė ri me mall.



Kėnga VII

Kundrejt kodravet e detit,

dita e kaltėr gėzoi

valleve tė vashave:

i shohin tė dashurit.

Nė kėt' jetė c'kemi mė?

Hėnėzėn e mbrėmjes,

kur te dera ime dalin

vashėzat e bėshme,

motrat e ushtarėve.

Unė tringėllij kitaren,

ato, tė pėrveshura,

lozin e njė ėmbėlsi

faqet ua zben.

Kemi mė tė mirėn ėndėrr,

qė i sjell trimit vajzėn.

Kur shpitė mbyllen, te dera,

nė tė errėt ai e pret,

e ul, prehrin ajo hap:

- Trim, na merr dyze lajthi.

Ai m'i tregon se c'bėri

qė ta shih e tė m'i fliste;

ajo dėgjon e me sy

ruan njė yll e njė tjetėr,

nuk do t'ikė, por dhe trembet.

- Lamtumir', trim, zgjohet mėma, -

bėn ajo buzėn me gaz.

- Vashė, puthmė mė parė.

Ajo e resht kryethit,

ai e heq e vasha i bie

dalėzė te zverku

e pushton trimi nė gji.

- Lamtumir' - Ec me shėndet.

Ai e ruan nė tė ikur:

u zhduk e njeri s'e pa.

Djali zgjohet e nė jetė

atė dit' mė rron me mall.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
ddk5Y

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė