Perspekti - Kėngėt e Milosaos - Kangjelji X - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji X - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji X nga Jeronim De Rada

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji X - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji X - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/01/2018 14:51, Ndryshuar: 13/01/2018 21:53

Kangjelji X

Valle Pashkės

Zgjou, trim, i agėzuam,

in zot ljereu var,

perėndonjėn iljezit,

shuhen zjarret, derdhet ujt,

jeta veshet ndėr tė rea.

Ashtu, zemėr ljipisjare,

ti tė priresh e garepsur.

Si nj'ani nkarkuar me trima,

Ce te mesi dejtit

pan katund e disheruar,

erdhe i hjeshim, pjot gare.

Kush e mori sishit?



Nj'an e valles

Kush porsiti ren e maljit

mon me shi tė na kuljtonej?

Zonja e madhe u anankas

jasht katundit tė mė vej

ndė njė dasėm me kopiljet.

Kish ndėr sit dejtin,

kish mbė zemėr hjen e shpis,

kurna pa djalin e saj

tė pėrdorėm me njė kopilje.

Vajza ndjeti nd'eshtėrat

gazin tė pėrshuatur;

si njė marmur me llogaz

ruanej e pėrpara sivet

dherat i vejin e i vijin.

Djali u resht e u buar te llaka:

tė pėrljotėm drodhi sit

qiellit vetėm, tundu dhes,

perėnduar dielli,

pa dalj iljezit.

Ish si zemėr ce varesi

kėt jet tė pa njohur

e se sheh ku tė mė vej.



Gjithė vallja

Vija, ljevrosu i gadhjar:

vajza ce ti deshe mir

e me ne ndė valljet.

Prana di zonja jot em,

ndomos se nėng e thot,

se katundit i pėsove

porsi vera triesės,

porsi dheut njeriu me fjalj.



Kėnga X

Vallja e natės sė Pashkės

Zgjohu trim, gėzuarė!

Zotynė la varrine,

perėndojnė yjezit,

shuhen zjarret, derdhen ujėt,

bota vishet ndėr tė reja.

Po kėshtu, zemėr e dhemshur,

priresh edhe ti e gėzuar.

Si njė ani ngarkuar me trima,

qė te mesi i detit shohin

fshanė e dėshiruar,

erdhe gjith' hir e hare,

Po kush tė mori mė sysh?



Njė pjesė e valles

Kush porsiti renė e malit

mon' me shi tė na kujtonte?

Zonja e madhe u nxitua

jashtė katundit tė vejė,

nė njė dasmė tok me cupat.

Kishte detin nė sy,

hien e shpisė nė zemėr,

kur na pa djalin e saj

dorėpėrdore me njė cupė.

Vajza ndjeu nd'eshtėrat

gazin t'i pėrshuhet;

si njė mermer qė mendon

shihte dhe pėrpara syvet

dherat i venin e i vinin.

Djali iku e humbi brinjės:

tė pėrlotur ktheu sytė

qiellit qė rrethonte dheun

vetėm, se dielli kish rėnė,

yjet edhe s'kishin dalė.

Ish si zemėr qė mėrzitet

nga kjo botė e panjohur

e nuk sheh se ku do vejė.



Gjithė valleja

Ngreu, levendi djalė!

Vajza qė ti dashurove

ėsht' me ne nė vallet.

E di mir' zonja jot ėmė,

ndonėse nuk e thotė,

se ti dole nė katund

porsi vera nė tryezė

e mbi dhe njeriu me fjalė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
.jIJ1

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.