Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XI - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XI - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XI nga Jeronim De Rada

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XI - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XI - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/01/2018 22:17

Kangjelji XI

Duro, zemėr, e duro

sa duroi malji me bor.

Shkėpetin nėnt djellas,

sbardhulluan kumbullat:

trimi ka katund i larg

duall e ruati mbė menat

e garroi shpizėn.

- Ljumi u! mė thoj malji.

Si njė qeljqe cė m'i frin,

bjer tė feksurit tė voga,

porsa mbrenta llamparisen,

ėsht ajo vajz e mjelj.

Vetėm ka t'ėmėn e t'an.

Ata duan. Kuj tė m'i thet

eg atire mos i thet?

Ajo lje katund e thuhet

nusja e trimit guaj.

Vjen njė ditė e thjellėmez

cė t'uljet ashtu mbė der,

tė mė qepinj ljinjezėn.

Ajo ruan dejtin:

fjuturonjėn ndallanishet;

e vehet e mė kėnton

strofat cė m'i thoja vet

nd'at mot cė duheshim.

E garron zotin e saj

e me uljen kreithit,

kurmin tim fjantaksenith.

I ljerier muqavet

ashtu malj me ndonjė thellėz,

pra ce njerėz njė katund

stisin sipėr pjono hje

te llakat e gjeljebėra,

e malli trimavet;

e stolisur, tundu gra,

delj kopilja pėr martuar,

ljehen djalje sikeqi.



Kėnga XI

Duro zemėr, duro

sa duroi mali me borė.

Shkrepėtinė nėntė diej,

zbardhėlluan kumbullat:

trimi nga katundi i largėt

doli e i pa menatė

dhe harroi shtėpinė.

-Lumi unė!- thoshte mali.

Si ai qelqi, qė m'i fryn,

bjerr ndricimin nga hukatja,

porse brenda gjithė ndrit,

ashtu ėshtė vajz e mjerė.

Ka vetem tė ėmėn e t'anė.

Ata e duan. Kujt t'i thotė

"po", nė mos u thėntė atyre?

Ajo lė fshatin e quhet

nuse e trimit tė huaj.

Po na vjen njė ditė e kthjellėt,

qė t'ulet ashtu nė derė,

tė mė qepė linjėzėn.

Vėshtron detin:

fluturojnė dallėndyshet;

e vihet e mė kėndon

kėngėt qė i thosha vetė

nd'atė mot qė duheshim;

e harron zotin e saj,

me unj kryet e nė mend

sjell fytyrėn time.

Ja, si bregu i braktisur

gjembave e thellėzave,

ku vinė e ndėrtojnė njerzit

njė katund plot hijeshi

te luginat gjelberore,

ėshtė malli i trimave.

E stolisur, nė mes grave,

vajza del pėr t'u martuar,

edhe lindin djem sydritė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
i,A)8

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė