Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIV - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIV - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIV nga Jeronim De Rada.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIV - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIV - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 14/01/2018 00:30

Kangjelji XIV

Pra ce dielli i ra te shtrati

m'u pataks micoria:

vu njinje tė veshurat,

duall ka rij i biri zotit.

Nj'er ngrėnej buguathin,

ja e shtefrinej murevet.

Mosnjėri shkonej atej.

Vetėm fjit te buz' e udhės

ajo rin ndė vatėret:

- Di u nde trimi i gadhjar

me tė shkonj kėsaj udh!

Fanemirat nd'at Greqi

ce tė foljet i gjegjjen!

Vate!- tha me vetehen,

u pruar te shpi e saj,

mori telj e trastjen

e me vate ka ullinjėt.

Mbjidh ullinj e qanej.

Ce shkararti pes ullinj,

tek i pesti u porsiljis;

atje e qėlloi gjum.

Trimi nd'ėndėr me ju duk,

ce m'i dilj tek udha e ljumit.

Fushat mban in pjono bor,

shqentet ngrang i pikullojin.

Trimi: - Me ktė mot tė bėjė finjen?

Duart si me tė nkuqetin.

Vashės i vej buza mbė gaz,

porsi njota nj'er e keqe

shkundi borėn e fushavet,

e pėrflushi si suvalj

e tė kaljther si njė dejt

posht rehjevet e gapi.

Vati trimi i nisurith.

Ndė njė spart ajo e zen:

prapa ruati e larg e pa

si njė fjutur nd'ata uj,

ce tundet e vente vente

sbardhen tė kėputurith.

Porsa u ngre vore je ftohet,

ce m'i ngriti cerkethin

e gjun e sbuluarith,

m'i kėputi gjumėthin.



Kėnga XIV

Pasi dielli i ra te shtrati,

m'u pataks e mjera:

vuri shpejt tė veshurat,

dual nga rrij i biri i zotit.

Era ngrinte pluhurin

e e shfrynte mureve;

asnjėri s'kalonte andej.

Por atje, te buze e udhės,

Rina flit, vetėm nė vatėr:

- Ku ta dish nė do tė shkojė

trimi i hieshėm me ksaj udhe!

Fatmiroshe ato n'Greqi

zėrin cė i dėgjojnė!

Vate!- tha me vetėhe,

u kthye nė shpi,

mori tėrkuzėn e trastėn

e mė vajti nga ullinjtė:

mblidh ullinj e qante.

Pasi shkundi pesė ullinj,

tek i pesti, nė shullė,

ndejt e e zuri gjumi.

Trimi nė ėndėrr m'iu duk,

qė i doli udhės lumit.

Fushat ishin plot me borė,

rrobat mbi krah i pikonin.

- Me ktė mot ke bėrė finjėn?

Si tė janė skuqur duart!

Vasha vu buzėn mė gaz,

Kur, ia befti njė erė e fortė,

shkundi born' e drurėve,

e pėrflaku porsi valė

e tė kaltėr si njė det

poshtė kodravet e hapi.

Vate dhe trimi, i rrėmbyer!

Te njė spart ajo u zu:

pas e ruajti e larg e pa

si njė flutur pėrmbi ujėt,

qė tundet e, vende-vende,

zbardhon sė kėputuri...

Porse u ngrit veriu i ftohtė,

qė m'i ngriu zvėrkethin

edhe gjurin e zbuluar,

m'i kėputi gjumin.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
DEb\T

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.