Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIX - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIX - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIX nga Jeronim De Rada

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIX - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XIX - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/01/2018 00:43

Kangjelji XIX

Ndė tė rar tė dimėrit,

vajta me timė vėllezėr

te garaca Marljulje,

shum i pritur. Delje mjeri

ngrogu qumėshtin e i rėmpiem,

sit me ljot: - Ga, i bardhi trim.

Kur vinej tatėmadhi,

vetėm qumėshtje tė ngrogėt

doj; pestajna, mbė tė ditur,

ushtėrit kishe harruar.

Pa hje, i piseruam,

rija si te dheu huaj.

Fjejtin tė mi vėllezėr.

Deljet rumpullareshin,

gjumin mė kėputėjin.

Tė parėn u m'u pataksa,

ka Mbuzati hėnėza

mbi dejt dhezėnej.

Pėr sė diti u m'u pataksa,

njerėzit e frushkuljit

tė qėlluar illi se ruan,

por i taksen deljevet

nata me psor mbėdha.

Pėr sė treti u m'u pataksa,

hėna rar, kullotenej

ndonjė ka ati, kėtu,

kocorehjet gjimes tė bardh.

Kur tė katėrėn e zėgjova,

deljet ona u kish gapur

ljumrave tė kaljtherve.

Mua mė zu malli katundit.

Dolla posht sheshevet

c'in tė njom, tė shprishuris

borjes tė paljosur

nėn hjen e stulpavet,

e vashėn kriekeshtenj

njoga te udh e katundit:

njoga stan pjono gajdhi

me tė kaljtheren podhe.

Ju pėrpoqa ndėr vrieljet.

Trimi: - Se ti vije somenat

njėr kėtej, s'unt e pantehja.

Vasha: - Nji s'erdha tė tjera her?

Se pam me k'tė dėrgojmi bukėn

tim vėllezėrė. Tha mėma:

"Mbijth edhe di parkaljidhe"

E sonte, fjejte mbė truall?

- Afėr zjarrit i pushtruam.

- Po po! Nji se munt vijė

prem mbė shpi. -Te shpia ime

vajza kriekeshtenj

nani mė se fanaroset.

- Sa ka dielli ce ron,

mos tek uljet mbrėmanet

nėng ri i vetėmith?

- Bushtėr, - kur tė prirjem

ndėr tė guaj, tė frihjesh,

si tė guaj ti tė mė dish!

- E pse? Vejim afėrith:

mbajti. Prana, tė pėrljotem

pruari sit tė vrika mbė' an.



Kėnga XIX

Me tė rar' tė dimėrit,

vajta bashkė me tim vėllezėr

te stani i Marlules,

i pritur ka mot. Bariu

ngrohu qumėsht e i rrėmbyer,

syt' me lot: - Ha, trim i bardhė!

Yt gjysh, kur vinte, nuk donte

Vec qumėsht tė ngrohtė;

pastaj gjer tė gdhihej,

ushtrinė e harronte.

Pa kreni dhe i trishtuar

rrija si nė vend tė huaj.

Fjetėn tim vėllezėr.

Delet qė zhurmonin,

gjumin ma kėputnin.

Kur u cova pėr sė pari,

nga Mbuzati hėnėza

sipėr detit llamburinte.

Kur u cova pėr sė dyti,

ylli s'ish duke vėshtruar

njerėzit e bishat qė flinin,

por u takste deleve

net me fate tė mėdha.

Kur u cova pėr sė treti,

hėna kishte perėnduar;

ndonjė ka, aty kėtu,

po kulloste kodrave

gjysmė tė zbardhuara.

Kur tė katėrtėn u zgjova,

delet tona ishin hapur

lumenjve tė kaltėr.

Mua mė zu malli i katundit.

Dola poshtė shesheve,

qė ishin lagur: kish dėborė

tė pa shkrirė, tė pėrhapur

nėn hien e shkurreve,

e vashen kryegėshtenjė

njoha te udhė e katundit,

njoha shtatinė plot hir,

spikun e kaltėr tė fustės;

e takova nėpėr zhugat.

Trimi: - Se ti vije somenatė

gjer kėtu, nuk e pandeha.

Vajza: - Pse, s'kam ardhur tjera herė?

S'patėm me kė t'u dėrgojmė

bukėn vėllezėrve."Shko mblidh

dhe dy skorje", mė tha mėma.

Sonte mos fjetė me truall?

- Afėr zjarrit i mbuluar.

- Bobo! S'mund tė vijė mbrėmė

nė shtėpi? -Te shpia ime

vajza kryegėshtenjė

tani mė s'po duket.

- Sa ka dielli qė rron,

mos, kur ulet mbrėmanet,

vetėm s'rri?

- Kur tė kthej nė dhe tė huaj,

ngopmu ti, moj zėmėrgurė,

si tė huaj tė mė dish!

- E pėrse? "Ne pran' e pranė

ecnim. Ajo u pėrmbajt

e pastaj sytė e pėrlotur

i ktheu nga plepat anėsh.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
J\USe

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.