Sokrat i vuejtun-Apo derr i kėnaqun? - Migjeni
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Sokrat i vuejtun-Apo derr i kėnaqun? - Migjeni

Novelėza "Sokrat i vuejtun-Apo derr i kėnaqun?" nga Migjeni.

Novelėza
Novelėza "Sokrat i vuejtun-Apo derr i kėnaqun?" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 25/09/2017 19:06

Prozė

Alternativė

Njė alternativė me dy ftyra, siē janė tė gjitha alternativat.

Tue u krue mbas veshi rrin njeriu para alternativės, dy ftyra,- mbrapa njė ftyrės asht Sokrati i vuejtun me rropatmet e veta e mbrapa sė dytės ftyrė asht derri i kėnaqun me trup tė rrumbullakėt tė vetin. Te Sokrati nuk ke ēka shef: Dy sy tė tretun nė rrashtė, disa shkarravina tė pa lexueshme dhe njė trup me do gjymtyrė tė zhgatrrueme e pa asnjė vijė harmonike; e te derri ke ēka shef; at forcė tė kombinueme mbas rregullave strikt estetike,- e sidomos qė ta knaq synin- aj trup, i majun e i shndoshė e me andje tzhigatuni, dhe mė nė fund aj bisht i pėrclluem nė flakėn e bukurisė hyjnore.

Rri njeriu pėrpara kėsaj alternative tue u krue gjithnjė mbas veshi, ku e ha dyshimi- se nuk di se ē'ftyrė tė zgjedhi. Por, falemi perendisė! Praktik ashtu siē e ka dhanė natyra, nė fund-fundit njeriu dijti me zgjedhė. Edhe dijti me zgjedhė fare mirė; aq mirė sa edhe krijesat e planetave tė tjerė, dhe ma tė pėrparuem se njeriu, ia patėn lakmi.

Vetė Perėndija, tue i ra kokės me dorė, tha se nxansi e kaloj mėsuesin, dhe shumė-shumė u pendue se ē'shkathtsi i dha njeriut. Njeriut ju shtue vullneti pėr t'u praktikue nė shkathtsi. -E dikush dikur tha: "Nuk mundet me kėnė shėrbėtori ma i madh se zotnija i tij, as nxansi ma i mdh se mėsuesi i tij".

O vall! Ē'ironi groteske! Por a dini se ku qėndron eureka (e gjeta!) e njeriut? Ē'bani njeriu me alternativėn? -(Ha fort'e qerrata duel njeriu). Sokrati kurrsesi nuk ju pėlqente, -por as derr nuk mund t'u bante qė ta merrte ftyrėn e tjė. Derr! Vėrtet se asht i lakmueshėm derri, por sado kudo, do tė ruhet dinjiteti njerzuer pėrpara botės-edhe pse mikroskopike nė pikpamje tė tolerancės morale. Atėhere, nė kėtė pezullim tė njeriut, u zgjue nė tė, ajo gja qė nuk asht prej ksaj bote, ajo gja send q'i thonė pjesa qiellore, hyjnore, perendore e ku dij ma&u zgjue -dhe njeriu u ba batakēi.

Ndrroj ftyrat; ftyrėn e derrit ja vu Sokratit, e ftyrėn e Sokratit ja vu derrit e nė kėt tė mbramėn u mishnue vetė. Muer ftyrėn e Sokratit tė vuejtun -por vetėm ftyrėn -e pjesėn e mbrame ja muer krejt derrit. De jure u ba Sokrat -e de facto ishte derr. Mbet Sokrat i vuejtun me ftyrėn e derrit-dhe mbet tė vuej edhe mbas vdekjes sė vet. (Edhe ktu asht tragjedija e Sokratistvet -dhe nji arsye se njeriu zgjodhi tė bahet derr). E njeriut-Posė nė skenė-nuk ja ka anda tragjedinė. Thashė se « de iure u ba njeriu Sokrat », por « de facto » u ba derr. Krijesat nuk mund ta njofin se asht derr dhe e nderojnė si njė Sokrat. Por ka nji herė njeriu nuk mundet ti mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siē asht.

Kėshtu njeriu kalon nėpėr shekuj. Nė vėnd qė tė naltsohet ndėr sfera tė kullueta e tė shklasi prej hyllit nė hyll me hapa pėrparimi, -njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dėbon tė fyem, tue ja vu maskėn e derrit.

Qashtu njeriu ja luejti lojėn& Kujt ?... Vehtes ! Vehtes ! -bėrtet morali prej mėrgimit.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
PY0E

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė