Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXI - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXI - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXI nga Jeronim De Rada.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXI - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXI - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/01/2018 20:14

Kangjelji XXI

Nesėr dihet Shėn Mėria:

frunkullera me u dhez,

udhėt jan pjotė me fjalj.

Mėn, ullinj e vreshtat ona,

verdhullore henies,

mos maj ju tė gėnjeni

vashat e kėtij katundi.

Se ti mbrėma e hjėshėme,

kush mė tij tė rie cė gjum

nani gjintes t'i qėllonj?

Mua thėllėza mbi shtrat

kurm mė sheh tė pa llogaz,

si njė thron shihjet;

si tė pantėhjinj se e menat

dita ime madhja?

Shkrehet e mė bie kumbora

me garė me tė garaksur.

Ka dejti motėra ime

gapen e mė ruani mon,

kurmi vet i qeshunith.

Shpit ona pastronien.

Para shpivet, thirm e valles.

Kunatat cė mbrėmanet

patin fjalj ndė vatėret

e me voll qėlluani gjum,

rrin afėr ndė valljet,

tė zena pėr dorje.

Vajza kriekėshtenj,

e ljerier prindėvet,

mua mė vjen e tim zot

ce e bėri paftes,

ce uljen sit e ruan te jeta

gjith njerėzit vėllezėr.

Nesėrith, ndė kėt her,

uljiet te shtrati im,

mė jep cerėn pėr tė puthur,

nėn lloren me ljė keshėn.

Djaljėrat ce tė m'i ljehen

tė daljen ndėr dherat an,

ndėr ullinjėt e kopshtėrat,

si me delj henia

ka jeta e njogurėz.

Shėn Mėri, mos na ljesh

pra ce tė mė hinj mbė shpi,

e stoljisurėz me ar,

buljereshavet e pritur,

e rėmpiem gjitonevet,

si ka baret nj'iothi,

ce bufetavet t'i mėrinj.

Ljefteri e nji katundi

shpi e tatėmadhit tim,

nani ka te zotera;

e se con ajo mbė shpi

njė tharos e gavnar.



Kėnga XXI

Nesėr gdhihet Shėn Mėria,

flakadani sec u ndez,

udhėt janė plot me fjalė.

Mana, ullinj e vreshta tonat,

verdhėlluar hėnės,

kurrė tė mos i gėnjeni

vashat e kėtij katundi.

O ti mbrėmje e bukur,

kush me ty po rri tani

qė e zuri gjindjen gjumi?

Mua thėllėza te shtrati

mė sheh kurm tė heshtur,

sikur tė shih njė statujė;

si tė pandehė se nesėr

ėshtė dita ime e madhe?

Shkrehen pushkė e bje kambana

me hare mė tė aguar;

motėra ime nga deti

hap dritaren e sheh motin

e gjith' kurmi po m'i qesh.

Shtėpitė tona pastrohen.

Para shpive thirrma e valles.

Kunatat qė, mbrėmanet,

bėnė fjal' te vatra

edhe fjetėn zemėruar,

rrinė afėr nė vallet,

tė zėna pėr dore.

Vajza kryegėshtenjė,

liruar nga prindėt,

vjen te unė e te zoti ynė,

qė e bėri pa mėkate,

qė ul sytė e sheh mbi dhe

gjithė njerėzit si vėllezėr.

Neser ajo, nė kėt' orė,

uletė nė shtratin tim,

mė jep faqen pėr tė puthur,

me lė gėrshetin nėn llėrė.

Djemt' qė do m'i lejnė,

trojeve tona do dalin,

ndėr ullinj e kopėshtije,

ashtu si del hėnėza

e njohur nga bota.

Shėn Mėri, ti mos na le,

pasi tė hyjė nė shpi

e stolisur me ar

e pritur nga bujareshat,

e rrėmbyer nga gjitonet,

si nga bari njė vjollcė,

qė tryezėn kundėrmon.

Si liri pėr gjithė vendin

qė shtėpia e tim gjyshi,

por tani ėsht' nėn tė tjerė:

nusja nuk gjen nė shtėpi

asgjė pėr t'u madhėshtuar.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
8X'i4

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė