Veprat kryesore tė letėrsisė sė vjetėr Shqipe.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Veprat kryesore tė letėrsisė sė vjetėr Shqipe.

Shkrimi mė i vjetėr shqip qė njohim deri mė sot, i pėrket vitit 1462 dhe libri i shkruar nė gjuhėn shqipe, me sa dimė deri tani, ėshtė Meshari i Gjon Buzukut, botuar mė 1555.

Pjese nga vepra me e vjeter Shqipe, Meshari i Gjon Buzukut.
Pjese nga vepra me e vjeter Shqipe, Meshari i Gjon Buzukut.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 09/06/2017 23:20

Vepra e kėsaj periudhe janė nė pėrgjithėsi didaktike si pėr shembull Fjalori latinisht-shqip i F.Bardhit, Gramatika e Andrea Bogdanit. Madje kishte edhe krijime tėrėsisht laike si ndonjė poezi e Budit, shume vjersha tė bejtexhinjve etj.

Atė qė s'mund ta bėnte letėrsia e shkruar, e bėri vetė populli me letėrsinė gojore, me krijimet e bukura folklorike, qė pėrbėjnė njė monument kulture tė pandėrprerė gjatė gjithė qėnies sė tij, qė nga kohėt mė tė lashta. Shkrimi mė i vjetėr shqip qė njohim deri mė sot, i pėrket vitit 1462 dhe libri i shkruar nė gjuhėn shqipe, me sa dimė deri tani, ėshtė Meshari i Gjon Buzukut, botuar mė 1555.

Ky ėshtė libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, por jo libri i parė i letėrsisė shqiptare. Letėrsi shqiptare tė shkruar nė gjuhė tė tjera ka pasur edhe mė parė. Vepra mė e rėndėsishme e kėtij lloji ėshtė Historia e Skėnderbeut e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508 - 1510.

Me letėrsi tė vjetėr Shqiptare kuptojmė letėrsinė e tre shekujve. Nė qoftė se nė shekullin XVI u shkrua vetėm Meshari, nė shekullin XVII ai ndiqet nga librat nė gjuhėn shqipe tė Pjetėr Budit, Frang Bardhit, Pjetėr Bogdanit etj.

Njė grup tjetėr pėrbėn prodhimi letrar qė u zhvillua nė qendra tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Jugut dhe tė Shqipėrisė sė Mesme si: nė Voskopojė, Elbasan, Gjirokastėr dhe Janinė. Sidomos nė shekullin e XVIII dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX, ky prodhim pėrfaqėson kryesisht shtresat e zanatēinjve, tė tregėtarėve dhe tė fshatarėsisė sė lirė dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor tė qyteteve tė kėtyre anėve.

Kėshtu pėr shembull, Voskopoja gjatė viteve 1720 - 1770 ishte njė qytet i begatshėm me rreth 20 000 banorė, njė nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore tė vendit. Kėtu lulėzoi njė veprimtari e gjerė arsimore, me kisha e shkolla tė shumta; ndėr to edhe njė shkollė e nivelit tė mesėm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtė e Shkodrės. Kishte, gjithashtu, njė bibliotekė dhe njė shtypshkronjė, tė njohura pėr kohėn. Rėndėsi tė veēantė jo vetėm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
H]DNO

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė