Poema e Mjerimit - Migjeni.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Poema e Mjerimit - Migjeni.

Poezia "Poema e Mjerimit" nga Migjeni.

Poezia
Poezia "Poema e Mjerimit" nga Migjeni
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/09/2017 17:03

Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,

kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi

kur shef ftyra tė zbeta edhe sy t'jeshilta

qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita

edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin

tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.

 

E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,

therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,

profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta

shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme,

asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,

balli qė e ka, syt qė e shprehin,

buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -

janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,

t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės

mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm

me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.

Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,

zhele fund e majė, flamujt e njė shprese

tshkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese.

 

Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore.

Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,

mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta

lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa,

kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,

kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta

edhe shuhet uja, dhe fashitet etja

n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.

Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat

qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.

 

Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit

dridhet posi flaka e mekun e qirit

nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga,

ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,

ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq

tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė,

e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,

mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.

Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,

e ama s'e don, por vetėm mallkon.

Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit

ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit!

 

Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive

tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,

ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive

kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.

 

Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet,

don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,

atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit

kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit

dhe fėtyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,

njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.

Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon

qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron.

 

Mjerimi punon, punon dit e natė

tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,

tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė

e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.

Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh

nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!"

 

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,

buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,

trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė,

qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė,

dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga

ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.

 

Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim

-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,

por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė,

mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme

kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra

nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,

kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za

plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,

ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.

Kėshtu nėn kambė t'randė t'zotit t'egėrsuem -

thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.

 

Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash

mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.

Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.

Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale

tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn

nfyt pėr me harrue nandhetenand' halle.

E gota e turbull, gota satanike

tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-

dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.

Tė gjitha hallet skami n'gotė i mbyt

kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt.

Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina

dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

 

Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,

dhimba paduruese qė t'bajnė t'ēmendesh,

qė t'apin litarin tė shkojsh fill' e t'varesh

ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.

 

Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!

Mshirė? Bijė bastar dhe e etėnve dinakė,

t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt

i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak

tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė.

 

Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme

nballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.

Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme

ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
jIC?K

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė