Pėrrallė: Princi dhe vajza e zgjuar.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėrrallė: Princi dhe vajza e zgjuar.

Princi dhe vajza e zgjuar.

Princi dhe vajza e zgjuar.
Princi dhe vajza e zgjuar.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/08/2017 22:45

Na rronte njėherė njė prijės i ri, qė njihej jo vetėm pėr trimėrinė por kryesisht pėr karakterin e harbuar e tekanjoz.

Njėherė thirri plakun e fshatit tė rripte njė gur e pastaj tė pregatiste njė drekė pėr tė ftuarit e tij.

Plaku, i zėnė ngushtė u kthye nė shtėpi i vrerosur dhe i tregoi vajzės sė tij tė vetme pėr urdhėrin e ēuditshėm tė prijėsit. Vajza ishte e re, shumė e bukur por edhe shumė mendjeprehtė u mendua. Ajo e qetėsoi tė atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte.

Dhe me tė vėrtetė, nė mėngjez shkoi te babai i saj me njė hanxhar nė dorė dhe i tha:

Jepja kėtė thikė prijėsit dhe i thuaj ta therrė nė fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepėsh e ti marrėsh lėkurėn.

Plaku veproi tamam ashtu siē e mėsoi e bija.

Prijėsi u zemėrua dhe i tha:

- Ku ke ndėgjuar or plak, qė tė therret guri? Mos kėrkon tė tallesh me mua?

Plaku u pėrkul tėrė nderim dhe iu pėrgjigj:

- Nuk guxoj tė tė kundėrshtoj o prijės, po ku ėshtė ndėgjuar tė rrjepėsh lėkurė nga njė gur?!

Prijėsit i pėlqeu pėrgjigja dhe duke marrė vesh se fjalėt e plakut dilnin nga mendja e sė bijės, u martua me tė.

Vėshtirė e pati prijėsi me gruan e tij tė re. Ajo doli mė e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cėnoi keq sedrėn e sėmurė tė prijėsit, aq sa vendosi tė ndahet prej saj, megjithėse e donte si mė parė.

- Unė po shkoj pėr gjueti, por ki mendjen: po qe se ti para kthimit tim do tė zgjidhėsh qoftė edhe njė ēėshtje, me mua nuk ke punė mė, do tė ndahemi njėherė e mirė.

Kaloi njė ditė, dy apo mė tepėr, dhe te fqinjėt erdhi njė mik.

Natėn pela e mikut polli njė mėz.

Nė mėngjes miku, kur mori vesh lajmin u gėzua shumė, por tė zotėt e shtėpisė filluan tė ngulnin kėmbė se mėzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela.

Filluan tė grindėshin dhe pėr tė sheshuar problemin vendosėn tė ftojnė gruan e prijėsit.

Dhe kjo erdhi, por me mjaft vonesė. Ajo kėrkoi ndjesė pėr vonesėn duke u shfajėsuar se rrugės, duke ardhur, pa pėrroin qė kishte marrė zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletė tė thata.

Tė gjithė u habitėn. Edhe miku edhe tė zotėt e shtėpisė.

- Zjarrin e shuajnė me ujė e jo me fletė tė thata, e pastaj, ku ėshtė dėgjuar qė tė digjet uji?!- thanė ata.

Gruaja e prijėsit qeshi nėn buzė dhe u pėrgjigj:

- Po qe se e keni tė qartė se kjo nuk ndodhė, si nuk mund tė kuptoni se qerrja smund tė pjellė mėza?

Nė kėtė mėnyrė u zgjidh edhe grindja nė dobi tė mikut. Kur u kthye nga gjyetia, prijėsi mori vesh qė gruaja e tij kishte shkelur porosinė qė i kishte dhėnė.

Ai i tha gruas tė marrė me vete gjithēka dhe ēfardo qė do e tė largohet nga shtėpia e tij e tė shkojė te tė sajtė, apo ku tė dėshirojė.

- Mirė, unė pranoj, por para se tė largohem dėshiroj tė hamė sėbashku darkėn e fundit tė lamtumirės,  u lut ajo dhe, pasi mori pėlqimin e tė shoqit, shtroi sofrėn.

Gjatė darkės ajo e dehu tė shoqin, pastaj, me kujdes, qė tė mos zgjonte, e ngarkoi nė qerre dhe sėbashku me tė u nis pėr te prindėrit e saj.

Rrugės prijėsi u zgjua dhe i habitur qeshi:

- Ku po mė ēon kėshtu?

E shoqja, si gjithnjė, u pėrgjigj qetė:

- Si ku? A mė urdhėrove tė largohem nga shtėpia jote dhe mė lejove tė marr me vete gjithēka mė nevojitet dhe ēfarėdo qė dua? E pra, unė ty tė dua mė tepėr dhe asgjė tjetėr. Prandaj dhe tė mora vetėm ty pėr tė prindėrit e mi.

Prijėsi i habitur me mendjen e mprehtė tė gruas, hoqi dorė nga tekat dhe u kthye nė shtėpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
-A']3

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.