Luli i Vocėrr - Migjeni
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Luli i Vocėrr - Migjeni

Vepra "Luli i Vocėrr" nga Migjeni.

Vepra
Vepra "Luli i Vocėrr" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/09/2017 17:46

Askush s'e njef Lulin. As shokėt e tij, qė pėrpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mirė me thanė se e njofin, por ata lozin pėr hesap tė vet e Luli i shikon pėr hesap tė vet. Sot gjithkush ka punėt dhe telashet e veta, ashtu dhe fėmijtė, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumė herėt ke fillue me shikue punėn tande!

Kur Luli hyn n'oborr tė shkollės, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalė s'i thotė. Ecė ngadalė, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecė deri sa tė mbrrijė nė cak tė vet. Aty, te dera e rruginės shkollore, shumė i pėlqen tė qėndrojė. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta tė diellit nė kėto ditėt e vjeshtės. Mbėshtetet Luli pėr mur, grushtat e vogjėl i shtje ndėr xhepa, hundėn picrroke tė kuqun nga tė ftoftit e mėngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qė ma tepėr tėrhjek vėmendjen janė ēizmet qė i kanė tė veshun disa shokė tė tij. Sa tė bukura janė! Si shkėlqejnė! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnė sytė ndėr tullumbat e veta, nėpėr tė cilat shifen fare mirė tė pesė gishtat e kambėve tė zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qė ka ēizmet ma tė reja. Ulet dhe shef nė lustrin e ēizmes kambėt e veta tė zbathuna - aq shumė shkėlqejshin ēizmet!!! Mbasi shoku me ēizme fluturoi, Luli ngadalė shkoi te caku i vet, nė diell, t'i ngrohi kambėt. - Por kur s'ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnė hallin apostujt e mėshirės dhe tė dashunis... Noshta, ndoshta...

Nganjiher i afrohet mėsuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrėn e dlirė dhe pa puēa, mėsuesi ia ledhaton faqet, gushėn, e Luli i afrohet, ja merr dorėn, e shikon me sy pėllumbi, dhe kishte me dashtė t'i falė diēka mėsuesit. Por vjollca nuk ka. Veē nė i faltė tollumbat e veta, qė kanė hapun gojėn si me dashtė me e hanger mėsuesin. Po, po, tollumbat e Lulit tė vocėrr kanė me e hangėr mėsuesin.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
B@ZFI

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.