Perspekti - Lagja e varfun - Migjeni
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Lagja e varfun - Migjeni

Poezia "Lagja e varfun" nga Migjeni.

Poezia
Poezia "Lagja e varfun" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/09/2017 12:21, Ndryshuar: 20/09/2017 19:31

Krahėt e zez tė njė nate pa fund

e varrosėn lagjen pranė,

dritė, jetė, gjallsi - askund,

vetėm errsinė e skam.

 

U harrue jeta e ditės

ndėr shtresat e natės, e pagja

u derdh nga parzm' e errsinės...

n'andrra pėrkundet lagja.

 

Njerzit ndėr shtėpia flejnė

me gjoksa tė lakurtė e tė thatė

e gratė... fėmi po u lejnė

pa ushqim nė gji, pa fat,

 

Pushojnė gjymtyrt e shkallmueme

nė punėn e ditės sė kalueme,

shėrohen trutė e helmueme

nė gjumin e natės sadhrueme.

 

Veē zemrat e njerzve tė lanun

me tė rektunt prralla rrfejnė:

mbi barrat e jetės sė namun

qė shpirt dhe korriz thejnė.

 

Prralla mbi fėmij rrugaēa

barkjashtė e me hundė tė ndyta,

qė dorėn shtrijnė me vjedhė, me lypė

e ngihen me fjalė tė ndyta.

 

Prralla mbi varza tė fyeme

me faqe e me buzė tė thithna.

Prralla mbi djelm, me tė thyeme

shprese, nė burg me duer tė lidhna,

 

tė cilt nesėr para gjyqit

pėr delikt do tė pėrgjegjin, -

vetėm dreqit e hyllit

tė gjith fajet tash ua mbshtesin.

 

Kėshtu lagj' e varfun pėshpritė

dhe errsinės hallet tregon.

Njė gjel i undshėm, me dritė

tė hanės i rrejtun, kėndon.

 

Hesht! or gjel kryengritės,

i lagjės sė varfun. - Kėtu

nuk zbardh pėr ty drita e dritės.

i gjikuem je me ngordhė n'u.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
"\Uf>

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.