A do qymyr Zotni? - Migjeni.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

A do qymyr Zotni? - Migjeni.

Novela "A do qymyr Zotni?" nga Migjeni.

Novela
Novela "A do qymyr Zotni?" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 24/09/2017 21:20

Dy thas qymyr mi kal. Pranė, malsorja. Trotuari me bllok dyqanesh djathtas, ashtu edhe majtas. Kali dhe malsorja nė parakalim. Qymyri nė konkurs. Shikon Njeriu - artist dhe ia prish sytė kjo dis'harmoni. Njė disonancė e vrazhdė. Malsorja i fryn hundėt, prodhimin e njesh pėr trotuar dhe gishtat i fshin pėr xhublete. Veprim i thjeshtė, por motiv delikat pėr njė piktor. Thupra nė dorė tė malsores zhgrryhet pėrtokė dhe shkruen njė vijė kilometric gjatė rrugės. Qashtu malsorja nėnvizon mendimet e veta.

- A do qymyr, zotni?

- Sa?

- Dymbėdhjetė lekė... Po ndalu, thuej ti sa. Pse po ik?

- Nė kėt vapė dymbėdhjetė lekė? - pyet njė tjetėr tue perqeshė.

- Po sa jep ti, pra?

- Jo, mue nuk mė duhet.

"Vėrtet vapė ban. Pa kujt i duhet qymyri. Po e mbaj dhjetė lekė", mendon malsorja dhe ec nėpėr hije rrugės sė qytetit. Kali lėviz nė symbyllė.

Ndoshta andrron. Tash nė pleqni andrron dashnin e dikurshme tė pelės. Malsorja s'e nget. Nuk e trazon nė knaqsi tė tij tė pamvarshme. Asht duruesae. Kur dalin nė diell, pėrdhe zhgrryhet njė hije. Dy hije. Dy hije tė ngatėrrueme, tė kapėrthyeme, hija e kalit dhe hija e malsores. Nuk mund ti dallojsh kėto dy hije. Nuk mund t'i kėputish. Njana pa tjetrėn nuk shkojnė. S'kanė vlerė. Se vetėm bashkė pėrbajnė njė tansi. Njė tansi jetsore. Krk- kkk kthehet qymyri nė shpinė tė kalit, krkk, krkkk, krk dhe krismat monotone tė patkonjve tė kalit, qė ndeshin pėr gurė. Malsorja ēon kryet. Shikon diellin... koha me u nisė. Me u kthye nė malsi. E qymyri s'u shit. Vendosi ta japi ma lirė.

- O ti djalė, sa asht sahati?

- Djaloshin e tėrheq bukuria e malsores. Miqėsisht i afrohet dhe i thotė sa asht ora. E pyet sa e mban qymyrin. Ban pazarllėk, edhe pse s'ka qėllim ta blejė. Por malsorja asht e bukur dhe e re. Pse mos tė kuvendojė pak me tė?

"Asht e ndytė, - konstaton djaloshi. Sa teveqelė janė kėto katundarėt. Nuk tė kuptojnė. Duhet me i thanė... dhe atė qė nuk thohet. "Kėshtu mendon djaloshi dhe e shikon malsoren si bir zotnie shėrbtoren e re tė veten. "Teveqele! Teveqele! S'kupton asgja!". Dhe djaloshi shkon nė punė tė vet. E malsorja fillon tė shqetėsohet pėr kthimin nė malsi. Shikon diellin, si gjithnji po afrohet nga perndimi. Si ka pėr tu kthye nė malsi nėpėr terr? Me tė vėrtetė, ajo nuk dron prej lugetėnve dhe bubazhelave por... t'ishte plakė nuk do kishte aspak frigė, por... Kujtohet si nja dy tri herėsh i janė vu mbrapa do njerėz, dhe sė pari se ē'lypshin prej saj... Pra, nuk i dron bubazhelat si qytetarėt, por njerėzit... Njerėzit i ka ajo frigė. E pse? Pse asht e re dhe pak e bukur.

- Njė dhimbė e kandshme shtrėngon zemrėn e malsores.

- Sa e ke at qymyr fisnike?

Malsorja siellet. E njef njeriun q'e pyet. Ia ka shite edhe nji herė qymyrin.

I thotė:

- Tetė lekė!

- Jo, shtrenjtė e ke... Mė ke idhnjue atė ditė, - i thotė njeriu dhe shikon majtas e djathtas.

Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyrėn. Kuqet. Nuk i ēon sytė nė njeriun. Pyet e frigueme:

- Sa pėr ty pra?

- Pesė!

- Merre shtate!

- Hajde pėr gjashtė!

Malsorja rri pezull. Mendohet. Shikon diellin - Ia pash hajrin! - thotė, dhe i shkon mbrapa blesit. E ai njeri q'aty , ai qė tash po ec pėrpara saj, peshon shumė randė nė kujtesėn e malsores, e cila kuqet e skuqet nga turpi.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
[0/-3

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė