Proza e Migjenit.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Proza e Migjenit.

Problematika, qė trajtoi Migjeni nė tregimet e nė skicat, ishte ajo qė trajtohej nė publiēistikėn dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės.

Me tregimin e tij nė letėrsinė shqiptare motivohet pėr herė tė parė plotėsisht nė art problemi i shkatėrrimit tė personalitetit tė njeriut nė kushtet e njė shoqėrie despotike.
Me tregimin e tij nė letėrsinė shqiptare motivohet pėr herė tė parė plotėsisht nė art problemi i shkatėrrimit tė personalitetit tė njeriut nė kushtet e njė shoqėrie despotike.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 25/09/2017 20:11

Problematika, qė trajtoi Migjeni nė tregimet e nė skicat, ishte ajo qė trajtohej nė publiēistikėn dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės. Ndryshimi qėndron nė zbėrthimet e thella dhe pėrgjithėsimet e mėdha tė Migjenit, nė krijimet me njė nivel shumė tė lartė artistik. Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti nė shtėpi", "Tė ēelėn arkapijat", "Historia e njenės nga ato", "Qershijat", "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", nė tė cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar nė problemet mė thelbėsore dhe dramatike tė saj, qėndrojnė pėrkrah poezisė sė tij mė tė mirė. Migjeni ėshtė krijuesi i vetėm i letėrsisė sonė tė sė kaluarės qė u shfaq me tė njėjtėn forcė artistike si nė poezi ashtu edhe nė prozėn e shkurtėr. Me tregimin e tij nė letėrsinė shqiptare motivohet pėr herė tė parė plotėsisht nė art problemi i shkatėrrimit tė personalitetit tė njeriut nė kushtet e njė shoqėrie despotike. Nė tregimet e skicat, ashtu si edhe nė poezitė e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtėrore kushtėzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtėrore e morale shkatėrrohen nė kushtet e mjerimit e vuajtjeve tė shumta tė jetės sė shtresave tė varfėra. Me dhembje e revoltė ai tregon se si dinjiteti legjendar i malėsorit, nderi i malėsores, dhe i qytetares sė varfėr kanė marrė fund nė luftėn pėr ekzistencė nė vėshtirėsinė pėr t'i siguruar fėmijės njė copė bukė a pėr ta shpėtuar nga vdekja.

Nė krijimtarinė e tij Migjeni shprehu bindjen se pėrderisa tė mos pėrmbyseshin idhujt e jetės sė vjetėr, gjithēka, nė jetėn e qytetit dhe tė fshatit do tė mbetej nė gjendjen ekzistuese, nė mjerim dhe varfėri. Nė prozėn e tij mjerimi, uria, konservatorizmi, patriarkalizmi, degjenerimi, kanė njė burim: shtypjen dhe shfrytėzimin, qė mbrohen me ligj nga rendi nė fuqi. Ky qėndrim ndaj realitetit, i cili ishte njė kundėrvėnie edhe ndaj krijimeve tė autorėve konservatorė, jepet nėpėrmjet njė konflikti tė fuqishėm, dramatik. Nė kėtė prozė kemi njė ekuilibrim ndėrmjet shpėrthimit lirik tė emocioneve dhe veprimit dramatik e pėrdorimit mjeshtėror tė fjalės. Ai shkroi me dashuri e pikėllim pėr ata njerėz, qė e shkonin jetėn nė kthetrat e mjerimit, kurse pėr shkaktarėt e vėrtetė tė kėsaj gjendjeje ai derdhi urrejtjen dhe pėrbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin nė prozėn e tij si dukuri tė njė jete qė brehej nga kontradiktat e thella dhe jo mbi bazėn e instiktit, ndaj ai arriti tė sjellė nė letėrsinė tonė pėrgjithėsime tė rėndėsishme ideoartistike. Personazhi i prozės sė Migjenit ėshtė punėtori i papunė, malėsori qė i ka harruar hynitė e tij dhe i pėrgjėrohet kokrrės sė misrit, nėna qė mallėkon pjellėn e vet e qė detyrohet tė shesė vetvehten, e reja dhe i riu tė cilėve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat, shpresat dhe ėndrrat rinore. Nė tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet mė tė rėndėsishme tė kohės dhe u bė shprehės i kontradiktave tė saj.

Personazhet e tij janė tipizme tė plota tė njė shtrese tė caktuar tė shoqėrisė sė kohės. Ai nuk i pėrshkruan ato, por i krijon me anė tė zbėrthimeve tė thella psikologjike, nėpėrmjet detajeve. Personazheve tė tilla si malėsorja ("A don qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti nė shtėpi"), ose Bakalli ("Tė ēelen arkapijet") e Kola ("Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot"), janė dhėnė me forcė tė rrallė artistike.

Pjesėn mė tė madhe tė krijimtarisė nė prozė tė Migjenit e zėnė skica dhe fejtoni. Nė kėto krijime tė rėndėsishme realiteti ėshtė pasqyruar me shumė larmi dhe mjeshtėri artistike. Nė prozėn satirike tė tij Migjeni herė kalon nė trajtim konkret tė problemit tė mjerimit, papunėsisė, tė mohimit tė mėshirės kristiane e artit pėr art. ( Njė refren i qytetit tim, Mollė e ndalueme, Nė kishė, Luli i vocėrr, Zoti tė dhashtė, Programi i njė reviste, Legjenda e misrit, Bukuria qė vret, etj.), herė nė trajtim tė pėrgjithshėm nė formėn e njė eseje filozofike tė problemeve tė dinjitetit tė njeriut, tė sė ardhmes sė vendit, tė ushtrimit tė dhunės pėr tė mposhtur personalitetin e njeriut tė thjeshtė etj, (Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun, Ne me Krishtin, Pėrrallė abisine, Gjysėm ose italian, Mėsim gjeografie etj.

Nė veprėn e tij jeta paraqitet lakuriq, me gjithė shėmtimin e saj dhe ai gjithnjė depėrton me art nė kuptimin e kėsaj tė vėrtete. Nė skicat migjeniane ka njė galeri tė tėrė portretesh. Shumė autorė tė brezit tė tij e trajtuan me mjeshtėri skicėn dhe prozėn satirike, por tek asnjė ajo nuk ėshtė aq unike dhe origjinale, e thellė e artistike sa te Migjeni. Nė prozėn e tij Migjeni e mohon realitetin e kohės, gjithēka tė keqe, pa mohuar mundėsinė e pėrmirėsimit tė saj. Ai mohon shfrytėzimin, luftėn imperialiste, konceptin patriarkal, vesin, shfrytėzimin e njeriut, po jo njeriun, mohon deri nė fund anėt e shėmtuara tė jetės, por jo jetėn. Mohimi i tij nuk ushqen pesimizmin, cinizmin, depresionin, prandaj krijimtaria e tij mbetet gjithmonė e re. Tregimi i tij karakterizohet nga sinteza e mendimit, shqetėsimi qytetar dhe psikologjia e thellė e personazheve. Kurse te skicat ku ka pasuri motivesh, Migjeni e shtjellon idenė me anė tė tė njė monologu dramatik tė fuqishėm, i cili nis gjithnjė me ironi dhe pėrfundon me sarkazėm dhe revoltė. Ky monolog u pėrdor edhe nga autorė tė tjerė tė viteve '30, sidomos Nonda Bulka, po te Migjeni ai ėshtė mė i natyrshėm e mė i thellė.

Nė krijimtarinė e Migjenit kufijtė midis skicės e tregimit shpesh humbasin. Forma origjinale e mendimit tė tij, ironia e sarkazma therėse e sidomos monologu dramatik, bėhen te skicat shprehėse tė konflikteve tė rėndėsishme shoqėrore e politike tė kohės. Prandaj mjaft nga skicat, ku ka edhe portrete tė realizuara, ėshtė vėshtirė t'i dallosh nga tregimi.

Duke krahasuar tregimet e Kutelit, Koliqit, me ato tė Migjenit, shohim se i pari ka njėfarė adhurimi mistik pėr tė kaluarėn, shpreh pakėnaqėsinė pėr realitetin ekzistues dhe beson se e ardhmja do tė sjellė diēka tė mirė, i dyti nuk i kundėrvihet realitetit, por pėrpiqet ta riparojė atė dhe tė harmonizohet aty, kurse Migjeni e mohon tė kaluarėn dhe tė tashmen nė emėr tė sė ardhmes, tė cilėn kėrkon t'ia rrėmbejė me forcė kohės.

Tregimi i Migjenit ėshtė satira e mprehtė e njė poeti, qė shpėrthen me njė protestė nga mė tė fuqishmet e letėrsisė sonė tė traditės. Ndaj, ndėrsa Kuteli ėshtė njė prozator i shquar, i talentuar i thellė, e Koliqi njė prozator i kulturuar, Migjeni ėshtė novator. Ai vėshtroi thellė nė shoqėrinė e kohės dhe pasqyroi atė, duke e gjykuar dhe dėnuar rreptė, nė emėr tė njė tė ardhmeje mė tė bukur, pavarėsisht se ajo na shfaqet e turbullt e simbolike. Migjeni nė prozė na shfaqet si shkrimtar i formuar i realizmit kritik.

Me krijimet e Migjenit, pėr herė tė parė nė prozė shohim thelbin tragjik tė botės shqiptare dhe tregimi shqiptar arriti nivelin ideoartistik dhe shumllojshmėrinė problematike tė poezisė sonė. Tregimi i tij, bashkė me atė tė Kutelit, shėnojnė njė periudhė pjekurie tė letėrsisė sonė, sepse individi filloi tė vėshtrohej gjithnjė e mė gjerė nė njė raport tė pėrcaktuar me jetėn politiko-shoqėrore.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
$/A*P

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė