Rrethimi i Shkodrės nga dom Marin Barleti botuar mė 10 Janar 1504.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Rrethimi i Shkodrės nga dom Marin Barleti botuar mė 10 Janar 1504.

Mė 10 Janar 1504 nė Venedik u botua latinisht vepra e Marin Barletit, "De obsidione Scodrensi"- "Rrethimi i Shkodrės".

Rrethimi i Shkodrės nga dom Marin Barleti botuar mė 10 Janar 1504
Rrethimi i Shkodrės nga dom Marin Barleti botuar mė 10 Janar 1504
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 09/10/2017 21:12

Njė nga veprat mė tė njohura historike qė bėri tė njohur luftėn e Shqiptarėve kundėr perandorisė Osmane nė mesjetė. I mbėshtetur nė kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen, prifti Shkodran dom Marin Barleti ia kushton librin e tij jetės e ngjarjeve politike dhe ushtarake gjatė rrethimit tė Shkodrės.

Vepra "De obsidione Scodrensi"- "Rrethimi i Shkodrės", ėshtė e ndarė nė tre kapituj, apo siē quheshin pas zakonit tė shkrimtarėve antikė, nė tre libra.

Nė librin e parė kemi parathėnien, kushtuar dukės sė Venedikut Leonard Loredano, ndėrsa mė pas bėn fjalė pėr prejardhjen e Turqve, deri me pushtimin e Konstantinopojės me 1453 dhe mbaron me shėnimet historike rreth Shkodrės dhe pėrshkrimin e pozitės sė saj.

Libri dytė ėshtė mė voluminozi apo mė mirė tė themi pjesa qendrore, ku bėhet fjalė pėr rrethimin e Shkodrės nė vitin 1474 dhe 1478, ku pėrshkruhen operacionet e rrethimit, sulmet, dhe mbrojtja heroike e Kalasė nga shqiptarėt.

Ndėrsa nė fund nė librin e tretė, prezantohen nė formė tė sintezės ngjarjet e rrethimit tė Shkodrės si dhe dorėzimin e saj nga ana e Venedikasve pėrfaqėsuesve tė Perandorisė Osmane.

Duke lexuar veprėn "De obsidione Scodrensi" - "Rrethimi i Shkodrės", del qartė se autori ka marrė shėnime nė formė ditari, edhe pse si i tillė nuk na paraqitet nė libėr. Por, nėse nė rrethimin e parė ishte dėshmitarė okular, nė atė tė dytin merr pjesė aktive si bashkėluftėtar nė mbrojtjen e saj. Si e tillė kjo vepėr ėshtė pėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė, si vėzhgues okular, por edhe nė sajė tė kujtimeve tė bashkėvendasve tė tij pasi u vendosen nė Venedik, ku pėrfundimisht u botua nė vitin 1504.

Edhe pse autori ishte prift, ai na rrėfen ngjarjet e rrethimit tė Shkodrės si rrallė kush deri mė tash. Madje ky botim ėshtė informacioni i vetėm dhe autentik i kėtyre ngjarjeve deri mė tash. Nė libėr prezantohen tė dhėna tė mjaftueshme pėr rrethimin e kėtij qyteti nga Perandoria Osmane, municionet e pėrdorura, luftimet, vrasjet, krimet dhe heroizmin e shkodraneve nė mbrojtje tė Kalasė sė Rozafatit. Ajo u mbrojt me dinjitet, sakrificė e ndjenjė fetare dhe kombėtare. Ajo ishte kėshtjellė e pamposhtuar e krenarisė kombėtare, ku nuk mundi ta pushtojė as sulltani ma famėkeq i kohės mė ushtrinė dhe artilerinė ma tė madhe tė kohės. Ajo iu dorėzua Perandorisė nga ana e Venedikut nė sajė tė marrėveshjes sė arritur nė Janar tė vitit 1479.

Pasojat e dorėzimit tė Shkodrės, janė tė njohura pėr opinionin, sepse me dorėzimin e saj sė bashku me Venedikasit u largua edhe paria e Shkodrės, ku llogaritet se nė drejtim tė Venedikut shkoj edhe pjesa dėrrmuese e popullsisė sė qytetit. Me heroizmin e treguar Shkodra mbeti lavdia e shqiptarėve dhe pengesa e osmanlinjėve nė drejtim tė Perėndimit.

Lufta qe zhvilluan shkodranet nuk ishte vetėm njė luftė e shqiptarėve kundėr pushtuesve tė huaj, por kishte pėrmasat mė tė gjėra sepse ajo njėherit ishte njė luftė e krishterėve kundėr Turqve myslimanė.

Marin Barleti, prift katolik, historian, shkrimtar e patriot Shqiptar i kohės sė humanizmit, botės kulturore i ka dhuruar njė vepėr me vlerė tė jashtėzakonshme pėr historinė e popullit shqiptar nė njėrėn prej kohėve mė tė vėshtira e tė errėta tė historisė qė ka pėrjetuar. Sė bashku me kujtimin e luftės heroike nė mbrojtje tė Shkodrės, vepra e tij ėshtė dėshmi autentike e luftės heroike tė popullit shqiptar pėr liri dhe si e tillė ėshtė vepėr tejet e rėndėsishme e historiografisė shqiptare nė shek. XV.

E kujtojmė se vepra "Rrethimi i Shkodrės" e Marin Barletit, ėshtė shkruar nė latinisht (De obsidione Scodrensi) dhe u botua pėr herė tė parė nė Venedik mė 1504, pothuajse 100 vjet pas lindjes sė Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Veprėn e pėrktheu nė shqip pėr herė tė parė studiuesi i shquar Henrik Lacaj mė 1962, nė pėrvjetorin e 50-tė tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Mė vonė ėshtė ribotuar nė gjuhėn shqipe shtėpia botuese Onfuri mė 2012, duke u mundėsuar lexuesve shqiptarė pėr tė njohur pėrmes saj historinė e vendit e vlerat e kombit Shqiptar.

Mbi librin

Ėshtė viti 1478. Evropa po sulmohet. Dhjetė vjet pas vdekjes sė Skėnderbeut, Shqiptarėt dhe Venedikasit vazhdojnė t'u rezistojnė Osmanėve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhėnė kohė Evropės Perėndimore pėr t'u pėrgatitur pėr sulmin e pashmangshėm.

Historia botėrore e ka anashkaluar mjaft heroizmin e Shqiptarėve dhe faktin qė ata u bėnė pengesė dhe i vonuan Osmanėt nė synimin e tyre pėr tė pushtuar gjithė Evropėn. Marin Barleti i jep, pra, botės njė rrėfim tė drejtpėrdrejtė heroizmi pėrballė njė pushtimi mizor: burra tė thjeshtė e gra qė luftojnė pėr familjet, pėr tokėn dhe besimin e tyre.

Shikoni nga bedenat e kėshtjellės hordhitė Osmane qė zbardhin fushat pėrreth me ēadra e ushtarė. Mėsoni se si ishin pėrgatitur jeniēerėt e se si topat bombardues u futėn nė historinė e luftėrave. Mrekullohuni duke lexuar se si njė grusht luftėtarėsh i thyen sulmet e egra tė qindra e mijėra ushtarėve Turq.

Sulltani i mundur detyrohet tė tėrhiqet, por Shkodrėn e mban tė rrethuar derisa nė fund. Senati Venedikas ia dorėzon atij si njė ultimatum paqeje. Atėherė, shkodranėt, tė zhgėnjyer, zgjedhin mėrgimin, pėr tė mos u dorėzuar dhe lundrojnė pėrmes Adriatikut pėr nė portet e sigurta tė Venedikut.

Marin Barletit, siē mund tė kuptohet lehtė, i duhej tė shkruante nė latinisht, sepse vepra duhej tė qarkullonte dhe tė njihej nėpėr Evropė. Ashtu siē edhe ndodhi, pasi pas botimit mė 1504 nė Venedik, u rishtyp disa herė nė Zvicėr (1556), Gjermani (1578 dhe 1596). Pas botimeve nė latinisht do tė vijnė pėrkthimet nė Italisht (1565), Polonisht (1569), Frėngjisht (1576).

Mbi autorin

Dom Marin Barleti (rreth 1450 - 1512), i njohur edhe si dom Marinus Barletius, ēmohet si historiani i parė Shqiptar. Prift katolik dhe qytetar i Shkodrės, ai qe dėshmitar e luftėtar nė dy rrethime osmane tė kėtij qyteti. Kur Venediku, sė fundmi, ua dorėzoi Shkodrėn osmanėve, si shumė bashkatdhetarė tė tjerė tė rinj, ai emigroi nė Itali. U vendos nė Padova, e nė kėtė dioqezė kishtare dom Marin Barleti apo Barleci shėrbeu i prift famullitarė e mė vonė si rektor i Kishės sė Shėn Shtjefnit.

Megjithėse "Rrethimi i Shkodrės" ishte vepra e tij e parė, ai njihet mė shumė pėr veprėn e tij tė dytė "Historia e Skėnderbeut". Barleti tėrhoqi vėmendjen e lexuesit Evropian tė shekullit XVI, i cili me turqit nė portat e Vjenės mė 1529, po shqetėsohej gjithnjė e mė shumė pėr mundėsinė e pushtimit tė tė gjithė Evropės Perėndimore nga Osmanėt.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
\>W3U

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė