Jeta dhe veprat e Pjetėr Budit.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Jeta dhe veprat e Pjetėr Budit.

Jeta dhe veprat e Pjetėr Budit.

Jeta dhe veprat e Pjetėr Budit.
Jeta dhe veprat e Pjetėr Budit.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 09/10/2017 23:49

Pjetėr Budi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė botės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai u pėrket atyre klerikėve, qė u dalluan pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhėheqės i masave popullore nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, pėrkthyes dhe krijues origjinal nė fushėn e letrave shqiptare pėr tė mbrojtur identitetin etnik e kulturor tė pupullit tonė. Pėr jetėn veprimtarinė dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta. Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin. Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit. Nė kėtė letėr Budi pas hyrjes bėn edhe njė autobiografi tė shkurtėr , nėpėrmjet sė cilės mėsojmė dicka tė sigurt pėr jetėn e tij.

Lindi nė Gurė tė Bardhė tė Matit me 1566 nga njė familje e dėgjuar dhe e vjetėr. Mėsimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori nė vend, pranė disa ipeshkevet tė ndryshėm, deri nė moshėn 21-vjeēare. Mė 1587 u caktua meshtar dhe shėrbeu si famulltar i thjeshtė pėr 12 vjet nė Kosovė dhe me vonė 17 vjet tė tjerė si zėvendės i pėrgjithshėm i dioqezave tė Serbisė. Gjatė viteve 1516-1522 bėri disa udhėtime nė Itali, kryesisht pėr qėllime atdhetare si dhe pėr tė botuar veprat e tij. U mbyt nė dhjetor tė vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atė e shkaktuan qarqet anti shqiptare, qė shikonin tek Budi njė atdhetar tė flaktė dhe njė nga organizatorėt e luftės sė popullit pėr ēlirim nga zgjedha e huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri aktakuza me tė cilėn hidhet nė gjyq personi qė thuhet se e shkaktoi kėtė vdekje dhe aktet e gjyqit pėrkatės. Nė kėtė mėnyrė Budi ėshtė njė nga martirėt e parė tė kulturės shqiptare.

Gjatė 29 vjetėve qė shėrbeu nė vise tė ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetėr Budi u shqua edhe pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ai gjithė jetėn dhe energjitė e tij ia kuhstoi ēlirimit tė vendit. Hartoi plane pėr dėbimin e pushtuesit dhe u pėrpoq tė siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende tė tjera. Ai bėnte pjesė nė atė shtresė tė klerikėve, qė u lidhėn me krerėt e fiseve shqiptare dhe iu kundėrvunė jo vetėm sundimit tė egėr osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptar. Clirimin dhe shpėtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarėsia e lirė, sidomos te malėsorėt, tė cilėt nuk u pajtuan asnjėherė me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qėndresėn e tyre.

Siē del nga letra qė i dėrgoi Gocadinit, misioni kryesor pėr tė cilin ai shkoi mė 1621nė Romė, ishte qė tė bėhej zėdhėnės i kėrkesave tė shqiptarėve dhe tė kėrkonte ndihma. Letra e tij ėshtė njė projekt i njė kryengritjeje tė armatosur qė njė klerik ia drejton njė kardianli dhe organeve tė administratės kishtare pėr tė kėrkuar ndihmė pėr popullin e tij, qė tė ēlirohej nga zgjedha e huaj. Ndėr tė tjera shkruan: "Kur u nisa prej kėtyre vendeve, fort m'u lutėn ata kryetarė fisesh, si dhe disa kryetarė myslymanė, qė t'ia shfaqja Papės ose ndonjė princi tjetėr kėtė dėshirė tė tyre e t'u lutesha qė tė na sigurojnė mbrojtje e ndihmė... pėr t'u ēliruar. Dhe jo vetėm tė krishterėt, por edhe tė parėt e myslimanėve... Tė gjithė duan tė dalin njė herė e mirė prej kėsaj gjendjeje tė mjeruar ose tė vdesin me armė nė dorė. Grushti qė do tė marrė Turqia kėtu, do tė jetė ndihmė edhe pėr polakėt". Por shpresat e tij, si gjithmonė, mbetėn tė zhgėnjyera. Megjithatė, ai asnjėherė nuk u ligėshtua. I dėshpėruar nga mosrealizimi i planeve tė tij, iu vu punės pėr tė pėrkthyer e botuar veprat e veta nė gjuhėn shqipe. Budi ėshtė i pari nga klerikėt qė do tė thotė se perėndia nuk e degjon atė qė i lutet nė gjuhė tė huaj, atė qė pėrsėrit vetėm fjalė boshe pa i kuptuar ato qė thotė. Me kėmbėngulje dhe pėrpjekje tė mėdha arriti qė mė 1618 tė botonte nė Romė veprėn e parė "Doktrina e krishtenė" dhe mė 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e tė rrėfyemit". Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar. Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė. Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fhsehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare. Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė.

Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė. Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve. Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari. Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale. Nė kėtė letėr pasqyrohen elemente tė jetės shqiptare tė kohės dhe ndihet shqetėsimi i klerikut patriot pėr fatet e popullit e tė gjuhės sė tij amtare. Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet. Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė" e "leterotetė" (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė...

Proza e Budit dėshmon jo vetėm pėr idetė pėrparimtare, por edhe pėr aftėsitė e tij letrare. Edhe pse nė tė ndihet ndikimi i leteraturės kishtare latine, ai ėshtė munduar t'i japė gjuhės shqipe njė shprehje e formė tė bukur, duke shfrytėzuar pasurinė e gjuhės popullore dhe frazeologjinė e saj tė pasur.

Faqe me rėndėsi nė krijimtarinė e Budit pėrbėjnė vjershat e tij. Para tij njohim vetėm njė vjershė tė shkurtėr me 8 vargje, tė shkruajtur nga arbėreshi Matrėnga, kurse Budi na ka lėnė 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me tė drejtė ai mund tė quhet nismėtari i parė i vjershėrimit shqip.

Vjershat e Budit kryesisht janė tė pėrshtatura nga latinishtja e italishtja, vetėm pak janė origjinale. Ėshtė e vėrtetė se nė hartimin e tyre nuk kemi njė frymėzim e teknikė tė lartė, por vihet re njė pėrpjekje serioze pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe edhe me krijime qė synojnė tė shprehin nė vargje tė bukurėn nė artin e fjalės shqipe.

Nė njėrėn prej tyre, nė formėn e njė pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjėn e trishtimit dhe tė kotėsisė qė e pushton kur mendon se tė gjithė njerėzit i rrėmben vdekja:

"Ku janė ata pleq bujarė,

qė qenė pėrpara ne,

e ata trima sqimatarė,

tė shpejtė si rrufe?"

Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare. Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim. Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte: edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri. Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės, e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj. Rrjedhimet e kėtij vendimi tė guximshėm u dukėn shpejt. Forcat kundėrshtare u bashkuan nė njė front tė pėrbashkėt, duke pėrdorur si mjet valėt e rrėmbyeshme tė Drinit, pėr ta eleminuar Budin nė njė ditė tė dhjetorit tė vitit 1622.

Jeta e Budit ėshtė njė jetė kushtuar fund e krye ēėshtjes shqiptare. Programi fisnik i gjithė kėsaj veprimtarie atdhetare mund tė pėrmblidhen nė kėto fjalė qė shkroi me dorėn e tij: "...aqė sa munda luftova me gjithė zemėr jo pėr qishdo lakmi e lavdi tė mrazėt, po me njė tė madh dėshirė pėr ndihmė tė patries e tė gjuhės sonė".

Figura e Pjetėr Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetėmohimi pėr vendin dhe popullin e vet, duke u bėrė nė disa drejtime pararendės i rilindėsve.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
WET1E

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė