Veprat - Nezim Frakulla
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Veprat - Nezim Frakulla

Analizė e veprave tė Nezim Frakullės.

Analizė e veprave tė Nezim Frakullės.
Analizė e veprave tė Nezim Frakullės.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/10/2017 21:05

Pėrfaqėsuesi mė i madh i poezisė shqipe tė shkruar me alfabet arab padyshim konsiderohet Nezim Frakulla i cili poezisė shqipe i dha divanin e parė, i cili i vuri themelet e gjuhės poetike dhe i cili poezinė e shikonte si njė frymėzim hynor sepse thoshte "Shiri ėshtė njė hidajeti hak". Biografia e Nezim Frakullės nuk ėshtė e panjohur pėr faktin se pėr tė u interesuan mė shumė studiuesit dhe pėr faktin se krijimtaria e tij ėshtė shpėrndarė nė vende tė ndryshme. Nezimi kishte arritur ti vijonte mėsimet nga mektepi, iliada, medreseja, e deri te shkolla e lartė e studimeve islame nė Stamboll. Atje u shqua si njohės dhe studiues i shkėlqyer i Islamit, i kulturės dhe i rrymave tė mendimit islam dhe veēmas njohės i krijuesve letrarė dhe filozofėve arabė, persianė e turq, mendimet dhe pikėpamjet e tė cilėve do tė reflektohen edhe nė krijimtarinė e tij letrare.

Nezimi kishte shkruar njė Divan shqip, njė turqisht e njė persisht. Nė Arkivin e shtetit tė Shqipėrisė, nė fondin e begatshėm tė dorėshkrimeve shqipe me grafi arabe ruhen dy kopje tė divanit shqip tė Nezim Frakullės, njėra me signaturė F. 43, D.2 dhe tjetra F.43/ D.3, dhe divani nė gjuhen turke dhe ai persisht, me njė lidhje gjenden nė Biblotekėn Kombėtare nė Tiranė me signaturė An IX/10F.

Nuk ka dyshim qė numri mė i madh i poezive tė Nezimit tė pėrfshira nė dy kopjet e divanit tė tij shqip janė tė karakterit fetar, pra poezi mistike islame. Misticizmi islam ishte karakteristikė dalluese jo vetėm pėr Nezimin, po edhe pėr shumė shkrimtarė shqiptarė qė shkruan me grafi arabe. Ata ishin formuar nė kėtė frymė, andaj morali i tyre dhe, pėrgjithėsisht, mendimi qė kanė pėr jetėn dhe botėn, ėshtė i karakterit fetar. Kjo mbase nuk e pėrjashton edhe angazhimin iluminist, patriotik e shoqėror. Mirėpo kjo nuk na jep tė drejtė qė ne tė theksojmė e ti vėmė nė pah vetėm ato poezi tė Nezimit, ku gjejmė pėrmbajtje iluministe, patriotike e shoqėrore, siē kishte vepruar kritika marksiste, jo vetėm pėr Nezimin por edhe pėr tė gjithė poetėt e alhamiados shqiptare, duke e mistifikuar tematikėn shoqėrore. Kėshtu do tė bėhej padrejtėsi e madhe ndaj autorit, pasi ai nė poezitė e tij, nė rradhė tė parė e nxjerr nė shesh vetėdijen dhe kėnaqėsinė fetare dhe jetėn, vlerat tokėsore (mendimin dhe moralin) ai i sheh nė prizėm tė mendimit islam. Dhe krejt talenti dhe afshi poetik i Nezimit vihet nė pah pikėrisht nė poezitė e tij mistike artistikisht tė realizuara, nė figuracionin dhe simbolikėn e tyre, dhe kjo duhet thėnė pa ngurim e tė trajtohet pa paragjykime.

Kjo poezi qė flet pėr moralin islam pėr pėrqasjen shpirtėrore, i reflekton edhe rrjedhat shoqėrore qė nė atė kohė zhvilloheshin nėpėrmjet vetėdijes fetare. Duke u pasqyruar kėshtu preokupimet e pakėnaqėsitė shpirtėrore e tokėsore tė masave fetare islame tė cilave u dedikohej, ai shprehte edhe nivelin e pėrgjithshėm shoqėroro-kulturor tė kohės ku jetoi dhe veproi. Nezim Frakulla e shikon poezinė si vlerė dhe bukuri mė vete. Prandaj edhe poezitė e tij ndikuan te krijuesit e mėpasmė. Poezitė e tij i kanė trajtuar temat universale: dashuria, xhelozia, brenga, vuajtja tė cilat kanė pėr objekt kėnaqėsinė estetike.

Nė kėtė studim krijimtaria poetike e Nezimit mundohet tė shqyrtohet nga tė gjitha aspektet dhe Nezimi ėshtė parė si krijues poetik dhe kritik teorik letrar. Nezim Frakulla ėshtė njėri nga autorėt mė tė shquar tė letėrsisė shqipe tė shekullit XVIII qė i vuri themelet e letėrsisė estetike te shqiptarėt, autor i shquar i lėvizjes mendore tė asaj kohe i cili e luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr nxitjen e shkruarjes sė poezisė nė gjuhėn shqipe. Me formimin e tij tė lartė intelektual dhe vetėdijen e tij tė lartė, ai arriti tė krijojė veprėn e tij tė gjerė dhe me vlerė tė madhe pėr kulturėn kombėtare pėr rrethanat e asaj kohe.

Formimi i tij i lartė, talenti dhe poezia qė ka shkruar e bėjnė personalitetin e tij tė krahasueshėm me intelektualėt e Lindjes, dhe sdo mend njė krijues nga i cili u ndikuan shumė autorė tė alhamiados shqiptare.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
ikY;9

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė