Lulet e Verės (Analizė) - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Lulet e Verės (Analizė) - Naim Frashėri

Kėtė pėrmbledhje me poezi lirike Naimi e botoi mė 1890. Aty ai shfaqet mė i plotė si poet.

Lulet e Verės (Analizė) - Naim Frashėri
Lulet e Verės (Analizė) - Naim Frashėri
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/10/2017 21:22

Talenti i tij lirik shpėrthen nė njė rreth tė gjerė ndjenjash tepėr tė holla dhe mendimesh tė thella.

Motivet kryesore qė trajtoi Naimi nė pėrmbledhjen "Lulet e verės" janė tri: motivi patriotik, motivet filozofike dhe motivi i dashurisė(erotik).

Vjershat e motivit patriotik:

("Shpreh", "Pėrse", "Gjuha jonė", "Korēa", "Tradhėtorėt" e ndonjė tjetėr) janė lirika qė shprehin ndjenjat qytetare tė poetit ndaj Atdheut, vlerave tė tij dhe fateve tė tij.

Njė nga pėrjetimet mė tė fuqishme tė kėtij motivi ėshtė besimi i palėkundur nė tė ardhmen e Shqipėrisė, ndonėse dita e lirisė ishte ende larg. Por, duke u nisur nga fakti qė lėvizja komėtare kishte pėrparuar, ishin hapur shkolla shqipe, ishin botuar libra e gazeta shqip, ndėrgjegjja komėtare ishte forcuar, poeti shpėrthen plot ngazėllim:

 

Pėr Shqipėrinė

Ditėt e mira

Paskėtaj vijnė,

shkoi errėsira;

lum kush do tė rronjė,

ta shohė zonjė! ("Shpreh").

 

Padurimi i poetit pėr tė parė ditėn e bardhė tė lirisė ėshtė i madh. Kjo shpresė, kjo dritė e mban gjallė poetin, i cili, edhe pse me shėndet tepėr tė tronditur, ka besim se do ta arrijė:

 

As hidhe gardhė

Dhe shpejto pakė,

o dit' e bardhė,

dhe jakė, jakė,

se tė pres,

nukė vdes ("Pėrse")

 

Dy vjersha qė lidhen ngushtė nga idetė dhe patosi qė i pėrshkron, janė "Gjuha jonė" dhe "Korēa". Nė to ai i ka thurrur gjuhės shqipe vargjet mė tė frymėzuara. Ėshtė ndėr tė parėt poetė qė i kėnoi bukurisė dhe ėmbėlsisė sė gjuhės sonė, ėshtė ndėr tė parėt qė kuptoi vlerat dhe mundėsitė e saj tė shumta pėr tė shprehur mendimet dhe ndjenjat mė tė thella njerėzore:

 

Gjuha jonė sa e mirė!

Sa e ėmbėl! Sa e gjerė!

Sa e lehtė! Sa e lirė!

Sa e bukur! Sa e vlerė! ("Korēa")

 

Naimi shkruan plot entuziazėm pėr hapjen e shkollės sė parė shqipe nė Korēė mė 1887 dhe u bėn thirrje bashkatdhetarėve tė hyjnė me guxim nė rrugėn e diturisė e tė kulturės. Kur ai thotė: "Tė marrim diturinė..., tani lipsetė dritė ("Gjuha jonė"), kemi prirjet e tij iluministe dhe konceptin se liria nuk shkėputet nga progresi, nga "qytetėrimi". Me njė informacion krejt tjetėr, plot mllef dhe urrejtje shpėrthen ai nė vjershėn "Tradhėtorėt". Ai u vė damkėn e turpit atyre qė tradhėtojnė kombin dhe bashkatdhetarėt, atyre qė harrojnė mėmėdheun dhe punojnė pėr tė huajt. Vjersha tingėllon si njė mallkim pėr tradhėtinė, kur poeti shkruan plot zemėrim:

 

Buk' e mėmėdheut i zėntė

Tradhėtorėt e pabesė!

 

Motivi filozofik zė vend tė gjerė nė "Lulet e verės" dhe mund tė themi se Naimi themeloi nė letėrsinė shqiptare traditėn e poezisė sė mendimit.

Nė lirikat filozofike gjejmė pėrsiatjet e poetit pėr botėn, pėr jetėn dhe vdekjen, pėr njeriun, perėndinė, pėr kohėn qė shkon pa kthim. Pėr herė tė parė nė letėrsinė shqiptare trajtohen kaq gjerė koncepte tė tilla filozofike, njė botė pėrjetimesh qė kanė nė qendėr njeriun. Me sinqeritet e me gjuhė plot emocione Naimi shpreh ide humane, dashurinė dhe besimin e tij ndaj njeriut. Nė disa nga vjershat filozofike si "Jeta", "Zemra" e sidomos "Perėndia", spikat qartė njė nga elementet bazė tė botkuptimit tė Naimit, panteizmi. Shfaqet aty nga ana mistike e kėtij botėkuptimi, por nga ana tjetėr, edhe mohimi i riteve tė tepruara fetare. Ai pohon se perėndia ėshtė kudo, e shkrirė, e trupėzuar te ēdo send a gjallesė e botės:

 

Ē'sheh, ėshtė zot' i vėrtetė,

Ē'dėgjon, ėshtė zėr' i tija,

Gjithė ē'ka e s'ka nė jetė,

Ėshtė vetė perėndia ("Perėndia")

 

Nė panteizmin e naimit depėrton edhe humanizmi, besimi i madh i poetit te njeriu, qė ėshtė qėnia mė e lartė e gjithėsisė, sepse tek ai, sipas poetit, personifikohet vetė hyjnia:

 

Zemr' e njeriut nė jetė

Ėshtė vend i perėndisė.

 

Te vjersha "Fyelli" (ashtu si te "Fjalėt e qiririt", botuar mė 1884) Naimi ngre lart misionin e poetit nė shoqėri, idealet pozitive e humane tė tij, tė poetit qė bėhet zėdhėnės i shpirtit njerėzor. Motivi erotik ėshtė trajtuar nė njė cikėl tė tėrė vjershash me titullin e pėrbashkėt "Bukuria".

Lirikėn e dashurisė e kishin lėvruar edhe bejtexhinjtė, por Naimi e ngriti nė njė nivel artistik tė ri. Shpesh pėrcolli edhe koncepte etike e filozofike.

Poeti i kėndoi bukurisė sė vashės, para sė cilės mrekullohet edhe nė tė zbulon njė pjesė tė bukurisė universale. Ai e koncepton atė si shfaqje tė pėrsosmėrisė njerėzore, tė harmonisė dhe bukurisė hyjnore. Ndihet nė to edhe ndikim i poezisė orientale. Heroi lirik tė kujton bilbilin, kurse vajza e dashur trėndafilin, figura konvencionale tė asaj poezie. Ndjenja e poetit ėshtė platonike, abstrakte, dhe nuk ka atė shfaqje konkrete si nė lirikėn popullore ose mė vonė si nė poezinė e Ēajupit. Si romantik, Naimi kėndoi mė shumė vuajtjet qė sjell dashuria, sesa gėzimet e saj. Nė kėto ndjenja, zbulohet njė zemėr shumė e ndjeshme dhe mbi tė gjitha, shumė njerėzore. Dashuria pėr poetin ėshtė gjithmonė njė ndjenjė e lartė, fisnike dhe e pastėr.

Nė ciklin "Bukuria" afrimi me poezinė popullore ėshtė mjaft i dukshėm. Poeti mori prej saj mjete artistike e teknika vėzhgimi dhe krijoi vargjet plot spontanitet e bukuri tė rrallė:

 

Bukuroshe, sy mėshqerrė,

shikomė njėherė mua,

trėndafil i kuq me erė

e di, vallė, se sa tė dua?

E mora vdekjen nė sy,

do tė vdes, tė vdes pėr ty.

 

Me "Lulet e verės" Naimi arriti pjekurinė e plotė si poet lirik Larmia e motiveve, pasuria dhe thellėsia e ndjenjave kanė pėrcaktuar edhe pėrdorimin e njė gjuhe poetike tė larmishme e me shprehėsi tė lartė. Sa optimist e i ngazėllyer ėshtė kur shpreh besimin tek e ardhmja, aq i pėrmbajtur e meditues ėshtė kur flet pėr probleme tė qėnies, tė filozofisė, sa i trishtuar paraqitet kur kujton djalėrinė e perėnduar, kohėn e ikur, dhe tė vdekurit, aq i pėrndezur ėshtė nė urrejtjen e tij kur mallėkon tradhėtarėt. Naimi pėrdori mjete tė shumta stilistike. Epitetet e goditura pėr gjuhėn, anaforat tek vjersha "Fyelli", shpėrthimet nė formė pasthirrmash "Lum kush tė rrojė&", krahasimi i Korēės sė Mėsonjtores sė parė me trimin qė sulet nė ballė etj., etj, mbeten tė pashlyera nė kujtesė. Me shumė efekt poeti pėrdori edhe antitezat, veēanėrisht ndėrmjet disa fjalėve tė caktuara me kuptim tė pėrgjithshėm, por qė ai i shėnoi me njė pėrmbajtje tė qartė e me ngarkesė emocionale (drita-errėsira; fatbardhėsia, mbarėsia, qytetėria, - ndarja, marrėzia) e qė pėrfaqėsojnė tė parat: lirinė, emancipimin, kurse tė dytat: zgjedhėn, paditurinė, si plagė tė pushtimit. Tėrheq gjithashtu vėmendjen pasuria e rimave, e vargjeve e strofave me skemat AB, AB, A, AA, BCCB, ABAB, CC, tė pėrdoruara rrallė ose aspak nė poezinė shqiptare.

"Lulet e verės" (me "verė" Naimi quante pranverėn) ishin simbol i sė resė qė po lindte, i lirisė, i asaj shprese dhe force tė madhe qė lindi poetin e madh dhe poezinė e madhe.

Reklamė

Komentet (1)

shume Mir
- erjon, klines, 05-12-2019 14:43
877
605
Vlerėso komentin

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
3k

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.