Histori e Skėnderbeut (Analizė) - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Histori e Skėnderbeut (Analizė) - Naim Frashėri

Poema epike "Historia e Skėnderbeut" u botua mė 1898, dy vjet para vdekjes sė Naimit.

Histori e Skėnderbeut (Analizė) - Naim Frashėri
Histori e Skėnderbeut (Analizė) - Naim Frashėri
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/10/2017 21:47

Kjo vepėr e fundit qė botoi ai, mbeti si testamenti i tij, sepse nė tė pėrmblodhi dhe shprehu me patos tė fuqishėm idealet pėr lirinė e Shqipėrisė dhe pėr futjen e saj nė rrugėn e pėrparimit.

Vepra doli nė njė ēast historik tepėr tė mprehtė: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit tė saj dhe rreziku i copėtimit tė vendit tonė nga shtetet shoviniste ishte shumė i madh. Kėrkohej mė shumė se kurrė qė ndėrgjegjja kombėtare tė forcohej dhe, veē kėsaj, te shqiptarėt tė krijohej mendėsia se ishte e drejta e tyre tė jetonin tė lirė si komb mė vete nė trojet e lashta stėrgjyshore. Vepra e Naimit bėnte thirrje dhe nxiste shqiptarėt t'i dilnin zot vendit tė tyre nė kėto kushte, duke kryer me nder detyrėn atdhetare.

Breza tė tėrė patriotėsh kishin ėndėrruar tė kishin njė vepėr pėr heroin kombėtar, Skėnderbeun. Kėtė dėshirė e realizoi Naimi me poemėn e vet madhore, e cila lėshoi hapur e me forcė kushtrimin pėr tė rrokur armėt, pėr tė shkundur zgjedhėn turke e pėr ta mbrojtur atdheun nga ēdo rrezik. Ajo tingėlloi si kushtrim i bashkimit tė shqiptarėve rreth flamurit tė Skėnderbeut.

Si ėshtė ndėrtuar vepra?

"Historia e Skėnderbeut" ėshtė njė poemė epike e pėrbėrė nga 22 kėngė. Ngjarjet ndjekin rendin kohor: Fillojnė me dėrgimin e djemve tė Gjon Kastriotit peng tė sulltanit dhe mbarojnė me vdekjen e Skėnderbeut dhe pasojat e rėnda qė ndoqėn. Nė pėrgjithėsi vepra i pėrmbahet historisė, ndonėse ka personazhe tė krijuara prej poetit.

Nė qendėr tė poemės ėshtė figura e Skėnderbeut. Kėtė figurė Naimi e ka vizatuar nė pėrputhje me idealin e tij romantik, nė dritėn e idealeve tė humanizmit evropian e nė frymėn e Rilindjes. Pra e idealizon figurėn e heroit tonė.

Pėr Naimin Skėnderbeu ėshtė personifikim i tė gjitha vlerave: i trimėrisė, i urtėsisė, i bukurisė fizike e morale:

 

Ishte mbret i bukurisė,

si dielli epte dritė...,

... kish tė gjitha mirėsitė

dhe tė tėrė urtėsinė,

njerėzin' e dituritė

dhe fuqin' e trimėrinė.

 

Naimi e paraqet Skėnderbeun me tiparet e njė heroi legjendar, tė luftėtarit kreshnik dhe tė atdhetarit tė flaktė, qė mbi gjithēka vė atdheun, edhe mbi interesin e tij.

Nė poemė e gjejmė Skėnderbeun njė udhėheqės me aftėsi tė rralla, qė diti tė bashkonte tė gjithė shqiptarėt rreth idealit tė madh tė lirisė. Ai ėshtė organizator dhe strateg i madh nė luftė, po aq sa ėshtė edhe luftėtar qė bie "si rrufč" mbi armiqtė dhe i shpartallon. Si prijės i urtė popullor ai ėshtė simbol i lirisė, i traditave heroike tė popullit, i idealeve shoqėrore e demokratike qė i kishte vetė poeti. Skėnderbeu paraqitet me njė botė tepėr humane. Ėshtė i dashur e i thjeshtė me njerėzit, ka njė mall pėrvėlues pėr atdheun kur jeton larg tij, qan me lot tė hidhur kur merr vesh vdekjen e njerėzve tė afėrt dhe tė zezat qė e gjetėn Shqipėrinė. Nė ēdo ēast ėshtė njerėzor e fisnik.

Figura e Skėnderbeut ėshtė e pashkėputur nga epoka e tij. Ėshtė e natyrshme qė kėtė epokė Naimi ta paraqitė tė idealizuar, duke ia kundėrvėnė gjėndjes sė Shqipėrisė sė robėruar e tė prapambetur tė kohės sė vet. Koha e Skėnderbeut pėrmblidhte gjithė "mirėsitė" e "begatitė" atėherė mbretėronte urtėsia, paqja, kamja, nderi, shpresa.

Paraqitja e idealizuar e sė kaluarės kishte njė funksion tė caktuar. Duke ballafaquar dy epokat, Naimi thekson se pushteti osman e ndėrpreu proēesin e zhvillimit e tė qytetėrimit tė Shqipėrisė, e hodhi kėtė nė errėsirė. Pra, pushtimi osman duhej shporrur sa mė parė dhe epoka e lavdishme e Skėnderbeut duhej pėrtėrirė.

Naimi evokon shpirtin heroik e liridashės tė shqiptarėve, traditat e tyre tė bashkimit, evokon epokėn dhe Skėnderbeun vetėm e vetėm qė:

 

T'i ap dritė Shqipėrisė

Nga shpirt' i ndritshėm i tija,

 

pra, duke na i paraqitur ato si njė model tė pėrsosur, ti frymėzonte bashkatdhetarėt pėr ta ēliruar e qytetėruar atdheun e tyre si dikur. Si demokrat Naimi e paraqet popullin si njė forcė tė gjallė qė i udhėhequr nga njė hero si Skėnderbeu, korr fitore dhe tregon heroizėm e patriotizėm tė pashoq.

Njė ide e rėndėsishme e poemės, tepėr aktuale nė fund tė shekullit XIX, ishte ajo se liria fitohet vetėm me anė tė luftės sė armatosur. Gjithė poema e sintetizon kėtė ide, por me njė patos tė veēantė spikat ajo nė fjalėt e Kamanit:

 

Kurrė s'trembet Shqipėria,

nukė vdiq, po ėshtė e gjallė

tjetėr pėrgjigjje Turqia

nukė do, pėrveē me pallė.

 

Fjala e Kamanit nė kuvendin e burrave tė mbledhur nga Gjon Kastrioti, ėshtė himn pėr trimėrinė dhe lirinė, ajo tingėllonte si thirrje pėr tė rrokur armėt:

 

Trimėria, trimėria

mban lirin' e mėmėdhenė!

 

Kamani nuk ėshtė person historik, por figurė e krijuar nga poeti me shumė dashuri e mjeshtėri. Ai tipizon shqiptarin trim, tė vendosur pėr tė mbrojtur lirinė dhe nderin e atdheut, tė gatshėm tė japė edhe jetėn.

Nė poemė ka dhe shumė personazhe tė tjera, portrete tė njerėzve tė afėrt dhe tė bashkėluftėtarėve tė Skėnderbeut, si dhe tė armiqve osmanė. Kėta tė fundit, sidomos sulltanėt, jepen me tipare krejt tė kundėrta me ato tė Skėnderbeut dhe tė shqiptarėve.

"Historia e Skėnderbeut" u bė njė nga veprat mė tė dashura gjatė Rilindjes, se u pėrgjigjej aspiratave liridashėse qė vlonin nė popull. Ajo themeloi nė letėrsinė tonė traditėn e poezisė epike.

Poema ka shumė vlera artistike tė qėndrueshme. Ajo tė rrėmben me gjerėsinė e rrėfimit, me gjallėrinė e vizatimit tė shumė skenave. Tė tilla janė ato tė kuvendeve, tė veprimtarisė sė gjithanshme tė Skėnderbeut, tė betejave, ndonėse, ndonjėherė, bie nė pėrsėritje situatash. Herė-herė gjejmė tabllo me dramacitet tė theksuar. E tillė ėshtė ajo nė kėngėn e V, qė fillon me vargjet:

 

Krujė, o qytet i bekuar,

prite, prite Skėnderbenė!...

 

Nė poemė hasim herė-herė, portretizime tė goditura tė personazheve, siē ėshtė sidomos ai i Kamanit njė pasuri figurash stilistike, si epitete, krahasime, similituda etj.

Gjuha e veprės ėshtė afėr gjuhės sė popullit, me mjete tė shumta shprehėse, e pastruar nga fjalėt e huaja dhe me mjaft fjalė tė krijuara nga vetė poeti. Shprehjet frazeologjike, me mjaft ngarkesė emocionale, gjenden dendur nė poemė.

"Historia e Skėnderbeut" mbetet njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė Naimit. Me tė u mėkuan dhe u rritėn breza tė tėrė atdhetarėsh e luftėtarėsh.

Reklamė

Komentet (1)

huhu
- haha, hihi, 22-05-2020 20:48
319
513
Vlerėso komentin

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
j^H_:

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė