Bagėti e Bujqėsi (Pjesa e Dytė) - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Bagėti e Bujqėsi (Pjesa e Dytė) - Naim Frashėri

Vepra Bagėti e Bujqėsi (Pjesa e Dytė) nga Naim Frashėri.

Vepra Bagėti e Bujqėsi (Pjesa e Dytė) nga Naim Frashėri.
Vepra Bagėti e Bujqėsi (Pjesa e Dytė) nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/10/2017 20:53

Bariu plak krabėn nė dorė edhe urdhėron tė rinjtė,

E ata gjithė punojnė, ngriturė mė bres pėrqinjtė;

Ca bėjnė vathėn e shtrungėn, ca ngrehin tėndėn e stanė,

Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih mė nj'anė;

Kush pėrvjel, kush qeth sheleknė, kush mjel dhitė, kush mjel dhėntė,

Njėri merr ushqen kėlyshnė, tjatėri pėrgėzon qėntė.

Stopani, bėr'i zi sterrė, shikon bulmetn' e bekuar,

Tunt, bėn gjalpė, djathė, gjizė edhe punon pa pėrtuar;

Udhėtar' e gjahėtorė, q'u bije udha ndėr male,

U ep mish, qumėsht, kos, dhallė, ajkė, djathė, bukėvale...

Kec'i mbeturė pa mėmė dhe i varfėr' e i shkretė

Mėnt mėmėnė, qė ka mbetur pa bir e pa gas nė jetė.

Dėgjohet nga mez'i pyllit krism' e sėpatės s'druvarit,

E sharrėsė qė bėn lėndė, edhe fyell'i shterparit.

 

Shterpari s'i qaset stanit, po nėr pyje bij'e ngrihet,

Nėpėr maja, nėr bregore, rri, kėndon a gdhėnt, a shtrihet;

S'i trembetė syri kurrė, vetėm aty dit' e natė,

Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatė,

As nga shkėmbėnjt' e nga pylli, as gogolėtė s'e hanė,

Armėtė ka shok e vėlla, mėm' e motėrė xhuranė;

Miqt' e ti shqeratė janė, kecėrit, dhitė, dhėntė,

Cjeptė, ziletė, kėmborėt, deshtė e mė tepėr qėntė,

Qė s'flenė, po rrin' e ruajn bagėtinė dhe barinė,

Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas tė math i vinė;

S'e hanė njerin' e mirė edhe mikun' e udhėtarė,

Se i njohėn; po tė liknė, egėrsirėnė, kusarė.

Vjen nata, e lė nė t'errėt, del hėna, i pėrhap dritėn,

Vjen mėngjesi, sbardhėllehet, lint' dielli, i bije ditėn.

Yjtė, hėna, dielli, shėnja, lindin e prapė perėndojnė,

Gjithė ē'lėvrijnė nėr qiej, pėrpara syvet i shkojnė.

Mblidhen ret' e hapėsira bėnetė e zezė sterrė,

Vetėtimat e gjėmimet nisin e shiu zė tė bjerė;

Bariu vė gunėn nė kokė, z'eshkėn me herėt tė parė,

Ndes shkarpat sakaqėherė, e lisnė fryn, dhe bėn zjarrė;

Fishėllen e thėrret qentė secilin me emėr veēan,

Pa, kur derdhetė Baliku, ujkun' e zė edh'e pėrlan,

Se bisha, qė bije dėmnė, errėsir' e mjergull kėrkon,

Papo bariu shum' ahere vė re dhe mba vesh e dėgjon,

Dhe sokėllin me zė tė madh, tunden malet e shkėmbenjtė,

Gumzhitin pyjet' e veshur e oshėtijnė pėrrenjtė!

 

Ėsht' e lehtė dhi e stanit, qė kullot gjethen e malit,

Dhe bij'e fle majė shkėmbit e pi ujėthit e zallit;

Dhi e shtėpis' ėsht' e plokshtė, fle nė vath' e nėnė strehė

E pi ujėt e rrėkesė edhe shtrihetė nė plehė;

Esht' e butėz' edh'e qetė dhe e urtė si manare,

Nuk' ėshtė si malėsorja, andaj i thonė bravare.

 

Nė fshat, posa sbardhėllehet, sheh njė plakėzė tė gjorė,

Ngrihet, hap derėn ngadalė, e del me kusi nė dorė,

Rri nė derėzėt tė shtrungės, dhe djali duke dremitur

I nget bagėtin' e delen, i mjel plakėz' e drobitur.

Plaku lė shkopnė mėnjanė e bėn gardhin a zė shteknė,

Bariu vė tufėn pėrpara, vasha pėrkėdhel sheleknė,

Nusja fshi e ndreq shtėpinė edhe bėn bukėn e gjellėn,

I shoqi sheh kanė, lopėn, viēnė, demnė, kalėn, pelėn,

Mushkėn, qė ėsht' e harbuar edhe bashkė me gomarė

Rrahėnė tė hedhin murė, tė hanė bimėn a barė.

Njė grua vete nė krua, e tjatėra zė tė tuntnjė,

Njė sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatėra bėn ētė muntnjė.

 

Na hyjnė shumė nė punė kafshėtė dhe bagėtija,

Na i dha nė kėtė jetė shok' e ndihmės Perėndija.

Tė mos ishte gjė e gjallė, njeriu s'rronte dot nė jetė,

Do tė vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretė;

Gjė e gjallė na vesh, na mbath dhe na ushqen e na zbavit,

Kur shtohet e vete mbarė; jetėnė tėn' e pėrsėrit.

Edhe dheu, qė na ep drithė, sido ta kemi punuar,

Nukė pjell mirė si duam, po s'e patmė plehėruar.

O shokėtė e njeriut, Zoti u shtoftė e u bekoftė!

Dhe shpirti im mik pėrjetė, sindėkur ka qėn' u qoftė.

Kafshėt, edhe bagėtinė, qė u ka kaqė nevojė,

Njeriu duhetė t'i shohė, t'i ketė kujdes, t'i dojė.

Tė mos t'i mundojmė kurrė, po si fėmijė t'i kemi,

Eshtė mėkat edhe fjalė tė ligė pėr to tė themi.

 

Dellėndyshe bukuroshe, qė thua mijėra fjalė,

Dhe tė k'ėnda vahn' e lumėn, qė vjen me vrap e me valė,

A mos vjen nga Shqipėria? Eni vjen prej Ēamėrie

Me kėto mijėra fjalė e me gluhė perėndie?

Apo vjen nga Labėria, pra mė duke kaqė trime,

Edhe fjalėtė qė thua mė gėzojnė zėmrėn time,

Q'ėshtė thyer, bėrė posi njė pasqyrė,

Duke kėputur nga cmagu, qė s'e kanė vartur mirė,

Apo vjen nga fush'e Korēės, nga vėnd'i mir' e i gjerė,

Prej zembrėsė Shqipėrisė, qė del gjithė bot' e ndjerė?

A mė vjen prej Malėsie, prej Skrapari, prej Dobreje,

Nga Vijosa, nga Devolli, prej Vlor' e prej Myzeqeje?

 

Tė mundja tė fluturonja e tė kishnja krahė si ti,

Me gas tė math do t'i vinja Shqipėrisė brėnda nė gji!

Pėr me marrė drejt Shkumbinė edh' Elbasan' e Tiranėn,

E me ardh ke ti, o Shkodrė, tė shof Drinin e Bujanėn,

Kostur, Pėrlep, Fėllėrinė, Dibrė, Ipek e Jakovėn,

Mat' e Ysqyp e Prėshtinė dhe Mirėdit' e Tetovėn;

Krojėnė e Skėnderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisė,

Tue bam me trimni luftė, e m'e munt kren e Tyrqisė.

 

Durrės, o qytet i bukur, qė je kėrthiz' e mėmėdheut!

Edhe ti Leshi me emrė, qė ke eshtrat e Skėnderbeut!

Burrat tuaj aqė trima do ta lenė vall' Ulqinė

Edhe gjithė shqipėtarėt ta mbanjė armiku ynė?

Nukė mė ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumė shpresė,

Shqipėria kėtej-tutje kshu po nukė do tė mbesė.

 

Dua tė dal majė malit, tė shoh gjithė Arbėrinė,

Vėllezėrit shqipėtarė, qė venė nė pun' e vinė,

Burrat trima me besė dhe shpirtmir' e punėtorė,

Dhe fushatė gjithė lule e malet me dėborė.

 

O fushazėtė pėllore, qė m'ushqeni Shqipėrinė,

Do tė kėndoj bukurinė tuaj edhe bujqėsinė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
ld"\K

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.