Lutja e Naimit - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Lutja e Naimit - Naim Frashėri

Vepra Lutja e Naimit nga Naim Frashėri.

Vepra Lutja e Naimit nga Naim Frashėri.
Vepra Lutja e Naimit nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 31/10/2017 23:14

Det i p'an'i mirėsisė, q'emrin tėnd s'e zė dot ngoje,

Qysh e ngrehe gjithėsinė pa lėnė farė nevoje!

Fali njeriut urtėsinė, mirėsinė, njerėzinė,

Butėsinė, miqėsinė, dashuri, vėllazėrinė

Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletė,

Resė shi, aravet bimė e mos lerė gjė tė metė,

Fali erė trėndelinės, manushaqes, trėndafilit,

Kalliut bukė, mizės pjesė, zogut ngrėnie, zė bilbilit,

E drurėvet epu pemė dhe uratė bagėtisė,

Dėrgo dhėmbj' e kujdes pėr to nė zėmėrt tė njerėzisė

Epi pjergulls' e vėshtit rrush dhe vozėsė fali verė,

Mos e lerė pa tė kurrė, kurrė thatė mos e lerė

Fali diellit flak e zjarr dhe hėnės e yjet dritė,

Edhe detit uj' e kripė, gjithėsisė jet e ditė.

Yjtė le tė vinė rrotull dhe njerėzit tė punojnė,

Tė dėfrejn' e tė gėzohen dhe si vėllezėr tė shkojnė.

Tregomu dhe shqipėtaret udhėn e punės sė mbarė,

Bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqipėtarė,

Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardh' e lirisė,

Udhėn e vėllazėrisė, vahn' e gjithė mirėsisė.

Nxirr tė vėrtetėn nė shesht, paskėtaj tė mbretėronjė,

Errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtėra tė pushonjė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
c[&Q

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė