Perspekti - Sami Frashėri - Kamus al-A'lam
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Sami Frashėri - Kamus al-A'lam

Kamus al-A'lam ėshtė vepra mė e rėndėsishme dhe njėkohėsisht mė voluminoze e Sami Frashėrit.

Sami Frashėri - Kamus al-A'lam
Sami Frashėri - Kamus al-A'lam
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/01/2018 08:36, Ndryshuar: 05/01/2018 15:47

Kamus al-A'lam ėshtė enciklopedi historiko-gjeografike nė gjashtė vėllime me gjithsej 4830 faqe tė formatit 30 x 21 cm. Vepra ėshtė shkruar nė gjuhėn turke dhe njė pėrkthim persisht u botua nė dekadėn e fundit tė shekullit tė 19 (1889-1898).

Vėllimi i parė, hapet me fjalėn e botuesit tė njohur Mihran Matbaasi, i cili thekson rėndėsinė e kėtij botimit. Pastaj vjen parathėnia ku Samiu flet pėr karakterin e veprės sė vet dhe pėr vėshtirėsitė nė tė cilat hasi gjatė punės nė kėtė vepėr. Flet pėr historinė dhe gjeografinė si disiplina tė pandashme njėra prej tjetrės dhe me interes tė madh. Sami Frashėri me kėtė dėshmon se i njihte mirė veprat historiografike dhe gjeografike e biografike nė gjuhėn arabe, turke, persiane si dhe ato nė gjuhėn evropiane. Gjithashtu pėr kėtė vepėr ka shfrytėzuar edhe burime tė tjera tė ndryshme zyratre bashkohėse, me tė dhėna tė verifikuara pėr kohėn.

Sipas Samiut historia ėshtė koha, gjeografia ėshtė vendi, por marrėdhėniet e kėtyre dy disiplinave tė diturisė janė tė gėrshetuara. Koha mbetet kohė, vetin mbetet vend, me ndryshime tė vogla, ndėrkaq njerėzit dhe botėkuptimet e tyre vazhdimisht ndėrrohen, e bashkė me ta pėson ndryshime edhe bota materiale e krijuar nga njerėzit.

Autori mė poshtė jep sqarimet lidhur me parimin e punės, respektivisht vė nė pah rrugėn si ka vepruar me emrat e vendeve a tė personave, tė cilėve alfabeti osman nuk u pėrshtatet pėr interpretim tė drejtė. Emrat e kėtillė, pėrveē me shkronja arabe, i dha nė kllapa ose pa to edhe me shkrim latin.

Vėllimi i parė

Nė vėllimin e parė ėshtė pėrfshirė shkronja alif. Kėtu janė pėrshkruar vendet e personalitete tė ndryshme tė botės, tė cilėt nė enciklopedi aleksione tė tjera, me alfabet latin a cirilik, gjenden nėn shkronjat A, I dhe E.

Vėllimin e parė Samiu e fillon me Aa qė nė gjuhėn kelte do tė thotė ujė, dhe Ab qė gjithashtu nė gjuhen perse do tė thotė ujė. Nė kėtė vend ai pėrshkruan edhe disa lumenj tė botės, emri i tė cilėve paraqet njė kompozitė tė formuar me anė tė fjalės ujė dhe ndonjė emri tjetėr, si: Penxhab, Mergab, etj. Dhe pėrfundon me Ahvas Abdullah poet arab i njohur si poet satirik.

Vėllimi i dytė

Vėllimi i dytė vazhdon me shkronjėn alif. Kėtu gjenden emrat qė fillojnė me U, O dhe Y, si: Uskotėt, Ulqini, Ostrogotėt, Orikumi etj.

Ky vėllim pėrfundon me shkronjėn P. Kėtu ėshtė eshe pėr vendet: Iliria, Berati, Beogradi, Peja, Prishtina, Presheva etj.

Vėllimi i tretė

Vėllimi i tretė fillon me shkronjėn T dhe vazhdon deri te shkronja R. Kėtu pėrshkruhet: Tėrgovishta, Tirana, Durrėsi, Dishnica, Rioli etj. Dhe pėrfundon me pėrshkrimin e njė krahine tė Argjentinės.

Vėllimi i katėrt

Vėllimi i katėrt pėrmban shkronjat Z deri me shkronjėn A, nė tė cilėn pėrshkruhet edhe: Zagora, Zadrima, Semerkandi, Shijaku, Toskėria, Dangėllia etj.

Vėllimi i pestė

Vėllimi i pestė vazhdon me shkronjėn A, pas sė cilės vijojnė shkronjat deri te L. Nė vėllimin e pestė janė pėrshkruar: Kaēaniku, Kavaja, Kosova, Kolonja, Kėrēova, Kraja, Tetova, (Kalkandelen), Frashėri, Fillati, Korēa, Lutfi Pasha dhe shumė vende e personalitete tė tjera tė rėndėsishme. Ky vėllim mbyllet me pėrshkrimin e lumit Loire nė Francė, po shkronja L do tė vazhdojė edhe nė vėllimin e gjashtė.

Vėllimi i gjashtė

Vėllimi i gjashtė vazhdon me shkronjėn L e deri me shkronjėn e fundit J. Me kėtė shkronjė pėrfundon Kamus al-A'lam. Nė kėtė vėllim, pėrveē tjerash, janė pėrshkruar edhe Luma, Lushnja, Manastiri, Myzeqeja, Mirėdita, Novo Brdo, Nikshiqi, Mosulu, Vlora, Vefik Pasha, Novi Pazari, Janina etj.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
@63Y

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė