Perspekti - Pėrhapja e Islamit - Sami Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėrhapja e Islamit - Sami Frashėri

Samiu librin e fillon me invokacionin ku i shprehet falėnderim Allahut, e pastaj flet pėr arsyen pse e shkroi kėtė vepėr nė arabishte dhe thotė se arabishtja ėshtė element integrues mes popujve muslimanė.

Pėrhapja e Islamit - Sami Frashėri
Pėrhapja e Islamit - Sami Frashėri
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/01/2018 10:52, Ndryshuar: 05/01/2018 17:54

Vepra tjetėr me rėndėsi e Samiut pėrkitazi me kulturėn islame ėshtė Himmet'ul-himam fi neshr'il-islam (Pėrpjekja e heronjve nė pėrhapjen e Islamit), tė cilėn nė pėrkthimin shqip e kemi titulluar Pėrhapja e islamit, e shkruar nė arabishte, kurse e botuar mė 1302 hixhrij / 1885 nė Stamboll.

Samiu librin e fillon me invokacionin ku i shprehet falėnderim Allahut, e pastaj flet pėr arsyen pse e shkroi kėtė vepėr nė arabishte dhe thotė se arabishtja ėshtė element integrues mes popujve muslimanė.

Nė vazhdim Samiu flet pėr arabėt dhe organizimin e tyre fisnor, pėr paraqitjen e Islamit dhe siujdhesėn arabe e pastaj edhe nė Sham, Irak, Persi, Horasan, Egjipt, Afrikė, flet pėr ballafaqimin me kulturat e kėtyre popujve dhe ngadhėnjimin e Islamit ndaj tyre.

Kjo gjendje zgjati me sukses nė shekullin e parė hixhrij, me rėnie tė intensitetit pėr shkak tė konflikteve mes Aliut dhe Muaviut r.anhuma. Nė kėtė periudhė vie deri te ndarja e hilafetit, nė atė tė lindjes abasit dhe atė tė perėndimit emevit.

Samiu pastaj vė nė pah se periudha tjetėr ishte nė favor tė diturisė dhe zejtarisė. Filluan tė studiohen dituritė tradicionale dhe racionale, tė hapen shkolla nė Bagdad, Buharė, Egjipt, Kordobė etj., prej nga dolėn kolosė tė diturisė.

Kjo periudhė e artė zgjati rreth gjashtė shekuj. Mė pastaj vėrehen shenjat e rraskapitjes, dobėsisė, pasojnė sulmet nga armiqėt mongol nga lindja dhe nga ata evrpianė nga perėndimi dhe nga njė kulturė e qytetėrim kulminant, shohim rrėnim, djegie, vrasje, inkuizicionin nė Spanjė e gjetiu, kryqėzatat e njėkohėsisht paaftėsinė e tyre, pėr ta ngadhėnjyer Islamin. Megjithatė, rėnia e muslimanėve nė rrafshin kulturor-qytetėrues, do tė thotė humbje e dyfishtė, materiale dhe kulturore.

Pastaj Samiu vė nė pah nevojėn e njė personaliteti, i cili do t'i bashkonte muslimanėt. Kjo u sendėrtua me daljen nė skenė tė osmanlinjve, tė cilėt u dėshmuan si trima, tė drejtė e fetarė. Mendimi vijues se Islami deri te Sulejmani ėshtė pėrhapur me pushtime, kurse mė pastaj me vetėdėshirė, me frymėzim nga Allahu dhe me sugjerim nga tregtarėt dhe udhėpėrshkruesit, ėshtė interesant dhe kėrkon vėmendje.

Vlen tė theksohet ēėshtja e misionarizimit krahasuar tek evropianėt dhe muslimanėt. Kur ėshtė fjala pėr Evropėn, Samiu pohon se ata kanė "themeluar organizata tė veēanta pėr pėrhapjen e fesė... dhe kanė investuar mjete tė mėdha... megjithatė krishterizmi u pėrhapė pak." Nė anėn tjetėr, pohon Samiu: "Sikur tė punohej pėr pėrhapjen e Islamit siē po punohej nė pėrhapjen e krishterizmit, Islami do tė ishte fe universale nė tė dy kontinentet: Azi dhe Afrikė." Mendoj se kėtė Samiu me kohė e ka vėrejtur dhe realisht e ka kuptuar.

Mirėpo, kur ėshtė fjala pėr pėrhapjen e Islamit nė Evropė, Samiu ėshtė pesimist, duke thėnė se kjo s'ėshtė e mundur, gjė qė tash njė shekull pas tij, mund tė shihet se nuk ia ka qėlluar.

Rrugėdaljen e fatit tė muslimanėve Samiu e sheh nė bashkimin e tyre rreth halifit dhe atė sunit, qė nė kohėn tonė nga disa qarqe do tė quhej panislamist e tė ngjashme.

Nė vazhdim Samiu pėrmend popujt kryesorė muslimanė: arabėt, turqit, persianėt, muslimanėt e Indisė, malajėt, zezakėt, por edhe ata mė tė vegjėl si: kurdėt, afganistanezėt, ēerkezėt, shqiptarėt, boshnjakėt. Pėrmend edhe gjuhėt kryesore: gjuhėn arabe, turke, persishte, urdishte dhe malaje.

Nė pėrfundim Samiu pohon se pėr "Islamin do tė ishte mė e dobishme sikur ta shkruante ēdonjėri gjuhėn e tij", qė flet pėr largpamėsinė e Samiut si dijetar e mendimtar.

Kėto janė disa nga idetė kryesore nė kėtė vepėr tė shkurtėr, por tė vlefshme shkencore.

Pėrveē kėsaj qė u tha kėtu, Samiu ėshtė marrė edhe me pėrkthimin e Kur'anit, nga arabishtja nė tuqishte. Mirėpo, siē lajmėron studiuesi mė i autorizuar i Samiut, Agah Sirri Levend, Samiu kėtė pėrkthim ia ka paraqitur Kėshillit tė Kontrollit tė Sheriatit, pėr tė nxjerr lejen e botimit. Mirėpo, kėrkesa e Samiut u refuzua nė mėnyrė tė prerė dhe njėkohėsisht e detyruan ta zhduk pėrkthimin nė praninė e tyre.

Samiu shkroi edhe shumė sosh, qė ne nė kėtė lloj shkrimi, nuk do tė mund t'i pėrfshijmė, qė s'do tė thotė se ato vepra janė pa vlerė. Pėrkundrazi, ato (Esatir/ Mitologjia, Kadinlar /Gratė, Gok/ Qielli, Yer / Toka etj.) tregojnė gjithanshmėrinė e Samiut dhe karakteristikėn tjetėr me rėndėsi, se tė gjitha veprat e tij janė tė pėrshkruara me mėsimet nga Kur'ani, pėrkatėsisht Islami.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
jV$IT

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.