Jeta e Sami Frashėrit
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Jeta e Sami Frashėrit

Deri sa rreth jetės dhe aktivitetit tė Samiut shkencėtarėt kryesisht pajtohen, kjo nuk mund tė thuhet edhe pėr veprėn e Samiut.

Jeta e Sami Frashėrit
Jeta e Sami Frashėrit
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/01/2018 18:32

Nė kėtė kohė antagonizmash shoqėrore-politike, socio-ekonomike e kulturore, nė kohėn e rezistencės gjithnjė e mė tė madhe tė popujve mė tė vegjėl, kurse orekseve gjithnjė e mė tė mėdha tė kolonialistėve perėndimorė nė fshatin Frashėr, nė lindje tė Permetit, nė Shqipėri, u lind Shemsudin Sami bej Frashėri, mė i njohur si Sami Frashėri.

Nėse i hedhet njė vėshtrim tėrėsor e analitik jetės sė Samiut, lehtė dallohen tri vendbanime apo tri vendqėndrime tė tij qė koincidojnė me tri etapa tė formimit dhe zhvillimit intelektual e politik tė Samiut:

1. Frashėri - vendlindja pėrherė e dashur e Samiut dhe fėmijėria e tij;

2. Janina - qendėr vilajeti dhe rinia e Samiut;

3. Stambolli - kryeqendra e osmanlinjve, afirmimi dhe pjekuria e Samiut.

Frashėri - Etapa e fėmijėrisė

Frashėri paraqet etapėn e parė tė jetės sė Samiut. Kėtu Samiu e thithi nektarin e parė tė diturisė, tė dashurisė sė familjes, popullit dhe atdheut dhe mbi tė gjitha tė fesė sė tij tė lartė islame, nė shenjė tė sė cilės do tė luftojė gjatė gjithė jetės sė tij.

Samiu rrjedh nga njė familje bejlerėsh tė vegjėl tė rrethit tė fshatit tė Frashėrit, nga i ati Halid beu (vd. 1858) dhe e ėma Emineja. Kishte disa vėllezėr dhe motra. Mė tė moshuar se Samiu ishte Avdyli, Nefiseja, Sherifi, Naimi, Shanishaja, kurse mė tė rinjė se Samiu ishin: Tahsini dhe Mehmeti. Ndėr fėmijėt mė tė njohur nga ata janė: Avdyli, Naimi dhe vetė Samiu. Ekzistojnė ca dilema rreth datės sė Samiut. Sė kėndejmi, nga autori nė autor hasim nė laramani shėnimesh.

Disa pohojnė se Samiu u lind mė 1 qershor, kurse disa me 5 qershor. Mirėpo, kėtė dilemė na i heq vetė Samiu, i cili nė autobiografinė e shkurtėr, tė botuar nė revistėn "Serveti funun", nr. 273, tė dt. 06. 06. 1312 hixhrij (19. 06. 1896), fq. 227, pėr veten thotė se ėshtė i lindur mė 22 rexhep tė vitit 1266 hixhrij dhe sipas tabelave mė tė reja sinkronike, 22 rexhepi ėshtė ekuivalent me datėn 3 Qershor 1850, e jo mė 1 apo 5 qershor 1850.

Nga imamėt e fshatit Samiu mėsoi shkrim-leximin e Kur'anit, bazat nga akaidi (apologjetika, dogmatika), fikhu (dispozitat), ahlaku (morali), historia islame, disiplinat letrare orientale etj. Mėsoi edhe bazat e gjuhės turke, arabe dhe persishte, tė cilat disiplina mė pastaj do tė hyjnė nė pėrdorim tė gjerė nė punėn e tij tė vėllimshme shkencore.

Janina - Etapa e rinisė

Pas vdekjes sė prindėrve, Abdyli, vėllai mė i moshuar i Samiut, mori me vete familjen ne Janinė, ku punonte si nėpunės dhe bėnte tregti. Ishte ky viti 1865. Kėshtu Samiu u largua nga Frashėri pa e ditur se po largohet pėrgjithmonė, kurse tė cilin gjithnjė do ta ketė nė kujtesė tė gjallė. Nė atė kohė, Janina paraqiste njė qendėr tregtare dhe kulturore dhe njė konglomerat popujsh: shqiptar, grekė, vllehė etj.

Pėr shpirtin kureshtar tė Samiut, Janina ishte njė mundėsi mė shumė pėr tė depėrtuar nė botėn e diturisė. Me tė vendosur nė Janinė, Samiu ndoqi kursin e gjuhės arabe e persiane tek dy imamė tė njohur tė kėtushėm, e pastaj e regjistroi Gjimnazin "Zosimea", qė radhitej ndėr shkollat mė tė zhvilluara nė Ballkan.

Ndonėse zgjaste tetė vjet, Samiu kėtė shkollė e kreu pėr shtatė vjet. Kėtu Samiu e mori njė kulturė tė gjerė klasike dhe fliste me admirim pėr metodat dhe lėndėt qė mėsoheshin: greqishtja e re dhe e vjetėr, italishtja, frengjishtja, pastaj historia, gjeografia, matematika, astronomia, fizika, kimia, historia e natyrės dhe anatomia etj. Me fjalė tė tjera, Janina paraqet rininė e Samiut dhe themelet e formimit tė tij intelektual e njėherit edhe tė atij politik. Gjimnazin e mbaroi mė 1871, kurse vitin vijues punoi si nėpunės nė Sekretarinė e Vilajetit tė Janinės.

Stambolli - Etapa e afirmimit dhe pjekurisė

Derisa Frashėri paraqiste etapėn e fėmijėrisė, kurse Janina atė tė rinisė, Stambolli paraqet etapėn e pjekurisė sė Samiut. Pėrgatitja inteleketuale dhe politike e Samiut nė Frashėr e Janinė, nė Stamboll ajo gjithnjė e mė shumė manifestohej, kėshtu qė ai u fut nė valėt e jetės dhe luftės politike. Kėtu erdhi mė 1872 qė dituritė e arritura t'i vejė nė veprim, kurse dituritė e reja, deri atėherė tė pakapshme pėr tė, t'i pėrvetėsojė. Sė pari filloi tė punojė nė drejtorinė e botimeve dhe tė bashkėpunojė me disa gazeta turke.

Pėr shkak tė intensifikimit tė punės shkencore dhe politike dhe veprimit tė tij nė kėtė plan, gjė qė nuk i shkoi pėr shtati qeverisė turke, mė 1874 e syrgjynosi Samiun nė Tripoli tė Libisė. Prej atje u kthye nė vitin 1875. Dy vjet mė vonė, nė vitin 1877, Samiu sėrish u syrgjynos nė ishullin Rodos. Aty punoi si myhyrdar i Sava pashės. Kėtė vit Samiu mori pjesė nė themelimin e Komitetit pėr Mbrojtjen e tė drejtave tė popullit shqiptar nė Stamboll. Vitin vijues Samiu ėshtė mjaft aktiv nė kėtė plan. Kėshtu qė e gjejmė si njėrin nga nismėtarėt kryesorė tė veprimtarisė kulturore tė kolonive tė shqiptarėve nė Stamboll. Njėkohėsisht, Samiun e gjejmė si kėshilltar kryesor politik tė vėllait Avdylit nė lidhje me Lidhjen e Prizrenit mė 1878.

Nė vitin 1879 kur edhe u mbajt Lidhja e Prizrenit, Samiu ėshtė ndėr themeluesit kryesor tė Shoqėrisė sė tė Shtypuri Shkronja Shqip nė Stamboll, por edhe kryetar i saj.

Ndėr kėto tė dhėna nuk janė tė tepėrta tė theksohen edhe disa detaje, tė cilat vetėm sa e ndriēojnė personalitetin e Samiut. Mė 1884, nė moshėn 34 vjeēare, Samiu u martua me Eminenė, me tė cilėn jetoi nėntė vjet, patėn katėr fėmijė: vajzat Samien dhe Sadien dhe djemtė: Sadiun dhe Alisamiun.

Samiu punonte shumė, e kur lodhej, kuvendonte me tė bijėn, Samijen rreth veprave tė Viktor Hygosė, dhe mbi astronominė, e cila kohėve tė fundit i interesonte shumė.

Pėr vizitorėt qė vinin pėr t'u kėshilluar dhe pėr tė marrė mendimin e tij nga orientalistėt gjermanė, frengė, arabė e grekė, Samiu ishte mėsues modest dhe mjaft komunikativ. Besimin dhe autoritetin qė e kishte edhe te qeveria turke e cila pėrkundėr tė gjithave, ia besoi detyrėn e Sekretariatit Ushtarak nė Stamboll, e mė vonė edhe tė Kryesekretariatit. Gjatė kėsaj kohe, e punoi projektin e riorganizimit tė sistemit administrativ tė osmanlinjve , qė ta shėrojė nga sėmundje tė ndryshme, tė pėrparojė nė njė sistem modernė e pėrparimtar.

Puna e tij e vėllimshme dhe studioze, e krijuar nė kushte tė vėshtira tė jetės, pastaj syrgjynosjet e tė tjera, bėnė qė Samiu tė vuajė nga reumatizma, nga e cila edhe vdiq, tė shtunėn, mė pesė qershor tė vitit 1904 nė ora 21 nė Stamboll.

Vdekja e tij i goditi rėndė dashamirėt e diturisė dhe kulturės, atdhetarėt. Edhe mė rėndė e goditi vetė familjen e Samiut, sepse, gjatė jetės dhe me qėllim tė botimit tė gjithė asaj qė e shkroi dhe e botoi, Samiu pati hyrė nė borxhe tė mėdha, tė cilat nuk arriti t'i kthejė. Me tė vdekur, shtėpia dhe biblioteka e tij, prej 12 mijė vėllimesh, u shitėn, kurse fėmijėt u gjetėn nė rrugė pa pėrkujdesje.

Kjo jep tė kuptojmė se Samiu e dėshiroi jo fronin e sunduesit, por interesin e popullit tė tij dhe tė popujve tė tjerė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Ib!?

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė