Pashko Vasa - O Moj Shqypni
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pashko Vasa - O Moj Shqypni

Poezia O Moj Shqypni nga Pashko Vasa.

Pashko Vasa - O Moj Shqypni
Pashko Vasa - O Moj Shqypni
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 07/01/2018 19:18

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush tė ka qitė me krye n'hi?

Ti ke pas kenė njė zojė e randė,

Burrat e dheut tė thirrshin nanė.

Ke pasė shumė t'mira e begati,

Me varza t'bukura e me djelm t'ri,

Gja e vend shumė, ara e bashtina,

Me armė tė bardha, me pushkė ltina,

Me burra trima, me gra tė dlira;

Ti ndėr gjith shoqet ke kenė ma e mira.

Kur kriste pushka si me shkrep moti,

Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti

Ka kenė pėr luftė e n'luftė ka dekun

E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.

Kur ka lidhė besėn burri i Shqypnisė,

I ka shti dridhėn gjithė Rumelisė;

Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,

Me faqe t'bardhė gjithmonė asht da.



Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,

Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet

E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.

Si mal me borė, si fushė me lule

Ke pas qenė veshun, sot je me crule,

E s'tė ka mbetun as em'n as besė;

Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė.

Shqyptar', me vllazėn jeni tuj u vra,

Ndėr nji qind ceta jeni shpėrnda;

Ca thone kam fč ca thonė kam din;

Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"

Do thonė: "Jam grek", "shkje"-disa tjerė,

Por jemi vllazėn t'gjith more t'mjerė!

Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,

Pėr me ju damun me ju vorfnue!

Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,

Me ju turpnue me grue e motėr,

E pėr sa pare qi do t'fitoni,

Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,

Baheni robt e njerit t'huej,

Qi nuk ka gjuhėn dhe gjakun tuej.

Qani ju shpata e ju dyfeqe,

Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!

Qani ju trima bashkė me ne,

Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!

E s'i ka mbetun as bukė as mish,

As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;

As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,

Por asht rrėxue e bamun trokė!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

M'ata sy t'bukur q'dini me qa,

Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,

Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;

Ka mbet e vejė si grue pa burrė,

Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!

Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė

Kėt farė trimneshe, qi sot asht mekė?

Kėtė nanė tė dashtun a do ta lamė,

Qi njeri i huej ta shklasė me kambė?

Nuk, nuk! Kėtė marrč askush s'e do

Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!

Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,

Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!

Coniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,

Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,

Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezė,

Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė

Kush mos na e preki, se desim t'tanė

Tė desim si burrat qė vdiqnė motit

Edhe mos marrohna pėrpara zotit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
U\k'A

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė