Jeronim De Rada (1814 - 1903)
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Jeronim De Rada (1814 - 1903)

Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit.

Jeronim De Rada (1814 - 1903)
Jeronim De Rada (1814 - 1903)
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 07/01/2018 21:32

Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit. Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij.

Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Nė shekullin XIX ngulmimet arbėreshe, sidomos ato tė arbėreshėve tė Italisė kishin ruajtur tė paprekur ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun e tė parėve, gjuhėn, zakonet e tradiat stėrgjyshore, e shfaqėn me njė forcė tė veēantė vetėdijen e tyre shqipatre edhe nė fushėn e lėvizjes kulturore e letrare.

Letėrsia e re qė lindi tek arbėreshėt pėrtej Adriatikut nga dhjetėvjetėshi i tretė i atij shekulli, me gjithė tiparet e veēanta qė buronin nga kushtet nė tė cilat ndodheshin tė mėrguarit, ishte njė degė e letėrsisė shqiptare tė kohės, e lindur si shprehėse e idealit tė ēlirimit tė atdheut. Prandaj, nė qendėr tė kėsaj letėrsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e tė lavdishme tė popullit tonė dhe, nė rradhė tė parė, i kohės sė Skėnderbeut. Tipari themelor i jetės politike tė Italisė nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX nė Itali eci pėrpara proēesi i shuarjes sė marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit tė marrdhėnieve tė reja kapitaliste. Italinė, veēanėrisht pjesėn jugore tė saj e dallonte njė prapambetje dhe varfėri e madhe.

Pikėrisht nė kėto kushte i dhanė hov lėvizjes kombėtare pėr ēlirimin e vendit. Nė krye tė lėvizjes sė masave nė vitet '20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtė e karbonarėve.

Lufta e tyre arriti njė rezultat tė pjesshėm: kufizimi i absolutizmit pėrmes kushtetutės. Nė vitet '30 doli nė skenė oragnizata "Italia e Re", e themeluar nga revolucionari Maxini, qė rrithte nga shtresat e borgjezisė sė vogėl. Ajo veproi pėrmes kompllotesh e kryengritjesh, tė cilat dėshtuan, sepse organizata nuk nuk mbėshtetej nė masat e gjera tė popullit. Tė njėjtin fat pėsuan edhe aksionet revolucionare popullore nė vitet 1848-1849, kur levizja pėr ēlirimin e Italisė u ngrit nė njė shkallė tė re dhe mori pėrpjestime shumė tė gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisė u arrit vetėm nė vitin 1867 dhe u konsolidua plotėsisht me 1870.

Frytet e fitores i korrėn borgjezia e madhe dhe ēifligarėt liberalė, tė cilėt nuk i plotėsuan kėrkesat e masave pėr ndryshime shoqėrore, madje as pėr republikė dhe e bashkuan Italinė nėn dinastinė e Savojės. Njė rol tė ndjeshėm nė ngjarjet e kohės luajtėn edhe arbėreshėt, qė nė lėvizjen pėr ēlirimin e zhvillimin demokratik tė vendit shfaqėn njė heroizėm e shpirt sakrifice tė rrallė.

Nė kėto kushte, te bashkatdhetarėt tanė pėrtej detit lindi njė veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, qė u dendėsua sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet pėrherė e mė tė dendura me lėvizjen kombėtare tė Shqipėrisė, me rrethet politike tė ngulimeve tė ndryshme shqiptare dhe me personalitetet mė tė shquara qė ishin nė krye tė kėsaj lėvizjeje. Letėrsia arbėreshe e shekullit XIX kishte si tipar tė saj kryesor patriotizmin. Duke qenė shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakėnaqėsisė ndaj kushteve shoqėrore, ajo, qė nė fillim i kushtoi vėmendje tė veēantė problematikės shoqėrore.

Pėr frymėn demokratike tė letėrsisė arbėreshe dėshmon edhe interesi qė u tregua pėr luftėn ēlirimtare tė popujve tė tjerė. Kjo letėrsi gjeti shprehjen e vet pėrmes drejtimit letrar tė romanticizmit, po u ushqye nga njė filozofi qė, me racionalizmin e saj, dukej se binte nė kundėrshtim me "etjen pėr pafundėsi" dhe "kultin e ndjenjės", qė e dallonte kėtė drejtim nga filozofia iluministe.

Figura mė e ndritur e kėsaj letėrsie dhe njė nga figurat mė tė mėdha tė Rilindjes sonė ėshtė Jeronim De Rada.

Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit.

Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij.

Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Djali u njoh me folklorin, qė i zbuloi atij shpirtin e popullit tė vet. Po nė kėtė kohė ai njohu njė vajzė tė varfėr, tė bijėn e njė bariu, qė e afroi me njerėzit e thjeshtė dhe i frymėzoi vjersha tė ngrohta dhe tė ndiera. Njė botė mė e gjerė u hap para De Radės sė ri mė 1834, kur i ati e dėrgoi tė studionte pėr drejtėsi nė Napoli, qendėr e madhe kulturore-politike e Italisė sė Jugut. Aty i riu arbėresh u njoh me lėvizjen letraree politike tė kohės, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parė e botuar "Kėngėt e Milosaos", qė shėnonte agimin e njė periudhe tė re pėr letėrsinė kombėtare. Kjo vepėr hodhi kushtrimin pėr ēlirimin e atdheut tė stėrgjyshėrve:



"Erdhi dita e Arbėrit"!



Vepra "Kėngėt e Milosaos" u botua mė 1836. Poema, me vlerat e saj tė spikatuar ideore dhe artistike, e bėri tė njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbėreshėve. Qė nga ajo kohė fillon pėr De Radėn njė rrugė e re: rruga e pėrpjekjeve aktive pėr t'i dhėnė dritė atdheut tė tė parėve. Po atė vit ai u shtrėngua tė ndėrpriste studimet dhe tė kthehej nė fshat, pėr shkak tė kolerės qė kishte rėnė nė Napoli. Pa shkuar asnjė vit poeti mori pjesė nė njė komplot pėr tė pėrmbysur regjimin absolutist tė Burbonėve. Komploti dėshtoi dhe poeti, pėr t'i shpėtuar burgosjes ose dėnimit me vdekje, u detyrua tė jetonte gjashtė muaj si komit.

Edhe mė vonė, kur ai bėnte praktikėn si avokat nė Napoli, policia e gjurmonte si njeri tė dyshimtė. Mė nė fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punė dhe u shtrėngua tė hynte si mėsues privat nė njė familje fisnike tė Napolit.

Mė 1840 ai botoi poemėn e vet tė dytė, "Serafina Topia" e cila mė tepėr sesa njė poemė dashurie, ishte njė himn pėr bashkimin dhe vllazėrimin e shqiptarėve. Censura burbone, duke kuptuar idetė liridashėse tė librit, nuk lejoi qarkullimin e tij.

Megjithatė, poeti vazhdoi rrugėn e krijimtarisė, duke plotėsuar "Milosaon" me kėngė tė tjera, duke botuar, pėr herė tė dytė poemėn "Serafina Topia" dhe tragjedinė "Numidėt"(italisht). Nė kėtė periudhė De Rada u bė i njohur edhe jashtė kufijve tė Italisė. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare tė vitit 1848 e gjetėn De Radėn duke mbrojtur aktivisht pikėpamjet pėrparimtare pėrmes gazetės sė tij "Arbėreshi i Italisė". Shpėrthimi i reaksionit tė egėr e detyroi atė tė mbyllte gazetėn e tė tėrhiqej nė fshatin e lindjes "pėr tė pritur kohė mė tė mira". Megjithatė, poeti, nėpėrmjet punės sė vet, nuk e reshti veprimtarinė politike. Nė kėtė kohė ai iu kushtua mė tepėr ēėshtjes kombėtare shqiptare.

Mė 1849, pas pėrpjekjeve aktive tė De Radės, nė kolegjin e Shėn-Adrianit u vendos mėsimi i shqipes dhe poeti u bė mėsues i saj, po pas tre vjetėsh u pushua nga puna pėr idetė e tij pėrparimtare.

Mė 1847 dhe mė 1848 De Rada kishte nxjerrė nė dritė Rrėfimet e Arbrit, katėr novela nė vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar nė krahasim me krijimet e tij tė para. Kėto novela dalloheshin pėr njė romantizėm me karakter tė stuhishėm, pėr thellėsi lirizmi, por kishin edhe ėrrėsi dhe copėzim. Mė 1850 poeti u martua me arbėreshen Madalena Melkji, me tė cilėn pati katėr djem. Pas vitit 1860 ai filloi tė boronte njė sėrė veprash estetike, gjuhėsore, politike, folklorike, qė mbėshtetnin aktivisht ēėshtjen shqiptare, si "Parimet e estetikės"(1861), "Lashtėsia e kombit shqiptar"(1864), "Rapsodi tė njė poeme arbėreshe"(1866) etj.

Mė 1878 poeti ngriti hapur zėrin nė mbrojtje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit, duke protestuar me forcė kundėr cėnimit tė terėsisė tokėsore tė Shqipėrisė. Ai tashmė ishte lidhur ngushtė me lėvizjen kombėtare dhe atdheun e tė parėve dhe militonte nė dobi tė kėsaj ēėshtjeje edhe nėpėrmjet publiēistikės. Kėshtu, mė 1883-1887 De Rada nxorri revistėn e parė shqiptare "Flamuri i Arbrit", qė u bė tribinė atdhetarizimi dhe mbrojtėse e interesave tona kombėtare ndaj synimeve grabitqare tė shovinistėve fqinjė dhe tė imperializmit austriak e italian, duke shtruar kėrkesėn pėr autonominė e Shqipėrisė.

Vitet e fundit tė jetės qenė tė rėnda e tė mundimshme. Fatkeqėsitė e rėnda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtėn poetin, pėrkundėrazi ai u bė mė i zjarrtė se kurrė nė veprimtarinė e tij poetike e krijuese. Nė kėtė kohė ai pėrfundoi poemėn e gjatė "Skėnderbeu i pafat", poemėn "Gjon Huniadi" variantin e fundit tė "Serafina Topisė", me titull "Njė pasqyrė e jetės njerėzore". De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhėsore pėr ēėshtjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungėr, 1897), mori pjesė nė Kongresin XII tė orientalistėve ne Romė, ku foli pėr gjuhėn tonė dhe, me pėrpjekjet e tij u cel njė katedėr e shqipes nė Institutin e Gjuhėve Orientale nė Napoli.

Nė kėtė periudhė ai ishte pėrsėri mėsues i shqipes nė Shėn-Adrian. Vdiq me 1903, nė moshėn nėntėdhjetėvjeēare, nė njė dhomė tė shkretė, pa dritė, pa zjarr, pa bukė, duke lėnė pas pikėllimin e gjithanshėm tė arbėreshėve.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
[i1YZ

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė