Kėngėt e Milosaos - Kangjelji III - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji III - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji III nga Jeronim De Rada

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji III - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji III - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 08/01/2018 00:38

Kangjeli III

Ish e mbreme shėn Mėris

e vashat ljeshuame

ka tė bridhurit, ndėr dier

fjisin, se ndė vateret

s'in tė jaterat e vreret.

Paru e zej nj'anankasi:

Ndaheshin ar e ljiner,

pritej nata tek na.

Gavnare bilja zonjash

Tė ljuajin tė pėrdorme

me tė ndėrem bilj buljari.

Engjėljit ashtu ndėr qiell,

mė tė mirė se njerėzit,

mbanjėn vec e garėn e tire,

Dolla u Rodh e kopshtin

Paru eljpit e pėrflushur,

ecia pėr ndėn ullinjėt.

Posht te kroi, me katėr vasha,

me tė bardh sqepe ndėr kriet,

erth'e bilje Kollogres.

Dukeshin kallėz tė karpisur.

Vajza : - Fanemir kush na duall?



mbi Rodhen fushamir

si vantilje Arbėrit!

Fanemir ajo kopilje

ka e jema e puthurėz,

ce te kragu t'i pushonj!

Ka tė niset e magjepsur?

Ka vorea si dejti,

o ka e bardha mjezedit?

Kenga III

Ish te mbrėmja e shėn Mėrisė.

Vashat kishin lėnė lodrat

E te dyert kuvendonin,

se nuk qenė nė shtėpi

eterit e vrenjtur.

Kudo niste njė nxitim:

ndaheshin ar e kandile,

tek ne pritej nata.

Bija madhėshtore zonjash

pėrdorėz do luanin

me tė ndėrem bij bujaresh.

ashtu si ėngjėjt nė qiell,

mė tė mir' nga njerėzit,

bėjnė vec harenė e tyre.

Dola nė Rodh e, te kopshti,

ku po frushullonte elbi,

eca nėn ullinjtė.

Posht' te kroi, me katėr vasha,

me tė bardhė cip kreit,

erdh e bije e Kollogrese.

Dukeshin kallėz tė pjekur.

Vajza : -Fatmirosh ai qė na del,



mbi Rodhen e gjetheruar

si flamur i Arbėrit!

Fatmiroshe ajo cupe,

qe, e puthur nga e ėma,

do pushojė n'at krah!

Nga do niset, e magjepsur?

Nga veriu si deti,

Apo nga e bardha Jugė?

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
RcNY9

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė