Kuptimi i demokracisė
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kuptimi i demokracisė

Fjala "demokraci" ka kuptimin e gjėrave tė ndryshme pėr persona tė ndryshėm.

Fjala
Fjala "demokraci" ka kuptimin e gjėrave tė ndryshme pėr persona tė ndryshėm.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 10/10/2017 23:03

Ekziston shumėllojshmėri opinionesh mbi kuptimin dhe pėrmbajtjen e demokracisė, si dhe pėr kushtet e realizimit tė saj, qė ndryshojnė nė varėsi tė optikės filozofike, ideologjike, politike, kulturore, sociale dhe ekonomike. Kjo shumėllojshmėri perceptimesh pėrfshin nga ato tė planit konceptual deri nė mjetet praktike tė zbatimit.

Nė planin konceptual teoricienėt bashkėkohorė mbėshteten mbi tre paradigma themelore.

Kėto janė:

(I) universaliteti ose relativiteti i demokracisė;

(II) demokracia si njė proces ose njė kusht;

(III) demokracia si metoda dhe mėnyra ose si substancė dhe rezultate substanciale.

Historia tregon qė tė tre paradigmat janė njėherėsh tė vlefshme.

Studentėt, ekspertėt dhe militantėt konsiderojnė qė demokracia ėshtė para sė gjithash ēėshtje e pushtetit: e pėrdorimit, ndarjes, kontrollit tė pushtetit, ose pėrgjegjėsia e atyre qė e ushtrojnė ose kėrkojnė ta ushtrojnė atė. Specialistėt e etikės e shohin demokracinė nė terma tė mjeteve dhe tė rezultateve. Ndėrkaq, shumica e modernistėve tė sotėm mendojnė qė demokracia ėshtė rezultat i realizmit politik dhe etik: disa nėnvizojnė se ajo ėshtė njė luftė e vazhduar midis mbajtėsve tė pushtetit dhe atyre qė aspirojnė ta ushtrojnė atė, ose midis sistemeve tė pushtetit dhe individualitetit. Megjithėse kėto koncepte nuk pėrjashtohen reciprokisht, ato shprehin opinione filozofike divergjente, qė reflektojnė natyrėn e njeriut dhe natyrėn e shoqėrisė. Nė tė kundėrtėn, filozofėt e kohrave tė mėparshme ia atribojnė sovranitetit tė popullit, duke arsyetuar qė ai ka tė drejtėn tė krijojė dhe tė rrėzoj njė qeveri, sepse qeverisja ėshtė, siē ka thėnė Abraham Lincoln, "prej popullit, pėr popullin".

Mendimtarėt politikė tė kohės janė shumė mė pak ideologjik dhe shumė mė pragmatikė se pararendėsit e tyre tė shekullit tė kaluar. Kjo ėshtė arėsyeja pėr tė cilėn modernistėt e shohin demokracinė si njė proēes qė bazohet nė disa parime, duke pranuar qė ekzistenca vetėm e njė proēesi formal nuk pėrbėn njė garanci tė mjaftueshme pėr realizimin e njė qeverisje demokratike. Kjo pėrqasje krijon njė tjetėr paradigmė: demokracia ėshtė njė mėnyrė nėpėrmjet tė cilės shumica ia delegon autoritetin atij ose atyre qė duan tė ushtrojnė disa pushtete (tė pėrcaktuara ose tė kufizuara, ose tė papėrcaktuara ose tė pakufizuara) pėr tė, mbi bazėn e kėtij delegimi tė autoritetit, ose ajo ėshtė njė sėrė proēesesh ndėrveprues, nė tė cilat mekanizmat e frenave dhe tė kundėrpeshave riekuilibrojnė ose barazojnė vazhdimisht ose periodikisht masat e pushtetit midis qeveritarėve dhe tė qeverisurve.

Tė flasėsh pėr atributin e pushteteve, pėr frenat dhe kundėrpeshat, pėr mekanizmat e kontrollit dhe tė kėrkesės presupozon njė zgjedhje nė insitucionet publike, domethėnė, tre degėt e qeverisjes: legjilsativi, ekzekutivi dhe gjyqėsori. Ėshtė nė kėtė kontekst debati i shfaqur mbi konstitucionalizmin dhe qė shtrohet ēėshtja tė dimė nėse konstitucionalizmi ėshtė bėrė ekuivalenti i sotėm i "kontratės sociale".

Mbartėsit e opinioneve tė ndryshėm mbi demokracinė nuk janė gjithmonė tė qartė ose lehtėsisht tė identifikueshėm. Argumentet e avancuara tė tyre nuk janė gjithmonė koherente ose logjike. Kjo ėshtė evidentė nė litėraturėn e mendimit politik tė kohės dhe sidomos nė debatin publik mbi demokracinė. Njėra prej arsyeve tė kėtij konfuzioni intelektual dhe politik vjen prej faktit qė fjala demokraci shpesh pėrdoret nė kontekste tė ndryshme qė i pėrkasin tre koncepteve tė ndryshėm.

Kėto janė:

1. Demokracia si proēes, pėrfshirė kėtu mekanizmat, proēedurat dhe formalitetet, prej organizimit politik deri nė zgjedhjet.

2. Demokracia si njė kusht ose gjendje, qė pėrfshin gjithēka qė kėrkohet pėr njė shoqėri tė dhėnė dhe pėr rregjimin e saj politik, pėrfshirė proēeset e demokracisė dhe gjithashtu rezultatet demokratike.

3. Demokracia si njė rezultat, qė pėrfshin efektet e politikave dhe praktikave, qė pėrgjithėsisht janė pranuar prej tė qeverisurve. Ky rezultat mund tė jetė ose jo frut i njė kushti ose njė gjėndjeje, dhe mundet gjithashtu mundet tė jetė ose jo produkt i proēeseve demokratike.

Kėto tre koncepte nuk pėrjashtohen reciprokisht dhe nuk janė kontradiktore; pėrkundrazi, ato ndodhen nė tė njėjtin plan. Ėshtė megjithatė e rėndėsishme tė bėjmė dallimin sepse, nė njė farė mėnyre, ato pėrfaqėsojnė tre nivele ose tre stade tė demokracisė. Cili do qė tė jetė kuptimi dhe pėrmbajtja e dhėnė nė fjalėn demokraci, ajo qė e dallon nė mėnyrė tė rėndėsishme prej sistemeve tė tjera tė qeverisjes, ėshtė e drejta qė populli tė marrė pjesė nė menaxhimin e punėve publike, dhe legjitimiteti dhe legjitimimi i qeverisjes dhe praktikave tė qeverisjes. Deklarata e Vienės mbi tė drejtat e njėriut afirmon qė "Demokracia ėshtė e bazuar nė vullnetin, lirisht tė shprehur, tė popullit, qė pėrcakton sistemin politik, ekonomik, social dhe kulturor qė do tė jetė i tij dhe mbi pjesmarrjen e tij tė plotė nė tė gjitha aspektet e jetės sė shoqėrisė. Megjithatė tė marrėsh nė konsideratė kėto pohime vetėm nė dritėn e eksperiencave kulturore dhe socio-politike tė perėndimit, do tė ishte njė gabim. Siē ka deklaruar Sekretari i pėrgjithshėm i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara Boutros-Ghali, nė raportin e tij tė 1995 nė Asamblenė e pėrgjithshme, demokracia nuk ėshtė njė model qė do tė duhej tė kopjohej, por njė objektiv qė duhet tė arrihet prej tė gjithė popujve dhe tė asimilohet prej tė gjitha kulturave. Ajo mund tė marri forma tė shumta, sipas karakteristikave tė veēanta dhe historisė sė ēdo shoqėrie."

Njė term i pėrafėrt, demokratizim, ėshtė ēfaqur kohėt e fundit nė debatin mbi demokracinė. Ai pėrdoret nganjėherė pėr proceset e demokracisė, nganjėherė pėr stadin e tranzicionit tė qeverisjes, qė heq dorė nga praktikat jodemokratike nė favor tė formave tė reja tė ndarjes sė pushtetit, tė praktikave tė qeverisjes dhe tė pėrgjegjėsisė kundrejt publikut nė rregjimet e reja. Nė tė dy rastet, fjala demokratizim pėrshkruan njė proces dhe pėrfaqėson pra njė sėrė ndryshimesh. Si rrjedhim, pėrmbajtja e demokratizimit ėshtė detyrimisht relative dhe kontekstuale, veēanėrisht pėr sa i pėrket pėrgjegjėsisė pėr abuzimet e rregjimeve tė mėparshme. Nė vendet nė tranzicion, demokratizimi mbulon gjithashtu shoqėritė e vendeve mė pak tė zhvilluara, prioriteti i tė cilave ėshtė njėkohėsisht zhvillimi ekonomik dhe demokracia. Por, kur kėto dy objektiva nuk janė tė papajtueshme, ėshtė nė fakt shumė e vėshtirė ti realizosh sė bashku.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
W(HP

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.