Ēfarė duhet tė dini pėr gurėt nė veshka?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė duhet tė dini pėr gurėt nė veshka?

Pėr shkaqe tė panjohura numri i personave me gurė nė veshka ėshtė rritur nė vitet e fundit.

Ēfarė duhet tė dini pėr gurėt nė veshka?
Ēfarė duhet tė dini pėr gurėt nė veshka?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 24/02/2018 20:36

Nė vitet' 70 tė shekullit tė kaluar, 3.8 % e njerėzve kishin problem me gurėt nė veshka, nė vitet '90 ky numėr u rrit nė 5.2%, ndėrsa nė vitin 2010, konsiderohet 5.8 % e popullsisė botėrore me gurė nė veshka.

Pėrhapja e gurit nė veshka rritet me moshėn, nė mėnyrė dramatike. Tek meshkujt shfaqet pas moshės 40-vjeēare dhe vazhdon tė rritet deri nė moshėn 70-vjeēare. Tek femrat frekuenca e gurėve nė veshka arrin maksimumin nė moshėn 50-vjeēare.

Gurėt e veshkave mund tė mos shkaktojnė dhimbje kur ndodhen nė veshka. Por, nėse dalin nga veshkat dhe futen nė kanalin urinar mund tė shkaktojnė dhimbje tepėr tė forta.

Simptomat e gurėve tė veshkave qė lėvizin janė: dhimbje tė fortė shpuese nė pjesėn e prapme, nė bark, ije, mund tė shkaktojė dhe gjak nė urinė. Nėse ka infeksion lidhur me traktin urinar, atėherė mund tė kemi ethe dhe rritje tė temperaturės nė trup.

Diagnoza lėshohet nė bazė tė simptomave tipike tė cilat i shkakton guri veshkave, si dhe me ndihmėn e disa metodave diagnostikuese si: regjistrimi me rreze X nė traktin urinar, urografi me kontrast ose tomografi e kompjuterizuar.

Pėr gratė shtatzėna ose pėr pacientėt tek tė cilėt nuk ėshtė i dėshirueshėm apo rekomandueshėm radiacioni (rrezatimi), atėherė mund tė ndihmojė kontrolli me ultrazė pėr gjetjen e diagnozės.

Shumica e gurėve nė veshka nė mėnyrė spontane shkarkohen nė kanalin urinar nė 48 orėt e para, pas fillimit tė sulmit nė veshka. Medikamentet pėr dhimbje mund tė ndihmojnė nė lehtėsimin e simptomave.

Disa faktorė mund tė ndikojnė nė shkarkimin e gurėve tė veshkave nga kanali urinar. Kėtu pėrfshihet madhėsia dhe struktura fizike e pacientit, shkarkimet e mėparshme spontane tė gurit tė veshkave, zmadhimi i prostatės, shtatzėnia, etj.

Madhėsia e gurit ka rėndėsi tė madhe. Guri me madhėsi 4mm ka 80% mundėsi tė shkarkohet nė mėnyrė spontane, ndėrsa guri me madhėsi 5mm ka 20% .

Guri mė i madh se 9-10mm shumė rrallė ndodh qė tė shkarkohet nė mėnyrė spontane, pėr kėtė arsye kėrkon tė kryhet ndonjė lloj trajtimi.

Shkaku mė i zakonshėm i gurit tė veshkave ėshtė marrja e pamjaftueshme e lėngjeve. Rekomandohet marrja e mjaftueshme e lėngjeve nė mėnyrė qė urina tė ketė njė ngjyrė tė verdhė tė zbehtė dhe sa mė e holluar.

Ēdo ditė duhet tė pini tė paktėn 8-10 gota ujė dhe tė urinoni mė shpesh.

Pėr gurėt tė cilėt nuk shkarkohen nė mėnyrė spontane nga trakti urinar, pėrdoret mėnyra tjetėr e quajtur litotripsi (thyerja e gurit). Gjatė kryerjes sė kėsaj procedure, pėrdoren valėt e shokut qė tė thyhet guri nė copėza tė imėta tė cilat mė pas do tė shkarkohen nė mėnyrė spontane nė traktin urinar.

Ekzistojnė dhe teknika kirurgjikale pėr mėnjanimin e gurit nga veshka dhe trakti urinar (nefrolitotomi perkutane ose ureterorenoskopija ose kirurgji tė hapur).


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
5?U[h

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.