Perspekti - 5 antibiotikė natyralė pėr shėndetin tuaj.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

5 antibiotikė natyralė pėr shėndetin tuaj.

A keni menduar ndonjėherė se antibiotikėt mund tė gjenden edhe nė natyrė?

5 antibiotikė natyralė pėr shėndetin tuaj.
5 antibiotikė natyralė pėr shėndetin tuaj.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 12/08/2017 14:18, Ndryshuar: 12/08/2017 21:20

Disa bimė mjekėsore tė cilat rriten edhe nė vendin tonė, mund tė luftojnė infeksionet nga viruset dhe bakteret si dhe kanė njė rol tė rėndėsishėm nė rritjen e imunitetit tė organizmit.

Gjithmonė dhe nė ēdo vend ndeshemi me viruset dhe bakteret. Shpesh pėr tė luftuar njė infeksion viral apo bakterik i drejtohemi tė shumė pėrdorurit antibiotik si zgjidhja jonė e vetme dhe harrojmė qė natyra na ofron ekstrakte natyrale me veti antivirale, antibakterike dhe anti-inflamatore po aq efikase dhe pa efekte anesore.

Ekstraktet e bimeve mund tė pėrdoren pėr parandalimin e infeksioneve pa pasur efekte anėsore nė zorrėn e trashė dhe nė uljen e imunitetit tė organizmit.

Antibiotikėt natyralė pėr tė cilėt do tė flasim janė:

1. Propolis

Propolis ėshtė antibiotiku natyral i pėrdorur qė nė antikitet. Ėshtė njė masė rrėshinore ngjitėse me ngjyrė tė verdhė tė cilin bletėt punėtore e mbledhin nga sythet e pemėve dhe e pėrdorin pėr fiksimin e hojeve tė dyllit.

Propolis ka veti antibakteriale, antivirale, anti-inflamtore, antimykotike dhe cikatrizante.

Antibiotik natyral i cili nuk duhet tė mungojė nė farmacinė tonė natyrale.

Rekomandohet pėr kurimin e simptomave tė gripit si kolla, dhimbja e fytit dhe ftohja. Tėjashtėzakonshme janė vetitė e propolis nė infeksionet e kavitetit oral si gengivite, herpes dhe afta. Pėrdoret nė formė pomade pėr infeksionet mykotike tė lėkurės dhe si cikatrizant nė lezionet sipėrfaqsore.

Nė farmaci dhe herboristeri propolis mund tė gjendet nė forma tė ndryshme farmaceutike si shurup, tinkture, ekstrakt hidroalkolik, spray, pomadė.

Doza dhe mėnyra e pėrdorimit:

Pėr dhimbjen e fytit , afta, gengivit rekomandohen 5-30 pika ekstrakt propolis nė pak ujė, 3 herė nė ditė.

Kujdes: propolis mund tė japė reaksione alergjike nė njė pėrqindje tė vogėl personash, kėshillohuni me farmacistin tuaj tė besuar pėrpara pėrdorimit tė tij!

2. Echinacea purpurea (familja Compositae)

Ekinacea ėshtė njė bimė shumė e njohur pėr vetitė e saj imunomodulante, rrit imunitetin e organizmit.

Ekinacea ėshtė bima mė e rekomanduar pėr parandalimin simptomave tė gripit dhe pėrgatitjen e organizmit pėr stinėn e ftohtė.

Rekomandohet pėrdorimi i saj nė simptomat e influencės, nė infeksionet bakteriale si cistiti dhe nė problemet e lėkurės si dermatit, akne dhe ekzemat.

Vetitė e Ekinacea:

Ekinacea ka veti stimuluese dhe rritėse tė sistemit imunitar tė organizmit, anti-inflamatore, antibakteriale dhe cikatrizante. Lėndėt aktive tė bimės gjenden tek rrėnja. Ekstraktet e Ekinacea janė tė pasura me flavonoide si quercetina, luteolina dhe vajra esenciale tė cilat i japin bimės vetitė antibiotike dhe bektericide.

Doza dhe mėnyra e pėrdorimit:

Nė parandalimin e influencės dhe si anti-inflamator 200-300 miligramė nė kapsula ose tableta 2-3 herė nė ditė nga Shtatori deri nė Mars pėr periudha tė paktėn 20 ditė.

Pėr problemet e lėkurės nė formė tinkture, hollohet nė ujė dhe aplikohet mbi plaget ose inflamimet e lėkurės pėr tė stimuluar cikatrizimin.

Kundėrindikimet:

Pėr vetitė imuno stimulante Ekinacea ėshtė e kundėrindikuar nė pacientėt qė kanė kryer njė transplant dhe janė nė mjekim me medikamente imuno supresore.

Tek fėmijėt nėn 2 vjeē Ekinacea duhet tė merret sipas kėshillės sė mjekut ose tė farmacistit tuaj tė besuar sepse bima mund tė shkaktojė reaksione alergjike tek fėmija.

3. Hudhra (Allium sativum L., familja Liliaceae)

Hudhra ėshtė antibiotiku natyral mė i njohur i tė gjitha kohėrave vetitė e tė cilit janė trashėguar nga antintikiteti. Lėndėt aktive gjenden nė thelpinjtė e hudhrės dhe pėrbėhen nga vajra esenciale eterike dhe derivate tė sulfuruara (alicinė, aliinė etj) tė cilat kanė veti tė vrasin mikrobet ose tė ndalojnė zhvillimin e tyre. Thelpinjtė e hudhrės pėrmbajnė kripėra minerale dhe vitamina si A, B1, B2, C, biotinė, proteina etj.

Vetitė e hudhrės

Hudhra ėshtė e njohur pėr efektin e saj hipotensiv duke ulur tensionin e gjakut, nė sajė tė iodit qė pėrmban. Pėrdoret nė sėmundjet e aparatit tė frymėmarrjes dhe si ekspektorant nė nxjerrjen e gėlbazės. Hudhra gjen njė pėrdorim tė gjerė nė sėmundjet e zorrėve, qetėson spazmat e zorrėve, dezinfekton aparatin tretės duke vrarė ose parandaluar zhvillimin e mikrobeve. Pėrdoret kundėr parazitėve tė zorrės (oksiuret).

Doza dhe mėnyra e pėrdorimit

Pėr pėrdorim oral kundėr hipertensionit pėrdoren kapsulat e hudhrės qė gjenden nė farmaci ose herboristeri, kapsulat janė tė veshura me material gastrorezistent nė mėnyrė qė mos shkrihen nė stomak pėr tė evituar erėn e pakėndėshme tė hudhrės.

Nga hudhra mund tė pėrgatitet njė alkolaturė pėr pėrdorim tė brendshėm nė kushtet e shtėpisė

Merren 200 gramė hudhra, pastrohen, copėtohen dhe lihen tė zhytyra nė 1 litėr alkool 60 gradė pėr 10 ditė rresht duke e tundur herė pas here. Pėrgatitja bėhet nė enė qelqi ose porcelani. Pas 10 ditėsh lėngu kullohet dhe pėrdoret 20-40 pika 2-4 herė nė ditė pėr sėmundjet e aparatit tė frymėmarrjes, parazitėt, hipertensionit etj.

Pėrgatitje kundėr parazitėve intestinale tek fėmijėt:

Qėrohet njė thelpi hudhėr, pritet nė copėza tė vogla tė cilat hidhen nė njė gotė me qumėsht. Pėrgatija zihet nė njė enė alumini, hiqet nga zjarri dhe mbulohet me njė garzė. Lihet pėr gjithė natėn, nė mėngjes kullohet dhe pihet 30 minuta pėrpara mėngjesit. Pėrsėritet trajtimi pėr mė shumė se dy javė.

Kundėrindikimet:

Hudhra kundėrindikohet tek personat qė vuajnė nga tensioni i ulėt i gjakut, nė shtatzani dhe laktacion.

4. Rigoni (Origanum vulgareL., familja Labiate)

Rigoni mund tė radhitet mė sė miri ndėr antibiotikėt natyralė pėr vetitė antibakterike me spektėr tė gjerė. Bari i rigonit pėrmban 1% vaj esencial, substanca tė hidhura, taninė, acid rozmarinik, kafeik etj.

Vetitė e rigonit

Rigoni rekomandohet pėr vetitė e tij antibiotike, antifungine, antioksidante nė mjekimin e rrugėve tė frymėmarrjes (bronkit, trakeit), tė qetėsimit tė kollės dhe nxjerrjes sė sekrecioneve. Nxit urinimin dhe ndihmon djersitjen nė rastet me rrufė dhe grip. Vaji i rigonit ėshtė shumė efikas nė infeksionet mykotike tė lėkurės kundėr Candida albicans.

Pėrgatitja dhe pėrdorimi

Pėr mjekimin e rrugėve tė frymėmarrjes hidhen 2-3 lugė ēaji me bimėn e copėtuar dhe tė tharė nė njė enė me 250 ml ujė tė valuar, ena mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta duke e pėrzierė herė pas here; pėrmbajta kullohet. Pihen 2-3 filxhanė nė ditė.

5. Xhinxheri (Zinziber officinale., familja Zingiberaceae)

Xhinxheri ėshtė njė bimė shumė e njohur nė mjekėsinė Indiane dhe Kineze falė vetive tė tij tė shumta. Nė vitet e fundit xhinxheri ka filluar tė pėrdoret edhe nė vendin tonė si specie pėr tė aromatizuar gatimet nė kuzhinė por edhe si bimė mjekėsore.

Nė treg xhinxherin e gjejmė nė formė rrėnje tė freskėt ose tė tharė nė formė pluhuri. Pluhuri i xhinxherit shitet dhe nė formė kapsulash nė farmaci ose herboristeri.

Vetitė e xhinxherit

Xhinxheri ėshtė i pasur me vajra esenciale, ka veti anti-inflamatore, tretėse dhe antioksidante falė pėrbėrėsve tė tij si gingeroli, shogaoli dhe kompleksit tė vitaminave A, B6, e K. Xhinxheri ėshtė shumė i njohur pėr vetitė e tij kundėr kinetozave ose ērregullimeve si marrje mėndsh, tė vjella, zbehje etj. gjatė udhėtimeve me makinė, avion, ose anije. Rekomandohet nė mjekimin e rrugėve tė frymėmarrjes nė rastet e gripit sepse fluidifikon sekrecionet dhe favorizon nxjerrjen e tyre. Xhinxheri pėrdoret si mbrojtės i mukozės sė stomakut sepse ul aciditetin e stomakut. Pėr vetitė e tij antibiotike dhe antibakterike ėshtė njė aleat shumė i mirė i problemeve tė stomakut sepse ėshtė aktiv kundėr helicobater pilori, shkaktusi i ulcerės tė stomakut.

Pėrgatitja dhe pėrdorimi

Nė rastin e rrufės dhe gripit: 2 lugė tė vogla me xhinxher tė grirė treten nė njė enė tė vogėl me ujė, valohet uji dhe xhinxheri rreth 4 minuta, hiqet nga zjarri dhe shtohet pak lėng limoni tė shtrydhur nė moment ose disa gjethe rozmarine; pėrmbajtja kullohet. Pihen deri nė dy doza nė ditė.

Kuriozitet

Pėr tė gjithė ju qė pėlqeni xhinxherin dhe birrėn nuk mund tė lini pa provuar birrėn me xhinxher tė prodhuar qė nė vitet 1700 nė Londėr dhe tashmė e eksportuar nė tė gjithė botėn.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
YDKk)

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė