Ēfarė ėshtė Infarkti i miokardit dhe cilat janė shkaqet qė ēojnė nė kėtė sėmundje?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė ėshtė Infarkti i miokardit dhe cilat janė shkaqet qė ēojnė nė kėtė sėmundje?

Shkaqet qė dėmtojnė muskulin e zemrės janė tė shumta, qė nga ato familjare e deri te sėmundjet kronike, por nėse arrihet kapja e problemit nė kohė, praktikisht brenda 6 orėve nėse i drejtoheni njė urgjence pėr tė marrė ndihmėn mjekėsore, kalohet rreziku dhe gjendja e tė sėmurit pėrmirėsohet.

Ēfarė ėshtė Infarkti i miokardit dhe cilat janė shkaqet qė ēojnė nė kėtė sėmundje?
Ēfarė ėshtė Infarkti i miokardit dhe cilat janė shkaqet qė ēojnė nė kėtė sėmundje?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 31/10/2017 22:01

Infarkti i miokardit apo siē njihet sulmi nė zemėr ėshtė njė ndėr sėmundjet mė tė shpeshta qė shkakton vdekjen. Prek mė shumė moshat mbi 60 vjeē dhe kryesisht meshkujt. Shkaqet qė dėmtojnė muskulin e zemrės janė tė shumta, qė nga ato familjare e deri te sėmundje kronike, sikurse janė diabeti, hipertensioni etj.

Eristen Kuka, mjek kardiolog nė Qendrėn Shėndetėsore nr. 9 nė Tiranė nė njė intervistė pėr MAPO shpjegon se shenja kryesore paralajmėruese ėshtė dhimbja e kraharorit shoqėruar me vėshtirėsi nė frymėmarrje, djersitje e tepruar, tė vjella; por pėrveē kėtyre mund tė ketė gjithashtu vėshtirėsi nė tretjen e ushqimit, dhimbje e nofullės sė poshtme, dhimbje nė supe, si dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje. Sipas mjekut kardiolog, nėse arrihet kapja e problemit nė kohė, praktikisht brenda 6 orėve nėse i drejtoheni njė urgjence pėr tė marrė ndihmėn mjekėsore, kalohet rreziku dhe gjendja e tė sėmurit pėrmirėsohet. Kuka shpjegon gjithashtu se pas kalimit tė infarktit, tė sėmurėt duhet tė ndjekin konsultat e rregullta te mjeku i familjes dhe kardiologu, sepse sėmundja mund tė ripėrsėritet.

Ēfarė ėshtė infarkti i miokardit dhe cilat janė shenjat paralajmėruese?

Infarkti i miokardit ėshtė nekroza e parikthyeshme e muskulit tė zemrės (miokarditi), qė shkaktohet si pasojė e njė ishemie tė zgjatur mė shumė se 6 orė. Shenja kryesore paralajmėruese ėshtė dhimbja e gjoksit me lokalizim retrosternale. Fillimisht dhimbja e gjoksit shfaqet mė e fortė fizikisht edhe me rėndimin e sėmundjes shfaqet edhe nė qetėsi. Dhimbja e gjoksit shfaqet nė qetėsi dhe zgjat mė shumė se 30 minuta ėshtė shenja kryesore e infarktit akut tė miokardit. Dhimbja mund tė pėrhapet nė qafė dhe nė krahun e majtė. Dhimbja e gjoksit mund tė shoqėrohet mė tė vjella, palpitacione, djersė dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje. Dhimbja nė infarktin akut tė miokardit mund tė ketė prezantim atipik sidomos te pacientėt diabetikė dhe nė ata tė moshės sė tretė. Lokalizimi i dhimbjes nė kėta pacientė mund tė jetė nė bark, kryesisht nė epigastėr, nė mes tė shpatullave ose nė nofull.

Cilėt janė shkaqet e kėsaj sėmundjeje, a mund tė parandalohet?

Sėmundja aterosklerotike e arterieve koronare ėshtė shkaku mė i shpeshtė (:90%) e infarktit tė miokardit. Ēarja e pllakės ėshtė hapi i parė qė ēon nė formimin e trombit dhe mbylljen e arteries koronare. Faktorėt qė ēojnė nė zhvillimin e arterosklerozės ndahen nė 2 grupe. Sė pari, tė modifikueshėm: hipertensioni, duhanpirja, diabeti mellitus, displidemia, obeziteti, jeta sedentare, stresi psikosocial etj. Sė dyti, tė pamodifikueshėm: mosha, gjinia, histori familjare pėr sėmundje aterosklerotike. Shkaqet joaterosklerotike: vaskulitet, embolitė koronare (endokarditet), anomalitė kongjenitale tė arteriereve koronare, pėrdorimi i lėndėve narkotike, kokaina, sėmundjet e gjakut.

Kush rrezikon mė shumė nga kėto probleme shėndetėsore?

Kategoritė mė tė rriskuara janė moshat e rritura, kryesisht pas moshės 65 vjeē. Gjinia e seksit mashkull ka risk mė tė lartė deri nė moshėn 60 vjeē. Pas kėsaj moshe incidenca ėshtė e njėjtė pėr tė dyja gjinitė. Pacientėt diabetikė me sėmundje renale kronike, me ērregullime tė koagulimit tė gjakut, me vaskulopati kanė incidencė mė tė lartė tė zhvillimit tė infarktit tė miokardit edhe nė grupmosha mbi 65 vjeē. Pėrdoruesit e substancave narkotike sidomos kokainės kanė risk mė tė lartė tė zhvillimit tė infarktit tė miokardit.

Cilat janė metodat diagnostikuese, ēfarė mjekimi kėshilloni?

Diagnostikimi i infarktit tė miokardit bėhet duke u bazuar nė shenjat klinike qė pėrfaqėsohet nga dhimbja e gjoksit, elektrokardiograma (EKG) dhe markuesit (enzimat) kardiake, ku mė kryesore ėshtė troponina. Gjithashtu, ka disa patologji qė kanė shenja tė ngjashme klinike me infarktin akut tė miokardit, tė cilat duhet tė diferencohen, siē janė: ēarja e aortės, stenoza e valvulės aortale, kolecistiti, ezofagiti dhe spazma ezofageale, gastriti akut, miokarditet, perikarditet, pneumotoraksi, embolia pulmonare, pankratit, pneumonia.

Mjekimi konsiston nė rregullimin e perfuzionit nė arterien e bllokuar pėr tė parandaluar zhvillimin e nekrozės (dėmtimin e parikthyeshėm tė muskulit tė zemrės, qė ajo arterie furnizon me gjak dhe kjo arrihet brenda 6 orėve nga fillimi i dhimbjes sė gjoksit. Mjekimi i infarktit tė miokardit akut ėshtė invaziv nėpėrmjet angioplastikės koronare (PTCA) dhe jo invaziv, medikamentoz, (trombolitikėt), brenda 6 orėve tė fillimit tė dhimbjes sė gjoksit. Medikamente tė tjera qė pėrdoren nė fazėn akute dhe mė pas konsistojnė nė rregullimin e perfuzionit nė vendin e bllokuar, nė mėnyrė qė zona e dėmtuar tė rifitojė aktivitetin e saj normal. Trajtimi bazohet nė 3 pika kryesore; sė pari, me rregullimin e balancės sė prishur tė oksigjenit midis kėrkesės dhe ofertės; sė dyti, me qetėsimin e dhimbjes dhe sė treti, me parandalimin dhe trajtimin e komplikacioneve qė mund tė lindin. Trombolitik terapi ka treguar njė rritje tė mbijetesės nė ato grupe pacientėsh qė ėshtė pėrdorur.

Trombolitikėt duhet tė administrohen 12 orėt e para kur vėrehen simptomat, ngritje e segmentit ST mė shumė se 0,1 mV, nė mė shumė se dy lidhje nė ECG, ose ulje tė segmentit ST nė lidhjet anteriore. Aktivizuesi i plasmogjenit indor (t-PA) ėshtė superior ndaj streptokinazės duke pasur njė shpejtėsi mė tė madhe nė shkrirjen e trombit. Sė fundi ėshtė treguar mė efikase kombinimi i trombolitikėve me antagonistėt e receptorėve IIb/IIIa siē ėshtė abciximab. Aspirinė, duhet tė jepet gjithmonė nė fazėn akute. Betabllokusit reduktojnė infarktet dhe isheminė nėse pėrdoren 24 orėt e para pas infarktit tė miokardit, efektet anėsore janė tė pakta dhe pėrdorimi do tė jetė i vazhdueshėm, statina, heparinė (dhe antikoagulantėt e tjerė). Gjithashtu, heparina pėrdoret nė pacientėt qė do tė kryejnė angioplastikė dhe pak tė dhėna ka pėr efektin e tyre pas infarktit tė miokardit akut. ACE inhibitorėt e reduktojnė ritmin e vdekjeve pas infarktit tė miokardit.

Administrimi i ACE sa mė shpejt tė mundet dhe sa mė gjatė tė jetė e mundur nė pacientėt tė cilėt nuk kanė kundėr indikacione. Janė tepėr tė dobishėm nė pacientėt me disfunksion ventrikular. Bllokuesit- angiotenzinė pėrdoren nė rastet kur ACI japin efekte anėsore tė patolerueshme, si kolla etj. Nė rast aritmish qė janė komplikacioni mė i shpeshtė i infarktit akut tė miokarditit pėrdoret edhe amiodorami.

Pas kalimit tė miokardit, sulmit nė zemėr ku duhet patur mė shumė kujdes?

Kujdesi pas infarktit tė miokardit. Nė radhė tė parė ėshtė mjekimi medikamentoz, pasi pacientėt janė mė tė rriskuar pėr ribėrje tė infarktit. Dieta ushqimore ka rėndėsi tė veēantė nė parandalimin e infarktit tė miokardit sidomos dieta pa yndyra shtazore dhe dieta e varfėr nė kripė. Aktiviteti fizik i cili rekomandohet pas 6 javėsh nga zhvillimi i infarktit kryesisht bazuar tek ecja afėrsisht 6 km nė ditė. Konsulta e rregullt te mjeku i familjes dhe kardiolog.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
RZ:aV

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė