Perspekti - Bronkiti Akut: Shkaqet dhe kura natyrale.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Bronkiti Akut: Shkaqet dhe kura natyrale.

Bronkiti ėshtė njė inflamacion qė prek sistemin tonė tė frymėmarrjes, veēanėrisht tubat bronkialė, duke shkaktuar vėshtirėsi nė frymėmarrje, kollė dhe temperaturė.

Bronkiti akut shkaktohet nga njė agjent infektues, ose ėshtė njė pasojė e infeksionit tė rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes.
Bronkiti akut shkaktohet nga njė agjent infektues, ose ėshtė njė pasojė e infeksionit tė rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 06/06/2017 15:35, Ndryshuar: 06/06/2017 22:39

Bronkiti ėshtė njė inflamacion qė prek sistemin tonė tė frymėmarrjes, veēanėrisht tubat bronkialė, duke shkaktuar vėshtirėsi nė frymėmarrje, kollė dhe temperaturė. Inflamacioni ngushton hapjen e tubave bronkialė, gjė qė e bėn kalimin e ajrit nė mushkėri mė tė vėshtirė.

Bronkiti Akut: Shkaqet e shfaqjes

Bronkiti akut shkaktohet nga njė agjent infektues, ose ėshtė njė pasojė e infeksionit tė rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes.

Shkaqet kryesore tė bronkitit akut janė:

Riniti ose ftohjet, sidomos tek fėmijėt;

Viruset, tė tilla si virusi sinkitial i frymėmarrjes, virusi i gripit;

Bakteret e tilla si Mycoplasma pneumoniae, Staphylococcus, Pneumokoku, Klebsiella, Haemophilus;

Irritime tė mėparshme, tė tilla si refluksi gastroezofageal;

Kimikate irrituese: grimcat e paqėndrueshme tė detergjentėve ose tretės, ndotja e ajrit, pluhuri, gazet ndotėse, smogu, tymi i duhanit (edhe pirja pasive).

Ka faktorė predispozues si shkaqe tė bronkitit akut, ndėr tė cilat janė:

Mungesa nė sistemin imunitar, stresi;

Prania e tumoreve;

Refluksi gastroezofageal;

Rreziku profesional nga ekspozimi ndaj irrituesve.

Bronkiti Akut: Mjekimet natyrale

Diagnoza e bronkitit duhet tė bėhet nga mjeku juaj, i cili do tė pėrshkruajė edhe mjetet mė tė pėrshtatshme pėr kurim. Nė tė njėjtėn kohė, ka shumė mjete tė natyrshme qė mund tė mbėshtesin trajtimin dhe tė pėrshpejtojnė shėrimin apo edhe tė zbusin simptomat.

Ndėr mjetet natyrore pėr tė trajtuar bronkin akut, janė:

Stili i jetesės: duhet tė pini shumė, tė pushoni, tė mos ekspozoheni nė tė ftohtė, tė mos pini duhanin apo tė mos ekspozoheni ndaj pirjes pasive;

Fitoterapia: janė tė dobishme inhalacionet e bėra nga tea tree oil, infuzionet me kėrcell altea, ose rrėnjėt e aguliēeve, nenexhiku apo jargavani;

Banjot aromatike: dėllinja ėshtė e preferuar, selvia dhe pisha, ose trumzė dhe livando. Hidhni disa pika nė dush dhe relaksohuni duke marrė frymė thellė;

Mjetet e gjyshes: sidomos pėr fėmijėt, do tė jenė tė pėrshtatshme inhalacionet me ujė dhe bikarbonat, infuzion i hudhrės (njė karafil) dhe limon (lėkura e njė limoni bio), ose njė lugė mjaltė nė ditė ose ēaj me bazė xhenxhefil dhe shafran tė Indisė.

Ushqime pėr tė shmangur: ėshtė mė mirė tė ndaloni gjatė periudhės sė bronkitit akut, konsumin e qumėshtit dhe produkteve tė tij, ēokollatat, salcicet, alkoolin dhe sheqernat.

Ushqime tė preferuara: nė rastin e bronkitit akut, drita e gjelbėr jepet pėr drithėrat, frutat dhe perimet e freskėta tė sezonit, kivit, agrumet dhe specat pėr shkak tė sasisė sė lartė tė vitaminės C, frutat e pyllit pasi janė tė pasura me antioksidantė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
3'Kb1

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.