Perspekti - Ēfarė ėshtė diabeti mellitus ose sėmundja e sheqerit?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė ėshtė diabeti mellitus ose sėmundja e sheqerit?

Diabeti mellitus, apo sėmundja e sheqerit ėshtė njė sėmundje kronike qė karakterizohet nga rritja e nivelit tė glukozės apo sheqerit nė gjak.

Ēfarė ėshtė diabeti mellitus ose sėmundja e sheqerit?
Ēfarė ėshtė diabeti mellitus ose sėmundja e sheqerit?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/11/2017 08:22, Ndryshuar: 11/11/2017 15:26

Diabeti mellitus, apo sėmundja e sheqerit ėshtė njė sėmundje kronike qė karakterizohet nga rritja e nivelit tė glukozės apo sheqerit nė gjak, pėr arsye se organizmi nuk ka mundėsi tė prodhojė insulinė, ose prodhimi ėshtė i pamjaftueshėm apo pamundėsisė sė veprimit tė insulinės nė qelizat e organizmit.

Format e diabetit janė:

Diabeti tip 1, i cili haset nė rreth 10-15 % tė tė sėmurėve, ndėrsa shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit tė insulinės.

Diabeti tip 2 ėshtė shumė mė i shpeshtė dhe haset nė rreth 90% tė rasteve me diabet. Diabeti tip 2 shfaqet zakonisht pas moshės 40 vjeē, por ai po haset gjithnje dhe me shpesh edhe tek fėmijėt dhe tė rinjtė me mbipeshė dhe obeze.

Diabeti i shtatzanisė, tip diabeti qė shfaqet gjatė shtatzanisė, qė mund tė avancojė ose tė zhduket pas lindjes. Diabeti i shtatzanisė ėshtė plotėsisht i kurueshėm, por kėrkon njė mbikqyrje tė rreptė mjekėsore gjatė shtatzanisė.

Kush mund tė preket nga diabeti ?

Diabeti mund tė prekė ēdo njeri. Faktorė rreziku qė favorizojnė shfaqjen e diabetit janė trashėgimia, apo personat me familjarė me diabet, moshat mbi 45 vjeē, obeziteti dhe mbipesha, sasia e lartė e kolesterolit nė gjak, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shėndetshme, tensioni i lartė i gjakut, konsumimi i shtuar i lėndėve me pėrmbajtje tė lartė sheqeri, gratė me diabet gjatė barrės apo qė kanė lindur fėmijė me peshė tė madhe, tė sėmurė qė mjekohen me kortizonikė pėr sėmundje tė ndryshme,personat qė bėjnė infeksione tė shpeshta, gratė me mykoza tė vazhdueshme gjenitale, etj.

Cilat janė shenjat e diabetit?

Shenjat e diabetit janė etje e shtuar, urinim i shpeshtė dhe nė sasi tė madhe ditėn dhe natėn, tharje goje, shtim oreksi, por qė shoqėrohet me humbje peshe, lodhje mė tepėr se zakonisht, dhimbje stomaku, shikim i mjegullt, mungese e theksuar pėrqėndrimi, mpirje e duarve ose e kėmbėve, plagė tė ndryshme qė mezi mbyllen, infeksione tė ndryshme.

A mund tė parandalohet diabeti?

Qė tė shfaqet diabeti duhen tė kombinohen dy faktorė si trashėgimia dhe faktorėt qė rrisin rrezikun pėr tu bėrė diabetikė. Mosha apo trashėgimia nuk mund tė ndryshohet, por pėr faktorėt qė rrisin rrezikun pėr t'u bėrė diabetikė, si mbipesha, obeziteti, duhanpirja, jeta sedentare, ushqyerja me shumė kalori etj, mund tė bėhet shumė.

Diabeti ėshtė i parandalueshėm, nėse merren parasysh disa kėshilla; kontrolle tė rregullta tė sheqerit nė gjak, 1 herė nė vit nėse bėn pjesė nė grupin e rrezikuar ndėrsa tė tjerė 1 herė nė 3 vjet; kontroll tė tensionit tė gjakut; mbajtje e peshes nėn kontroll; aktivitet fizik 30 minuta tė paktėn nė 5 ditė tė javės; pakėsim tė yndyrnave nė ushqim, sidomos ato shtazore; pėrdorimi i ushqimeve tė pasura me fibra, si fruta, zarzavate, etj; mospėrdorimi i duhanit dhe alkoolit.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
#iHU8

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.