Sėmundja e diabetit: Cilėt janė shkaktarėt dhe cilat janė simptomat?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Sėmundja e diabetit: Cilėt janė shkaktarėt dhe cilat janė simptomat?

Simptomat e diabetit pėrfshijnė etjen dhe urinimin e shpeshtė, rritjen e urisė, lodhje, dobėsim tė shikimit, plagė tė cilat nuk shėrohen, humbje e pashpjeguar e peshės, etj.

Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/12/2017 15:04

Simptomat e tipit 1 tė diabetit mund tė fillojnė shumė shpejt, brenda javėve. Simptomat e tipit 2 tė diabetit zakonisht zhvillohet ngadalė, pėrgjatė viteve, dhe mund tė jenė aq tė lehta sa nuk vėrehen fare.

Shumica e njerėzve me tipin 2 tė diabetit nuk kanė fare simptoma, ndėrsa disa njerėz nuk e zbulojnė qė e kanė kėtė sėmundje derisa tė fillojnė tė kenė probleme shėndetėsore qė ndėrlidhen me diabetin, siē ėshtė dobėsimi i shikimit apo problemet me zemėr.

Ēka e shkakton tipin 1 tė diabetit?

Tipi 1 i diabetit shkaktohet kur sistemi i imunitetit, i cili ėshtė sistem i trupit pėr luftimin e infeksioneve, e sulmon dhe shkatėrron insulinėn, duke prodhuar qeliza beta tė pankreasit. Shkencėtarėt mendojnė se tipi 1 i diabetit shkaktohet kryesisht nga gjenet dhe faktorėt tjerė si viruset e ndryshėm.

Ēka e shkakton tipin 2 tė diabetit?

Tipi 2 i diabetit, forma mė e zakonshme e diabetit, shkaktohet nga shumė faktorė, duke pėrfshirė faktorėt e stilit tė jetesės dhe gjenetikėn.

Mbipesha, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik

Jeni mė tė prirė ta zhvilloni tipin 2 tė diabetit nėse nuk jeni aktiv fizikisht dhe jeni mbipeshė apo obezė. Pesha e tepėrt ndonjėherė shkakton rezistencė tė insulinės dhe ėshtė e zakonshme te njerėzit me tipin 2 tė diabetit. Edhe lokacioni se ku gjendet masa dhjamore e trupit ka rėndėsi. Dhjami i tepėrt nė bark ėshtė i ndėrlidhur me rezistencė tė insulinės, tipin 2 tė diabetit, si dhe me sėmundjet e zemrės dhe tė enėve tė gjakut.

Rezistenca e insulinės

Tipi 2 i diabetit zakonisht fillon me rezistencėn e insulinės, dukuri ku muskujt, mėlēia dhe qelizat nuk e shfrytėzojnė insulinėn mirė. Si rezultat, trupi ka nevojė pėr mė shumė insulinė qė ta ndihmojė glukozėn tė futet nė qeliza. Fillimisht, pankreasi krijon mė shumė insulinė pėr t'i pėrmbushur kėrkesat e shtuara, por me kohėn pankreasi nuk mund tė prodhojė mjaftueshėm insulinė dhe kėshtu rriten nivelet e glukozės nė gjak.

Gjenet dhe historia familjare

Njėsoj sikur nė tipin 1 tė diabetit, gjene tė caktuara mund t'ju bėjnė mė tė prirė ta zhvilloni tipin 2 tė diabetit. Kjo sėmundje priret tė trashėgohet, ndėrsa ėshtė mė e shpeshtė edhe nė grupe tė caktuara etnike dhe racore.

Ēfarė tjetėr e shkakton diabetin?

Mutacionet gjenetike, sėmundjet e tjera, dėmtimet e pankreasit, dhe medikamentet e caktuara mund ta shkaktojnė diabetin.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
ND3IX

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė